LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden njofton masa të reja për të ulur çmimin e naftës në vend

1 Prill 2022, 06:55 Nga DOSJA
Presidenti Biden njofton masa të reja për të ulur çmimin e

Presidenti Joe Biden urdhëroi futjen në treg për gjashtë muaj të 1 milion fuçive nafte në ditë nga rezervat strategjike të vendit me naftë, në një përpjekje për të ulur çmimin e saj, që shënoi një rritje të re me fillimin e agresionit të Moskës në Ukrainë.

“Nëse duam çmime më të ulëta të gazit, duhet të kemi më shumë furnizim me naftë dhe tani”, tha Presidenti Biden. “Ky është një moment pasojash dhe rreziku për botën e dhimbjeje tek pikat e karburantit për familjet amerikane”, shtoi ai.

Presidenti Joe Biden akuzoi të enjten kompanitë amerikane të naftës se po gëzojnë fitime rekord ndërsa amerikanët po paguajnë çmime të larta për benzinën. “Kjo nuk është koha për fitime rekord, është koha për veprime për të mirën e vendit tuaj”, tha Presidenti Biden duke iu drejtuar kompanive që operojnë në këtë fushë.

Presidenti po i kërkon gjithashtu Kongresit t’i vendosë gjoba financiare kompanive të naftës dhe gazit në vend, që japin me qira toka publike, por që nuk prodhojnë. Ndërkohë zoti Biden synon të përdorë një ligj federal për të inkurajuar masa që synojnë kalimin tek burimet më të pastra të energjisë dhe për të zvogëluar varësinë nga kaburantet fosile. Të gjitha këto masa tregojnë se nafta vazhdon të jetë një pikë e dobët për Shtetet e Bashkuara. Administrata synon që me këto lëvizje, siç është futja në përdorim e rezervave të naftës, të ushtrojë trysni për të ulur çmimin, por Presidenti Biden e ka ndërmarrë tashmë dy herë këtë veprim pa shkaktuar ndonjë ndryshim domethënës në tregjet e naftës.

Ligjvënësit republikanë nga ana tjetër thonë se problemi qëndron tek administrata Biden që është armiqësore ndaj kompanive që kanë leje për shfrytëzim të burimeve të naftës apo dhe ndaj ndërtimit të gazjellësave të rinj, sikurse ai Keystone XL. Senatori republikan Steve Daines kritikoi më herët këtë masë dhe tha se shfrytëzimi i rezervën strategjike, pa ndërmarrë më parë hapa për të rritur prodhimin në vend është një lëvizje e dëshpëruar që shmang zgjidhjen e vërtetë: “investimin në kapacitetet prodhuese amerikane të energjisë”, veçanërisht ato të naftës dhe gazin. Futja në treg e një milion fuçive naftë në ditë është një mënyrë për të rritur furnizimet, do të shërbejë si një urë derisa kompanitë e naftës të rrisin prodhimin.

Masa e shpallur sot nga Presidenti Biden është më e madhje e kësaj natyre në historinë afro 50-vjeçare të vendit. Çmimet e naftës ranë me 3% pas njoftimit të këtij lajmi, në rreth 104 dollarë për fuçi. Një vit më parë, çmimi i një fuçie ishte 60 dollarë. Rezerva strategjike e naftës u krijua pas krizës së naftës të vitit 1973 e për t’u përdorur në rast fatkeqësish natyrore apo problemesh që lidhen me sigurinë kombëtare. Rezervat prej rreth 600 milionë fuçish ruhen përgjatë brigjeve të Teksasit dhe Luizianës.

Gjatë njoftimit të këtij vendimi, Presidenti Biden foli dhe mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë. Presidenti Biden tha të enjten se Presidenti rus Vladimir Putin duket se po vetëizolohet dhe se mund të ketë shkarkuar nga detyra ose vendosur nën arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen