LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden shtrembëron shifrat mbi kufirin, taksat, e çështje të tjera

26 Mars 2021, 18:19 Nga DOSJA
Presidenti Biden shtrembëron shifrat mbi kufirin, taksat, e

SHBA- Presidenti Joe Biden bëri pohime të gabuara të enjten rreth realitetit në kufirin SHBA-Meksikë kur pohoi se “asgjë nuk ka ndryshuar” kur bëhet fjalë për numrin e fëmijëve që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara, që kur paraardhësi i tij Donald Trump, ishte në detyrë.

Numri i tyre është rritur, që kur zoti Biden u bë president më 20 janar.

Në konferencën e tij të parë për shtyp presidenti Biden ofroi gjithashtu pohime të gabuara se kush po përfiton më shumë nga uljet e taksave të vendosura gjatë administratës Trump.

Ç’thonë faktet për disa nga pretendimet e zotit Biden

Kufiri

Komentet e Presidentit Biden rreth rritjes së numrit të fëmijëve migrantë që po hyjnë në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit:

E vërteta është se asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërsa shumë njerëz kanë ardhur, numri i fëmijëve që kanë mbërritur në kufi gjatë administrats sime është rritur me 28% ndërsa në vitin e fundit para pandemisë, në 2019, gjatë administratës Trump ishte rritur me 31%. Ndodh çdo vit. Ka një rritje të konsiderueshme të numrit të njerëzve që vijnë në kufi në muajt e dimrit në janar, shkurt, mars. Kjo ndodh çdo vit”, tha ai.

Faktet: Pohimi i Presidentit është i gabuar. Fëmijët migrantë të pashoqëruar kanë ardhur në kufi në një numër më të madh sesa shifrat që ai përmendi.

Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, autoritetet rregjistruan 9,457 fëmijë pa prindër në muajin shkurt, një rritje prej 61% nga janari dhe jo 28%. Numri i fëmijëve të pashoqëruar u rrit 31% mes janarit 2019 dhe shkurtit 2019.

I pyetur në lidhje me deklaratën e zotit Biden, Departamenti i Sigurisë Kombëtare theksoi shifrat për të gjitha pikat kufitare, përfshirë të rriturit dhe familjet që udhëtonin së bashku. Mes janarit dhe muajit të kaluar ka patur një rritje prej 28% të migrantëve, krahasuar me 31% gjatë së njëjtës periudhë në vitin 2019. Por Presidenti Biden në mënyrë specifike vuri në dukje rritjen “tek numri i fëmijëve”.

Zoti Biden ishte i saktë kur vuri në dukje prirjet sezonale të migrimit dhe një prirje prej shumë vitesh në rritje të kalimit të kufirit përpara muajve të nxehtë të verës. Por ndërsa ai përpiqet ta minimizojë ardhjen e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë si një nga arsyet që shumë fëmijë dhe adoleshentë po emigrojnë drejt SHBA-së, migrantët e intervistuar nga agjencia e lajmeve “The Associated Press” thonë se shpresojnë se vendi do të jetë më i hapur për migrantët nën Presidentit Biden krahasuar me ish-Presidentin Trump.

Taksat

Presidenti Biden komentoi rreth republikanëve që pretendojnë se paketa e ndihmës për pandeminë e administratës së tij është shumë e kushtetueshme: “A i dëgjuat ata të ankoheshin kur miratuan afro 2 trilionë dollarë ulje taksash gjatë zotit Trump? Dhe 83% që i përfiton 1% e popullsisë së pasur?! A i dëgjuat ata të flasin për këtë?!

Faktet: Kjo deklatë është pasaktë. Ulja e taksave të miratuara gjatë administratës Trump favorizon më shumë 1% të popullsisë të pasur të vendit krahasuar me pjesën tjetër, por jo aq sa pretendon Presidenti Biden dhe shumë demokratë.

Zoti Biden e përmend shifrën ndoshta sepse shumë nga uljet e taksave të bëra gjatë administratës Trump për familjet dhe individët do të skadojnë, nëse Kongresi nuk e zgjat afatin e tyre. Sipas një analize nga Qendra mbi Politikat e Taksave, nëse ato skadojnë, sikurse është planifikuar në vitin 2027, 83% e uljes së taksave, që do të vazhdojnë të jenë në fuqi, do të shkojnë si fitime për 1% të popullsisë së vendit, .

Por ky nuk është rasti që 1% e popullsisë po merr 83% të përfitimeve nga ulja e taksave aktualisht, apo gjatë disa viteve të ardhshëm deri në 2027. Presidenti Biden pritet të propozojë një rritje të taksave ndaj korporatave, që do të zhbënte shumë nga ato që ish-Presidenti Trump arriti me ndryshimet që bëri të këtë drejtim në 2017.

Infrastruktura

Presidenti Biden foli mbi shpenzime të mëdha në aeroporte dhe në infrastrukturë në përgjithësi: “E ardhmja qëndron në faktin nëse kemi apo jo aeroportet më të mira, nëse mund të sigurojmë vend për udhëtimet ajrore. 20% e të gjitha fluturimeve, nuk janë bërë sipas orarit të caktuar, duke rezultuar në 1.5 milionë orë të humbura në prodhim”, tha ai.

Faktet: Presidenti fajësoi më shumë se duhet për vonesat në fluturime, infrastrukturën. Vonesat në fluturimeve shumë më shpesh kanë ndodhur për faj të vetë kompanive ajrore dhe kjo prirje ka ardhur duke u rritur ndër vite.

Sipas Byrosë Federale të Statistikave të Transportit në vitin 2020 për shembull, 71% e vonesave në fluturime ishin për shkak të rrethanave në dorë të vetë kompanive ajrore, të tilla si problemet me ekuipazhin, ose ngarkimin e bagazheve, ose për shkak të vonesave të një fluturimi pararendës. Rreth 22% ishin për shkak të një “vonese në sistemin kombëtar të aviacionit”, që përfshin edhe probleme të infrastrukturës, të tilla si terminalet jo të mjaftueshme, portat hyrëse për pasagjerët, apo shkallët e lëvizshme. Pjesa tjetër lidhej me probleme të një moti ekstrem, apo të sigurisë.

Një dekadë më parë, në vitin 2009, problemet e sistemit kombëtar të aviacionit përbënin pjesën më të madhe të vonesave në fluturime, rreth 31%, krahasuar me 64% që vinin për shkak të problemeve të shkaktuara nga linjat ajrore.

Megjithatë një raport të fundit i Shoqatës amerikane të Inxhinierëve të Ndërtimit thekson se infrastruktura ajrore ndodhet në gjendje të dëshpëruar për shkak të mungesës së kapaciteteve.

MARRË NGA VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion