LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Presidenti Meta dekoron pas vdekjes kompozitorin Çesk Zadeja me titullin “Nderi i Kombit”

22 Tetor 2020, 09:17 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekoron pas vdekjes kompozitorin Çesk Zadeja me titullin

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar kompozitorin dhe muzikantin e shquar shqiptar Çesk Zadeja me Dekoratën “Nderi i Kombit”. Titulli i lartë, ju dha për vlerat e çmuara si themelues i institucioneve muzikore artistike shqiptare, me vlerësim kompozitorit, që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën tonë kombëtare, dekanit të përhershëm të shkollës shqiptare të kompozimit si dhe artistit, i cili lartësoi me muzikën, veprën e tij artistike, pedagogjike dhe shkencore në mbarë botën, traditat dhe emrin e Shqipërisë.

“Jam shumë i lumtur që jemi sot së bashku, për të vlerësuar kompozitorin e jashtëzakonshëm të kombit tonë, Profesor Çesk Zadeja, pikërisht në këtë sallë që mban emrin e tij. Që prej viteve ’50, emri i profesor Zadesë lidhet ngushtësisht me historinë e muzikës sonë, një herë e përgjithmonë. Në këtë periudhë, ai filloi jetën artistike të krijuesit të kompletuar të muzikës shqiptare me kompozicionet e tij. Ndër veprat e parë të këtij procesi krijues janë muzika legjendare e filmit Skënderbeu dhe Simfonia e parë e madhe e muzikës shqiptare. Këto vepra, manifeste të vërteta të artit muzikor shqiptar, ishin prova më e mirë se muzika shqiptare po ridimensionohej dhe po reformohej përkrah një kuadri europian. Vepra e Profesor Zadesë, me një identitet të spikatur, inicioi për muzikën shqiptare një “erë të re” dhe njëkohësisht, kjo muzikë që përshkruhej si “e re” dhe “moderne” shndërrohej gradualisht në pjesë të historisë, duke zënë vend në fondin e artë të krijimtarisë sonë. Veprat dhe kontributi i Profesor Zadesë është një, me vetë rrugën që përshkroi historia e muzikës së vendit tonë. Brenda saj është tradita, risia dhe e ardhmja jonë. Nëse veprat muzikore janë njëra pjesë e punës së Prof. Zadesë, pjesa tjetër është e lidhur me kontributet e tij të jashtëzakonshme pedagogjike, artistike e shkencore, të cilat janë aq të mëdha sa me të drejtë është quajtur edhe nga të huajt si “babai i muzikës dhe i kompozitorëve shqiptarë”. Ne të gjithë i njohim ish-nxënësit  e Prof. Zadesë edhe ata shumë emra të mëdhenj, Tonin Harapin, Kozma Laron, Limoz Dizdarin, Shpëtim Kushtën, Aleksandër Peçin, Thoma Gaqin, Kujtim Laron dhe shumë e shumë personalitete të tjera. Në rrugëtimin e tij, Prof.Zadeja synoi të bënte një reformim të vërtetë të muzikës sonë, duke e orientuar procesin e zhvillimit të muzikës shqiptare për nga rrënjët muzikore etnike të muzikës sonë tradicionale. Në vitin e fundit të jetës, Prof. Zadeja la në dorëshkrim edhe librin e tij të çmuar “Vetëparja e procesit“, i cili u botua pas vdekjes nën kujdesin e familjes së Tij dhe të akademikut VasilTole. Prof. Zadeja shprehet se: “Për të qënë në thellësi kombëtar, duhet të njohim rrënjët e mendimit të krijimtarisë popullore”. Ky libër është njëkohësisht dëshmi e rolit të tij përbashkues si lider shpirtëror i muzikës sonë dhe pjesë integrale e trashëgimisë kulturore europiane të shqiptarëve. Emri i Prof. Çesk Zadesë është i lidhur ngushtë me një nga simbolet tona kombëtare, me “Himnin Kombëtar”. Orkestrimi, që i madhi Zadeja, realizoi në vitin 1995, është kthyer sot në një standard artistik e ligjor për interpretimin e drejtë të tij. Sot, Prof. Zadeja është vërtet i larguar fizikisht, por vepra e tij është mes nesh, vepër që konsiderohet si pjesë e trashëgimisë më të mirë kulturore e artistike të Shqipërisë, në të gjitha kohët dhe që na bën krenar.  Për kontributin e jashtëzakonshëm për muzikën tonë kombëtare si dhe për gjithë veprën e tij artistike, shkencore e pedagogjike, në interes të kombit tonë, kam nderin t’i akordoj Prof. Çesk Zadesë, Dekoratën e lartë “Nder i Kombit”. Faleminderit!” -tha Meta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture çesk zadeja ilir meta çesk zadeja ilir meta


Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë