LIVE UPDATES
Bota

Vendi më i goditur në botë nga koronavirusi/ VOA: Shkencëtarët paralajmërojnë për një variant tjetër të Covid-19 më

26 Mars 2021, 16:43 Nga DOSJA
Vendi më i goditur në botë nga koronavirusi/ VOA:

BRAZIL- Brazili po shfaqet si vendi më i goditur në botë nga pandemia ndërsa së fundmi çdo ditë raportohen 79,000 raste të reja me COVID.

Ndërkohë shkencëtarët po paralajmërojnë rreth një varianti të ri të virusit, shumë më ngjitës, të quajtur P.1, i cili u shfaq për herë të parë në pyjet e Amazonës, e që mund të jetë një nga më të rrezikshmit në botë. Korrespondenti i Zërin e Amerikës, Edgar Maciel raporton nga San Paulo se spitalet në pjesën dërrmuese të vendit i kanë tejkaluar kapacitetet dhe njerëzit po vdesin pa marrë kurrë trajtim.

Në San Paulo sheh shpesh festa e grumbullime të rinjsh pa maska. Skena të tilla përsëriten në Brazil që pas kalimit të valës së parë të pandemisë. Infeksionet u ulën, vdekjet ranë dhe brazilianët iu kthyen asaj që ata mendonin se do të ishte normalja e re.

Metroja e San Paulos ishte e mbushur plot në fillim të kësaj ndërsa vendi regjistroi më shumë se 290 mijë vdekje që prej fillimit të pandemisë.

Ekspertët e shohin këtë si një “recetë për katastrofë”, në një vend që konsiderohet si një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të mallrave e shërbimeve.

“Brazili po përjeton një katastrofë. Në ditët e fundit, më shumë se 23% e të gjitha vdekjeve ditore në botë ndodhën këtu. Dhe ne kemi vetëm 2.7% të popullsisë botërore. Situata në Brazil sot është një kërcënim për publikun global. Nëse qeveritë e vendeve të tjera dhe OBSH-ja nuk e kthejnë vëmendjen e tyre këtu, ne mund të shkaktojmë një katastrofë për të gjithë botën“, thotë epidemiologu Pedro Hallal.

Brazili përbëhet nga 27 njësi administrative federale. Në 26 prej tyre spitalet dhe qendrat shëndetësore janë pothuajse në kolaps.

Në jug të Brazilit, “Zëri i Amerikës” vizitoi Porto Alegren, kryeqyteti i shtetit Rio Grande do Sul. Sistemi shëndetësor këtu ka qenë i mbipopulluar për 22 ditë me radhë. Njerëzit po sëmuren dhe vdesin pa u mjekuar dhe mjekët nuk dinë çfarë të bëjnë për të shpëtuar pacientët. Ky është një nga momentet më të rënda të pandemisë.

“Jemi në një situatë shumë të vështirë. Sepse nuk e dimë saktësisht se çfarë na pret. Çdo ditë duket më keq se ajo që iku“, thotë doktor Alexandre Zavascki, specialist i sëmundjeve infektive.

San Paulo, qyteti më i madh i Brazilit, ndodhet në të njëjtën situatë. Nëntë nga dhjetë njësitë e kujdesit intensiv janë tashmë plot. Një numër i madh i pacientëve të sëmurë kanë vdekur pa u vizituar nga një mjek.

Jashtë spitaleve, familjet presin me ditë për ndonjë lajm.

“Solla gruan këtu në këtë spital. Nuk e di se si është. I lutem Zotit që ajo të dalë nga kjo situatë. Por është e vështirë. Jam shumë i mërzitur. Është një virus që po shkatërron familjet. Babai im, motra, djali dhe gruaja, të gjithë janë me COVID”, thotë Wagno Silva, familjar i një pacienteje.

Duke u përpjekur të frenojnë kaosin, San Paulo dhe kryeqytetet e tjera anembanë vendit vendosën të mbyllnin bizneset, por kjo nuk ka funksionuar. Pjesa më e madhe e popullsisë nuk po qëndron në shtëpi. Shumë njerëz ende kanë nevojë të dalin për të punuar. Është një zgjedhje e vështirë në një vend që lufton çdo ditë me varfërinë. Njerëzve u duhet të zgjedhin mes mbrojtjes nga pandemia dhe urisë nga ana tjetër.

“Ka qenë shumë e vështirë për njerëzit që punojnë në rrugë. Njerëzit më kritikojnë, por unë jam këtu sepse duhet të jem. Nuk kam të ardhura të tjera. Duhet të paguaj qiranë çdo muaj. Nëse qëndroj në shtëpi, unë ose do të vdes nga koronavirusi ose vdes nga uria. Nuk është e lehtë“, thotë Armando Castro, shitës kokoshkash.

Për shumë, faji është i udhëheqjes së vendit që nuk ka investuar sa duhet për vaksinat e për ta menaxhuar më mirë krizën.

“Kur skuadra është e keqe është faji i trajnerit. Kështu që këtu në Brazil, faji i takon udhëheqësit më të lartë të vendit. Përveçse nuk ka ndihmuar, presidenti ka penguar luftën kundër koronavirusit. Bolsonaro ishte ai që tha se pandemia po mbaronte. Ai tha është thjesht një grip i lehtë. Ishte presidenti që filloi të përhapte informacione të rreme në lidhje me ilaçet dhe tha se vaksinimi nuk ishte i sigurt“, thotë epidemiologu Pedro Hallal.

Presidenti Jair Bolsonaro ka thënë se vendi ka bërë gjithçka që mundet përballë pandemisë dhe ka kritikuar masat bllokuese, duke thënë se ato i bëjnë më shumë dëm ekonomisë sesa virusit. Ndërkohë, zoti Bolsonaro ka ndërmarrë masa për të shpejtuar blerjen e më shumë vaksinave.

Marre nga: VOA 

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet