LIVE UPDATES
Politike

Presidenti Meta vlerëson sportistët e shquar shkodranë: Të promovojmë vlerat më të mira sportive, që na bëjnë krenarë

6 Shkurt 2021, 16:00 Nga DOSJA
Presidenti Meta vlerëson sportistët e shquar shkodranë: Të

SHKODËR– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot disa nga sportistët e shquar shkodranë, të cilët me talentin, rezultatet e larta dhe profesionalizmin e tyre kanë spikatur në disiplina të ndryshme sportive si basketboll, atletikë, peshëngritje dhe boks në radhët e KS “Vllaznia” dhe Ekipit tonë Kombëtar.

Gjatë vizitës së tij në Shkodër, Meta dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” zotin Filip Guraziu “Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e madh, si një nga basketbollistët e spikatur të ‘17 Nëntorit’, ‘Vllaznisë’ dhe Ekipit Kombëtar. Lojtar me një arsenal modern të basketbollit, i papërkulur, i guximshëm dhe fitimtar. Shembull frymëzimi jo vetëm në fushën e lojës, por dhe në karrierën e tij si intelektual dhe qytetar model”.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” Presidenti Meta vlerësoi zotin Arben Mlloja “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e larta të arritura në sportin e Atletikës, si atlet kampion e rekordmen në garat e kërcimit së gjati dhe 10 garash, me ekipin e KS ‘Vllaznia’ dhe Ekipin Kombëtar, në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Po me Titullin “Mjeshtër i Madh” u dekorua zoti Artur Lagja “Për kontributin dhe rezultatet e larta në peshëngritje, si sportist i spikatur i KS ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar. Kampion dhe rekordmen, një sportist cilësor, i përkushtuar dhe me rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”, si dhe zoti Jetmir Kuçi “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar sportive në sportin e boksit, si sportist i Klubit Sportiv ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar. Sportist kampion, i suksesshëm në veprimtaritë e sportit të boksit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Trajner i rezultateve të larta në boksin e femrave”.

Në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë solemne të zhvilluar në ambientet e Bashkisë së Shkodrës, në prani të Kryetarës së Bashkisë zonjës Voltana Ademi, familjarëve, kolegëve dhe personaliteteve të sportit, Presidenti Meta u shpreh se është i lumtur që kthehet në Shkodër e kryesisht për të marrë pjesë në këtë ceremoni të organizuar në respekt të disa prej personaliteteve më të shquar të sportit të Shkodrës dhe të vendit tonë.

Fjala e plotë:

Jam i lumtur të rikthehem në Shkodër, dhe njëkohësisht të marr pjesë në këtë ceremoni të organizuar në respekt të disa prej personaliteteve më të shquar të sportit të Shkodrës dhe të vendit tonë.  Sporti në qytetin e Shkodrës, ka pasur si misioni  jo vetëm arritjet e rezultateve të larta, por edhe zhvillimin dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, edukimin e të rinjve dhe mbi të gjitha  zhvillimin e frymës së miqësisë dhe forcimit të ndjenjave vëllazërore në shoqëri Sukseset e arritura nga sportistët e ‘Vllaznisë’ kanë qenë gjithmonë një forcë ideale, për të frymëzuar drejt rrugëve të reja dhe standarteve më të larta dhe nganjëherë të papritura, por edhe në tejkalimin e konflikteve të shkaktuara edhe nga shkelja e të drejtave njerëzore. Sfidat e arritura nëpërmjet punës e sakrificave nga sportistë, trajnerë e drejtues, kanë treguar shpirtin luftarak e pasionin e madh për atë, që shkodranët e kanë në dejet e tyre.

Sot, kam kënaqësinë të vlerësoj disa ndër sportistët  më të shquar të Shkodrës dhe vendit tonë, që me rezultatet e tyre kanë përcjellë emocione të paharruara, brenda dhe jashtë vendit. Zoti Filip Guraziu është një nga basketbollistët më të  talentuar, i cili ka kontribuar me shumë sukses me ekipet e ‘Vllaznisë’, të ‘17 Nëntorit’ dhe ato kombëtare. Ai është fitues i medaljeve të arta në spartakiadën e parë Kombëtare në vitin 1959, ku u shpall edhe si basketbollisti më i dalluar dhe më me perspektivë. Ai ka qenë disa herë Kampion Kombëtar dhe fitues i Kupave të Republikës me ekipet e ‘Vllaznisë’ dhe të ‘17 Nëntorit’.  Zoti Guraziu ka qenë lojtar titullar edhe i Ekipit Kombëtar në ballkaniadën e zhvilluar në Tiranë në vitin 1965. Në kulmin e suksesit trajneri i tij afrohet dhe i thotë: Filip jam i autorizuar më të komunikuar përjashtimin tënd prej aktivitetit sportiv të basketbollit për motive politike.  Dhe biografia e largoi padrejtësisht Filipin shumë shpejt nga sporti i tij i dashur i basketbollit, ku ai shkëlqeu shumë i ri dhe ku të gjithë ende e mbajnë mend dhe e vlerësojnë edhe sot, për talentin  dhe emocionet që iu dhuroi. Krejt papritur në 1967 skuadrës shkodrane i mungon Filip Guraziu. Ky ishte një çast fatal kur një regjim i pamëshirshëm dhe i padrejtë, rifillon hakmarrjen, për shkak të biografisë, si djali i Pjetër Guraziut, martirit të këtij vendi.

Sistemi monist shkatërroi në këtë mënyrë, talentin e madh dhe një sportisti të madh, duke dashur që të shtyp një njeri që në fëmijëri, kishte shpërthyer si një talent në basketboll. Filip Guraziu ka qenë një basketbollist modern, i njohur për shpirtin e garës dhe për guximin dhe talentin e tij.  Karriera e Filip Guraziut është e suksesshme edhe në shumë fusha të tjera në dobi të qytetarëve të Shkodrës, si një profesionist, si intelektual i mirëfilltë, po kështu në fushën e kulturës, të mbrojtjes ekologjike, turizmit, të artit, të politikës dhe si autor i një sërë botimesh të publikuara anë e mbanë botës. Gjithçka e arritur në sukseset e tij, nuk e shlyejnë historinë dramatike në sportin e basketbollit, që kishte vetëm një shkak, biografinë! Ne jemi sot për të nderuar talentin e tij të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht dhe qytetarinë e tij të jashtëzakonshme, të shprehura në të gjitha fushat edhe gjatë kohës që ishte krye-qytetari i parë i Shkodrës.

Astrit Zaganjori ka qenë një sportistët më të shquar të basketbollit shkodran. Karriera e tij në sportin e basketbollit fillon që në moshë të re dhe në fund të viteve 1980, ai bëhet pjesë e ekipit të parë të ‘Vllaznisë’. Si lojtar kryesor i ekipit të ‘Vllaznisë’, Zaganjori është pjesë e sukseseve të këtij ekipi duke u shpallur 4 herë kampion. Zaganjori ka qenë lojtar i spikatur dhe i dalluar në lojën e qendrës, falë shtatlartësisë dhe përgatitjes së tij të gjithëanshme. Ai ka qenë titullar i Ekipit Kombëtar dhe ka luajtur në shumë ndeshje ndërkombëtare. Ai mbetet figurë e shquar e sportit shkodran dhe atij kombëtar, dhe një nga figurat emblematike të basketbollit. Një personalitet i respektuar dhe i dashur në të gjithë opinionin sportdashës të ngjyrave kuq e blu të ‘Vllaznisë’ së Shkodrës.

Arben Mlloja është një nga figurat më të njohura të sportit shkodran dhe të atletikës tonë. Arben Mlloja ka një karrierë të suksesshme sportive dhe ka dhënë një kontribut të shquar për atletikën. Ai ka vendosur shumë rekorde që në moshë fare të re. Në karrierën e tij si atlet, ai ka realizuar rekorde të shkëlqyera në disiplinat e kërcimit së gjati dhe në 10-garësh. Ai ka fituar:

Rezultate të larta Arben Mlloja ka arritur dhe në aktivitetet me veteranët, brenda dhe jashtë vendit.

Artur Lagja ka filluar karrierën e tij në sportin e peshëngritjes me ‘Vllazninë’. Gjatë karrierës së tij është shpallur 15 herë kampion i vendit dhe ka thyer 37 rekorde kombëtare. Ai ka qenë anëtar i ekipit kombëtar për 15 vite me radhë. Ka qenë një peshëngritës me disiplinë të lartë sportive, korrekt dhe i ka shërbyer me pasionin e punën e tij ekipit ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar. Artur Lagja i ka dhuruar sportdashësve të peshëngritjes gara të bukura dhe me nivel të lartë cilësor.

Jetmir Kuçi ka filluar karrierën e tij në sportin e boksit me KS “Vllaznia” dhe është shpallur 8 herë kampion i Shqipërisë me ekipin e boksit të ‘Vllaznisë’. Jetmiri ka qenë anëtar i ekipit kombëtar dhe ka arritur rezultate të larta në aktivitetet evropiane dhe ballkanike. Aktiviteti i tij kulmon me pjesëmarrjen në boksin profesionist, duke dhënë rezultate edhe më të larta. Ndërkohë ai vazhdon karrierën e tij në boks edhe si trajner i suksesshëm. Ai ka rreth 5 vite që drejton boksin e femrave. Boksierja e tij, Esidita Selaj ka arritur rezultate të larta në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke arritur edhe nën kampione e Evropës. Jetmir Kuçi i ka dhuruar sportdashësve Shkodranë jo vetëm ndeshje të bukura me emocione të pafundme dhe të një niveli të lartë, por ka qenë edhe një shembull edukimi dhe frymëzimi për më të rinjtë. Padyshim karriera juaj është një vlerë e çmuar në historinë e sportit shkodran dhe atij kombëtar. Arritjet tuaja janë trashëgimi e rëndësishme në kulturën e këtij qyteti, të cilën unë dëshiroj edhe njëherë tjetër ta përshëndes. Prandaj dhe njëherë dua t’ju shpreh angazhimin tim dhe kënaqësinë time për dekretimin me Titullin e lartë “Kalorës i urdhrit të Flamurit”, për kontributin dhe rezultatet e arritura në basketboll dhe për karrierën e tij profesionale dhe intelektuale për zotin Filip Guraziu.

Gjithashtu një vlerësim me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, kam kënaqësinë t’u akordoj sportistëve të shquar të Shkodrës së kampionëve:

♦ Basketbollistit kampion Astrit Zaganjori

♦ Atletit kampion dhe rekordmen Arben Mlloja;

♦ Peshëngritësit kampion dhe rekordmen Artur Lagja;

♦ Boksierit kampionit Jetmir Kuçi.

Janë momente që na bashkojnë të gjithëve, në promovimin e vlerave më të mira sportive dhe njerëzore.  Por gjithashtu uroj dhe dëshiroj dhe të gjithë të punojmë së bashku, që këto të shërbejnë si mesazh frymëzimi për të gjithë të rinjtë edhe fëmijët e ‘Vllaznisë’ së sotme dhe të mbarë Shkodrës. Ju falënderoj edhe njëherë për punën, sakrificat, sukseset tuaja dhe për atë kënaqësi që i keni dhënë gjithë sportdashësve tanë, kudo në Shkodër dhe anembanë vendit.  Ju uroj sa më shumë suksese dhe shëndet juve e familjeve tuaja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta dekoron sportistet shkodrane meta dekoron sportistet shkodrane

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta