LIVE UPDATES
Aktualitet

Prapaskenat e zgjedhjes së Krajës në krye të SPAK. Përfaqësuesja e OPDAT u largua nga mbledhja e KLP, pas skualifimit ‘t

4 Janar 2020, 20:38 Nga DOSJA
Prapaskenat e zgjedhjes së Krajës në krye të SPAK.

TIRANË- ‘Mea Culpa’ dhe eksperienca që ai pohoi gjatë garës për në krye të Spak i dhanë Arben Krajës dy vota më tepër nga kundërshtari i tij më i fortë për drejtimin e Spak. Arben Kraja, i cili ishte në detyrë edhe ditën e fundit të 2019-s, por edhe ditët e para të 2020-s, cilësohet si njeriu me eksperiencën e duhur për të drejtuar skuadrën antikorrupsion deri në vitin 2022, aq sa edhe do të zgjasë mandati i tij si kryeprokuror. Por, ndërsa përballë tij rivali më i fortë, Altin Dumani, përshkruhet si një prokuror efektiv në hetimin e korrupsionit, Arben Kraja konsiderohet me kritere më të forta për sa i takon përpilimit të rregulloreve, si edhe për faktin që ai mban dy diploma universiteti. Gazeta “Si” zbardh përshkrimin që bëjnë kandidatët e KLP, që i dhanë Arben Krajës gjashtë vota dhe konkretisht anëtarët Bujar Sheshi, Kosta Beluri, Vate Staka, Nurihan Sehitaj, Alfred Balla dhe Aleksandër Beci. Madje, në një moment ish-prokurorja Nurihan Sehitaj e konsideron kriter plus faktin që Arben Kraja tha “mea culpa” për sa i përket dështimit të drejtësisë.

Përse të huajt braktisën mbledhjen?

Nga ana tjetër, prokurori i Posaçëm, Altin Dumani, jashtë pritshmërive iu dhanë katër vota. Madje, për këtë moment gazeta “Si” mëson ekskluzivisht, se sapo janë dhënë katër vota për Altin Dumanin që përshkruhej si “prokurori që donin ndërkombëtarët”, përfaqësuesja e OPDATE, Mishel Lakomy, ka braktisur mbledhjen, duke u larguar nga monitorimi i mbledhjes së KLP. Gazeta “Si” u interesua pranë KLP më shumë gjatë këtyre ditëve për këtë veprim të përfaqësueses së OPDATE, por nuk mori asnjë përgjigjje nëse largimi i Lacomy ka ndodhur si shenjë proteste apo është thjesht dhe vetëm rastësi. Për këtë moment u pyetën nga gazeta “Si” disa nga anëtarët e KLP që e konfirmuan largimin e Lakomy menjëherë sapo ka mësuar që Dumanit i ishin dhënë katër vota. Lakomy ka qenë mjaft aktive gjatë procesit të intervistimit për kandidatët e SPAK dhe shikohet si një nga monitorueset më efektive edhe të mbledhjeve të KLP, të cilat lejohet të zhvillohen me dyer të hapura vetëm pak minuta.

Më poshtë, gazeta “Si” po ju sjell se si e shikojnë kryeprokurorin e SPAK gjashtë persona që i dhanë besimin për të drejtuar si kryeprokuror SPAK.

Aleksandër Beci: Zoti Arben Kraja ka një pikë më tepër te kriteri që lidhet me hartimin e miratimin e rregulloreve administrative. Kjo vjen nga eksperienca dhe pozicioni që ai ka patur në Prokurorinë e Përgjithshme, që e kanë ndihmuar të ketë një kriter më shumë nga kandidatët e tjerë. Kjo ishte që bëri dallimin e Arben Krajës nga dy të tjerët, për të cilët kam vlerësim maksimal. Është dhe një aspekt tjetër që kam vlerësuar te kandidati Arben Kraja, ndoshta formimi i tij edhe në fushën ekonomike, përmbushet me natyrë më të plotë në kriterin ndaj luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nurihan Seitaj: Të gjithë e dimë se ka qenë një proces i vështirë. Pa u zgjatur në tablon e anëtarëve të SPAK e kemi bërë, ata u betuan. Për mua ishte sfiduese vetëm në një pikë, atë të përzgjedhjes. Kam vënë re se paraqitja e tyre para Këshillit për mua zë një tablo edhe më të qartë, ndoshta anëtarët prokurorë e kanë më të qartë, paarësisht se na u vunë në shtjellim edhe dosje të tyre, ajo që bëri dallimin për mua ishte se zoti Kraja pati reflektim për deformimin e strukturës së drejtësisë, madje ai bëri një “mea culpa”, edhe pse nuk mund të jetë një fajësi personale. E dyta kishte eksperiencë si drejtues dhe e paraqiti në mënyrën më modeste, megjithëse e paraqiti modestisht. E treta ishte një konfiguracion origjinal se si ai e shikon drejtimin e SPAK.

Vate Staka: Unë vendosa që të votoj zotin Kraja për drejtues të Prokurorisë së Posaçme për disa elementë që bënin ndryshimin për kandidatët e tjerë. Fakti i shkollimit të tij, ka dy universitete. Së dyti është ndër të parët prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme për të drejtuar njësitë e Task Forcë. Nisur nga këto elementë, gjykoj se zoti Kraja i ka mundësitë për ta drejtuar SPAK.

Kosta Beluri: Patjetër vlerësimi im mbështetet te kriteret, me penalizimin për kandidatin Edvin Kondili për kriterin e drejtimit, i kam dhënë një pikë. Kandidatit Dumani i dhashë një pikë për vizionin e drejtimit, vlerësoj që nuk ishte i saktë në një kohë kur kemi si prokurori të decentralizuar ai tha që duheshin vlerësuar si ekip provat para se të shkonte në gjykatë.

Bujar Sheshi: Të tre kandidatët ishin plotësisht të aftë për të marrë drejtimin e SPAK. Për këtë shkak, unë vlerësoj dhe besoj se edhe dy kandidatët e tjerë do jenë pjesë e ekipit drejtues të kësaj prokurorie. Duke pasur parasysh se tri vitet e para kalojnë shpejt, ata do kenë mundësi të kandidojnë sërish. Nuk gjej veçori të tjera veç asaj që është një nuancë. Për zotin Dumani, i vetmi element që ai plotëson në mënyrë të shkëlqyeshme, është mungesa e eksperiencës në hartimin e miratimit të rregulloreve. Zoti Kraja rezulton të ketë eksperiencë më të madhe në hartimin e rregullores. E njëjta gjë edhe për zotin Kondili, edhe ky një prokuror shumë i aftë. 

Alfred Balla: Te zoti Arben Kraja eksperienca jetësore, karakteri solid dhe stabël më bëri të vlerësoj këtë kandidat. Për mua të tre janë të barabartë.

Procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të SPAK, Gent Ibrahimi e konsideroi sipas fjalës së popullit “një fillim i mbarë është gjysma e punës”. Por sidoqoftë Ibrahimi nuk ia dha votën asnjërit prej rivalëve. Por me votën e tij, e cila në KLP ka vlerën e dy votave Gent Ibrahimi shmangu një balotazh mes rivalëve Dumani e Kraja, duke e ngritur kartonin për prokurorin tjetër të SPAK, Edvin Kondili.

Ndërkohë katër të tjerët, prej të cilëve tre prokurorë (anëtarë të KLP) dhe një avokat (anëtar i KLP) flasin për dorën e fortë hetimore të Altin Dumanit. Tartar Bazaj, Arben Dollapaj, Besnik Cani dhe Esmeralda Keshi.

Tartar Bazaj: Jemi përpara një situate ku realisht kemi zgjedhur elitën e prokurorisë dhe nga kjo elitë po zgjedhim më të mirin e SPAK. Është një investim kombëtar dhe ndërkombëtar, sot ne luajmë me fatet e kombit. Nga tre më të mirët unë vendosa për Altin Dumanin. Përse? Duke iu referuar formularit të tij, ka ndjekur shumë çështje në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka eksperiencë. Gjatë pyetësorit tregoi aftësi menaxhuese, guxim dhe aftësi drejtuese. Është i qartë në vizion dhe djalë energjik. Të tre kanë vlerë, ata janë aty me njëri-tjetrin. Sipas mendimit tim, ia jap votën zotit Dumani.

Arben Dollapaj: Të them të drejtën ka qenë një proces i rëndësishëm, shumë transparent. E vetmja nuancë nëpërmjet kandidatit të parë që rezulton Altin Dumani dhe kandidatit të dytë, që unë nuk po ia jap emrin që mos të ndikojë është hetimi, zoti Dumani ka përvojë në hetimin në fushën e korrupsionit dhe në hetimin e krimit. Në përfundim votoj zotin Dumani.

Besnik Cani: Pa diskutim që për të tre kandidatët ndaj vlera të barabarta. Nisur nga detajet, sipas bindjes sime unë mbështeta zotin Dumani, më rezulton që plotëson më së miri kriteret e integritetit moral, ashtu sikurse edhe e vlerësoi vetë Këshilli në listën e prokurorëve të Posaçëm. Çmoj që në raport që në kriterin menaxherial është i vetmi që ka mbajtur poste drejtuese dhe ka paraqitur dokumente që struktura që ai ka drejtuar kanë qenë histori suksesi.

Esmeralda Keshi: Kandidatët janë thuajse të barabartë dhe me indekstim të barabartë. Duke qenë se vota ime shkon për Altin Dumanin është eksperienca, por edhe vlerësimi nga ndërkombëtarët, sidomos në drejtimin e njësisë Task Force. Në çmimin tim ai ishte i qartë dhe konciz për drejtimin e SPAK.

Kush do ta drejtojë BKH?

Sikurse ka paralajmëruar ekskluzivisht gazeta “Si” në fillim të muajit janar do të hapet gara për Byronë Kombëtare të Hetimit. Në total, Byroja do ketë 60 hetues që do të jenë në shërbimin e prokurorëve antikorrupsion. Ndërkohë që kryeprokurori i SPAK ka caktuar komisionin që do të vlerësojë rregulloren dhe përzgjedhjen e drejtorit të BKH. Në komision janë përfshirë Edvin Kondili dhe Behar Dibra. Ndërkohë që emrat që përfliten si hetuesit e SPAK nisin nga shefi i forcës së Ligjit Artan Shkëmbi, një oficer policie i parapëlqyer nga ndërkombëtarët, Vehbi Bushati, i emëruar shef i antikorrupsionit pranë Policisë së Shtetit, Gledis Nano po ashtu pjesë e strukturave antikorrupsion, por edhe mjaft ekspertë të tjerë policie mjaft të njohur dhe në zë për përpjekjet e pakompromis në luftën ndaj krimit të organizuar. Së pari shpjegoi një burim i gazetës “Si” duhet që oficerët që plotësojnë kriterët të japin pëlqimin për përgjimin e privatësisë së tyre dhe të të afërmve, dhe në këtë pikë duket se shumë prej tyre po mendohen. Akoma më të vështirë për BKH e bën përfshirja nën testin e makinës të së vërtetës të cilën duket se shumë e kanë frikë.

(Gazeta SI)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin dumani arben kraja kreu i spak keshilli i larte i prokurorise mishel lakomy altin dumani arben kraja kreu i spak keshilli i larte i prokurorise mishel lakomy

Sondazh

Poll
Aktualitet 4 Janar 2020, 20:29

TIRANË- Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur sot pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Tiranës, për dënimin e ish-deputetit të PD. Sipas avo...

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit