LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta merr pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit e Republikës Italiane, flet edhe italisht: Marrëdhëniet ndërmjet n

3 Qershor 2021, 18:54 Nga DOSJA
Presidenti Meta merr pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit e

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë në pritjen e organizuar sot nga Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, ku përshëndeti festimet e 75-vjetorit të Republikës Italiane, si dhe ndoqi nga afër ekspozitën “Bashkimi i Dritës” të artistit të njohur shqiptar, Helidon Xhixha. Në fjalën e tij përshëndetëse, Meta u shoreh se Shqipëria dhe Italia janë dy vende të bashkuara sëbashku me anë të lidhjeve të shumta historike, kulturore, si dhe shumë të tjera. Ai gjithashtu tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira në momentet e vështirësisë, në të cilat mbështetja dhe solidariteti nuk mungojnë kurrë. Meta gjithashtu përshëndeti homologun e tij italian, Sergio Mattarella, si dhe fjalën e tij, Meta e mbylli me disa fjalë italisht.  

Fjala e Metës:

I nderuar Ambasador Republikës së Italisë z.Bucci,

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Është një kënaqësi e veçantë për mua, që me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Republikës Italiane, të përcjell sot, nga afër urimet më të përzemërta për këtë vend mik, që i ka dhënë trashëgimi gjithë botës një pasuri kulturore mijëvjeçare, gjithmonë mbresëlënëse. Shqipëria dhe Italia janë të bashkuara përmes lidhjeve të panumërta historike, ekonomike, kulturore, mbi të gjitha njerëzore dhe shpirtërore.

Marrëdhëniet shumë të afërta ndërmjet nesh shkëlqejnë veçanërisht në kohët e vështira, kur solidariteti dhe mbështetja nuk janë kursyer reciprokisht. Italia ka qenë gjithmonë e para në ndihmë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në momentet me të vështira, kohët e fundit edhe për tejkalimin e pasojave të tërmetit dhe në përballimin e pandemisë.

Kam kënaqësinë të përshëndes nënshkrimin e Marrëveshjes së re të Mirëkuptimit mbi programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të mësimdhënies së gjuhës italiane, në sistemin arsimor shqiptar, si dhe futjen e saj me prioritet në shkollat teknike-profesionale. Jam i bindur se të dy palët do të punojnë me përgjegjësi për të forcuar partneritetin tonë strategjik në të gjitha fushat.

Të gjithë jemi krenarë për ata qindra mijëra shqiptarë, të cilët e kanë përsosur dhe shfaqur talentin e tyre në Italinë mike, që i ka mikpritur dhe mirëintegruar me shumë bujari. Shembull i shkëlqyer i këtyre raporteve është vendosja në Sheshin Italia, në Tiranë, e veprës së artit “Big Bang” e artistit të talentuar Helidon Xhixha, si dhe çelja e ekspozitës “Bashkimi i Dritës” sot këtu në rezidencën e Ambasadës Italiane.

Përcjell nga këtu përshëndetjet më të ngrohta për Presidentin Mattarella, me të cilin dy vite më parë nderuam miqësinë e përbashkët italo-shqiptare me një vizitë të përbashkët në Shën Mitër të Kalabrisë ku është edhe zemra e bashkësisë arbëreshe, që ruan ende me aq besnikëri traditat, zakonet, kulturën dhe gjuhën e kohës së Arbërit dhe të Skënderbeut.

Periudha e Skënderbeut dhe komuniteti Arbëresh i kanë lidhur pazgjidhshmërisht dhe shpirtërisht të dyja vendet tona, dhe Shqipërinë me Europën. Aq shumë na ka lidhur saqë ndonjëherë Arbëreshët janë në vështirësi kur i pyesin Italianët. Për të treguar këtë lidhje kaq të fortë do ta mbyll në italisht, me një një episod të mikut tonë të njohur italo-arbëresh, Aldo Marino.

“Un diplomatico italiano notando la sua “passione” per il “lato albanese” gli chiese: “Dottore, mi spieghi se lei tiene più all’Italia o all’Albania?” e lui rispose: “Non esiste una risposta a questa domanda! E come se lei chiedesse ad un bimbo chi ama di più, la mamma o la nonna? Sono due amori che si giustificano e si sostengono vicendevolmente”. Viva l’amicizia tre le nostre due nazioni! Buona Festa, cari amici!

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 75 vjetori i italise si republike fabrizio bucci ilir meta 75 vjetori i italise si republike fabrizio bucci ilir meta


Sondazh

Poll
Politike 3 Qershor 2021, 18:25

TIRANË– Shqipëria do të kthehet në “Big Brother” dhe do të jetë nën monitorimin e Turqisë. Kjo është një nga pikat e diskutuara në Turqi, në vizitën dy dit...

Politike 3 Qershor 2021, 17:24

TIRANË– Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Am...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet