LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden e vë theksin tek pabarazia e pagave mes grave dhe burrave

25 Mars 2021, 09:22 Nga DOSJA
Presidenti Biden e vë theksin tek pabarazia e pagave mes grave dhe burrave

Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden e vunë theksin të mërkurën tek hendeku në pagë mes burrave dhe grave në Shtetet e Bashkuara në një aktivitet me praninë e lojtareve të ekipit amerikan të futbollit për gra, me rastin e Ditës së Pagës së Barabartë.

“Administrata ime do të luftojë për pagë të barabartë,” tha Biden. “Ka të bëjë me drejtësinë, ka të bëjë me respektimin e vlerave tona, se cilët jemi ne si vend. Paga e barabartë na bën të gjithëve më të fortë.”

Dita e Pagës së Barabartë përkujtohet në Shtetet e Bashkuara në ditë të ndryshme çdo vit dhe shënon se sa ditë më shumë duhet të punojë një grua amerikane në mënyrë që të paguhet sa shuma që ka bërë një burrë mesatarisht vitin e mëparshëm.

Gratë amerikane që punojnë me orar të plotë, gjatë gjithë vitit paguhen mesatarisht 82 cent për çdo dollar që marrin burrat, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Ligjore për Gratë. Të dhënat tregojnë se hendeku i pagës është shumë më i thellë për gratë me ngjyrë, të cilat fitojnë 63 cent për çdo dollar mesatarisht që fiton një burrë dhe gratë hispanike, të cilat fitojnë 55 cent. Të njëjtat të dhëna tregojnë se një hendek gjinor pagash ekziston në 94% të profesioneve.

Kryetarja e Këshillit Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Cecilia Rouse tha se administrata po ndërmerr masa për të zvogëluar hendekun e pagave gjinore, përfshirë mbështetjen për një Ligj për Drejtësi në Paga, nxitjen për leje me pagesë për nevoja dhe duke e bërë kujdesin për fëmijët më të përballueshëm.

“Administrata Biden-Harris po punon për t’u siguruar që vajzat tona të kenë të njëjtat mundësi si djemtë tanë,” tha zonja Rouse në një konferencë para gazetarëve të mërkurën.

Zyrtarët e administratës janë përqendruar në adresimin e pabarazive gjinore në shanset ekonomike dhe fuqinë punëtore si pjesë e planit të Presidentit Biden për rindërtimin dhe axhendës së tij për gratë, një shenjë e mirëpritur nga disa analistë.

“[Kjo] është një shenjë e mirë që administrata po shikon problemin e pabarazisë së pagave brenda një ekosistemi shumë më të madh që ka shpërfillur prej kohësh paragjykimet dhe mungesën e efikasitetit në sistem që rrënjosin pabarazitë me bazë gjinore në mirëqenien ekonomike dhe rezultate,” thotë Kelly Dittmar, Drejtore e Kërkimeve në Qendrën për Gratë Amerikane dhe Politikën në Institutin e Politikave Eagleton në Universitetin Rutgers – Camden.

Ftesa e presidentit për ekipin kombëtar të futbollit të grave në SHBA, nxjerr në pah rolin e tyre në ndërgjegjësimin për hendekun gjinor të pagave. Ekipi paditi Federatën Amerikane të Futbollit në vitin 2019, duke deklaruar se lojtaret e tij nuk ishin paguar në mënyrë të barabartë me ekipin e burrave. Seanca tjetër gjyqësore për këtë çështje pritet të mbahet në qershor.

Mes lojtareve që morën pjesë në aktivitetin e Shtëpisë së Bardhë, ishin ylli i ekipit Megan Rapinoe, e cila u zotua në vitin 2019 se nuk do të vizitonte Shtëpinë e Bardhë ndërsa Donald Trump ishte në detyrë. Rapinoe, e cila është anëtare e komunitetit LGBTQ

dhe aktiviste për pagë të barabartë, kishte debatuar me ish-presidentin Trump në Twitter për politikat që ajo i konsideronte si kundër barazisë gjinore dhe kundër të drejtave LGBTQ.

Kampionia dy herë e Kupës së Botës theksoi sfidat e grave sportiste profesioniste. “Pavarësisht nga ato fitore, jam trajtuar si pa vlerë, pa respekt dhe jam injoruar sepse jam grua. Dhe më kanë thënë që nuk meritoj më shumë, sepse jam grua”, tha Rapinoe . “Pavarësisht të gjitha fitoreve, unë jam paguar më pak sesa burrat që bëjnë të njëjtën punë që bëj unë.”

Seanca dëgjimore për pagën e barabartë

Të mërkurën, Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Reformat mbajti një seancë dëgjimore për nder të Ditës për Pagë të Barabartë, për të shqyrtuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga pabarazitë gjinore, që është thelluar nga pandemia e koronavirusit, veçanërisht për gratë me ngjyrë.

Republikanët kanë bllokuar Ligjin për Drejtësinë në Paga, duke arsyetuar se krahasimi midis pagës së burrave dhe grave nuk është i drejtë dhe shpesh shkaktohet nga vetë vendimet e grave për karrierën.

“Nuk është për shkak të diskriminimit të përhapur,” tha ligjvënësja republikane Nancy Mace në seancë, duke shtuar se “gratë në përgjithësi janë të gatshme të heqin dorë nga paga më të larta në këmbim të një fleksibiliteti më të madh.”

Konservatorët pretendojnë se ligjet që detyrojnë të mbyllin hendekun e pagave lënë pak hapësirë për zgjedhje individuale.

“Legjislacioni që synon mbylljen e të ashtuquajturit hendek të pagave mund të rezultojë në punë dhe orare pune uniforme “, thotë Rachel Greszler, Studiuese e Fondacionit Heritage me prirje konservatore.

Kjo ide është hedhur poshtë nga C. Nicole Mason, presidente e Institutit për Kërkime për Politikat e Grave, e cila dëshmoi në seancë.

“Është rezultat i nënvlerësimit sistematik të kontributeve, aftësive dhe talenteve të grave në fuqinë punëtore dhe shoqëri,” tha Mason. “Ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë.”

Ndikimi i pandemisë

Hendeku i pagave në bazë gjinore është zgjeruar për shkak të COVID-19 që i ka detyruar gratë të dalin nga forca e punës.

“Tani ka 4.2 milionë më pak gra që punojnë se sa ishin në shkurt të vitit 2020, kryesisht për shkak të pandemisë,” thotë Heather Boushey, anëtare e Këshillit Ekonomik të administratës së Biden.

Zonja e parë, Dr. Jill Biden nënvizoi urgjencën e trajtimit të hendekut të pagave të përkeqësuar nga pandemia. “Kjo çështje është shumë më e rëndësishme se thjesht paga. Puna jonë na jep një ndjesi përmbushjeje,” tha ajo.

Kostoja afatgjatë e mungesës së pagës dhe kohës jashtë tregut të punës do të jetë e lartë nëse hartuesit e politikave nuk investojnë për një rimëkëmbje të fortë për grate”, tha Jessica Mason, analiste e politikave në Partneritetin Kombëtar për Gratë dhe Familjet.

Zonja Mason shtoi se për shkak se hendeku i pagave llogaritet duke patur parasysh vetëm gratë dhe burrat që janë në punë, kjo mund të krijojë idenë e gabuar se gjendja është përmirësuar, pasi pandemia ka eliminuar kryesisht vendet e punës së grave që paguhen më pak. “Hartuesit e politikave duhet të kenë kujdes nga pamja e pasaktë statistikore,” tha zonja Mason.

Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 53-të në Raportin e fundit për Hendekun Global Gjinor.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri