LIVE UPDATES
Politike

Basha takim me mjekë dhe infermierë, prezanton 3 hapat që do ndërmerren në shëndetësi, kreu i PD-së: Ne nuk kemi premtim

6 Shkurt 2021, 11:08 Nga DOSJA
Basha takim me mjekë dhe infermierë, prezanton 3 hapat që do

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët ku është diskutuar edhe lidhur me programin e PD-së për Shëndetësinë.

Gjatë bashkëbisedimit me uniformat e bardha në selinë blu, Basha tha se objektivi i parë për ta është “Paraja ndjek pacientin”.

Sipas Bashës, ky do të jetë hapi i parë në qeverisjen e tyre, duke theksuar se një gjë e tillë do të bëhet përmes kartës së së pacientit. Kryedemokrati shton se për të është e papranueshme që qytetarët të harxhojnë dhe të kenë shëndetësinë më të keqe. Basha iu tha mjekëve dhe stafeve shëndetësore se plani i PD nuk është një plan premtimesh, por një plan angazhimesh.

Hapi i parë do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit me anë të cilit pacienti do t’i jepet liria të zgjedh vetë të gjitha hallkat ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin përkatës. Nga mjeku i familjes te specialisti, tek institucioni spitalor ku ka nevojë për kujdes. Parimi “paraja ndjek pacientin” në vetvete i zbatuar me transparencë dhe sipas parashikimeve të reformave në planin tonë për shëndetësinë, faktikisht do bëjë të mundur diçka të thjeshtë që e kupton çdo shqiptarë. Ne në tërësi si shoqëri, harxhojmë më shumë para, nxjerrim më shumë para nga xhepi qoftë kjo si taksa, që pastaj dedikohen për shëndetësinë, qoftë si para në dorë, qoftë si para në sektorin privat këtu apo për udhëtime dhe kurime jashtë shtetit sesa çdo popull tjetër i Ballkanit. Dhe prapë kujdesi shëndetësor është në parametra më të ulët, që do të thotë që me reformën dhe me hapat që do të hedhim ne do ta kemi plotësisht të mundur që qytetarët shqiptarë të marrin shërbimin e duhur shëndetësor duke paguar më pak seç paguajnë sot. Hapi i parë “Paraja ndjek pacientin” përmes kartës së pacientit.

Hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjithë hallkave që do ta japin këtë shërbim. Dhe sot mund ta themi me gojën plotë, që në veçanti sa i përket shërbimit terciar, situata, pra spitalet, situata është në kolaps total. Është në kolaps për shkak të një mendësie të gabuar që ka çuar drejtë centralizimit total dhe ku ka centralizim ka hapësirë për abuzim, për shpërdorim dhe për keqmenaxhim. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur. Sa më shumë është centralizuar menaxhimi, aq më shumë burime janë shpërdoruar, aq më pak ka shkuar paraja tek pacienti. Ne e dimë ku ka shkuar; ka shkuar në koncesionet e famshme të shëndetësisë, dhe ka shkuar është zhdukur në format, në mënyrat më të papranueshme për çdo fushë, dy herë më të papranueshme për shëndetësinë që arritëm kulmin me tenderat sekret gjatë kohës së pandemisë, duke kapur kështu një rekord sa i përket shpërdorimit të parasë publike në një nga momentet më të vështira të shqiptarëve që ishte vala e parë e pandemisë. Në raport me sistemin spitalor, parimet të cilat ne do t’i ndjekim, janë parime të provuara se funksionojnë jo thjesht dhe vetëm në vendet e Bashkimit Euriopian, sepse standardi europian është objektivi ynë final, por funksionojnë edhe në shoqëri të cilave u është dashur të bëjnë tranzicionin nga një shëndetësi e falimentuar siç është kjo sot në Shqipëri, drejt një shëndetësie që së pari të jetë në gjendje të japi një shërbim dinjitoz dhe së dyti pse jo të jetë një pjesë vibrante e tregut të brendshëm pse jo dhe të jashtëm, siç është situata në shumë vende që e  kanë nisur këtu ku jemi ne dhe sot merren si shembuj pikërisht për shkak të këtyre hapave. Hapi i parë autonomia e vendimmarrjes dhe konceptimi i spitalit vendimmarrje ju i dini vetë dhe mund t’i përshkruani më mirë se unë të gjithë komponentët që përbëjnë këtë hap të rëndësishëm që kostojnë shërbimin që jepet dhe që bëjnë të mundur që paraja të ndjek pacientin duke e ndjekur shërbimin ndaj pacientit.

E treta që dua të cek dhe që nuk është e parëndësishme por është jetike në situatën ku ndodhet sot vendi, ka të bëjë me ndaljen e hemorragjisë vdekjeprurëse për sistemin tonë shëndetësor që është largimi i kolegëve tuaj , i mjekëve i personelit shëndetësor në tërësi si dhe numri i pamjaftueshëm i mjekëve të rinj që ka mundësi të aftësojë vendi, normalisht në infrastrukturën përkatëse. Kjo është arsyeja kryesore pse dy vjet më parë në praninë tuaj dhe shumë kolegëve tuaj në një takimet e organizuara me një nga sektorët  e shëndetësisë të fondacionit Konrad Adenauer, unë shpalla një objektiv i cili sot është një angazhim i planit tonë Shqipëria fiton shëndetësinë. Ky angazhim është që rrogat e mjekëve në spitalet publike dhe në sistemin publik shqiptar të jenë jo më pak se 1200 euro dhe të infermierëve jo më pak se 700 euro. Objektivi nuk ëdhtë arbitrar është plotësisht i arritshëm është i buxhetuar dhe është i indeksuar me përvojat e rajonit madje me vendet fqinje që na rrethojnë. Hapi i dytë për të ndalur këtë rrallim dramatik të mjekëve dhe infermierëve që kujdesen për njerëzit është hapja e një fakulteti tjetër Mjekësie, shtimi i kapaciteteve pra për të trajnuar mjekë të rinj i cili në gjykimin tonë do të shërbej përmes hapjes të një fakulteti të ri të mjekësisë që është një objektiv i yni për të cilin do të punojmë që në fillim të mandatit të qeverisë së dalë nga votat e 25 Prillit”,- u shpreh Basha.

Pasi dëgjoi shqetësimet e ekspertëve më të mirë të shëndetësisë në vend, Basha tha se angazhimet e tij nuk janë premtime, por masa konkrete që synojnë të vendosin stabilitetin në sistemin shëndetësor dhe të frenojnë hemoragjinë e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

Drita në fund të tunelit duhet të përkthehet në masa konkrete se me poezi dhe me premtime fallco, ata as nuk rrinë, as nuk kthen ata që kanë ikur. Prandaj ne jemi përpjekur të jemi në një rrafsh sa më konkret. Folëm për stabilizimin meqë jemi në fushën tuaj. Gjëja e parë, duhet stabilizuar gjendja. Stabilizimi nuk mund të vijë me rrogat që keni aktualisht. Pra, kjo nuk është sakrificë. E kundërta do ishte vrastare për shoqërinë. Në qoftë se ne nuk arrijmë këtë nivel të rrogave, 1200 për mjekët, 700 për infermierët, 950 për mjekët specializantë, atëherë nuk ka absolutisht asnjë shans për të ndalur largimin e mjekëve në ato nivele që ne mund të kapim edhe vendet më të varfra të Afrikës. A e zgjidh kjo në vetvete problemin ?! Jo. Njësoj si ndalja e hemoragjisë, më falni se po futem në fushën tuaj, nuk do të thotë që pacienti u kurua. Hapi i parë, stabilizim, është stabilizimi. Por pa këtë hap as mund të bëhet fjalë për diçka tjetër. Po nuk ndale hemoragjinë, të rrofshin në qoftë se bëhesh gati për operacion apo për të futur serumin apo për të bërë një ndërhyrje sepse pacienti vdes. Dhe shëndetësia shqiptare është në gjendje kome. Me këto ritme, në qoftë se ne nuk ndalim këtë shpopullim të personelit shëndetësor, nuk ka për të pas më shëndetësi për të shpëtuar. S’do ketë më shëndetësi, pikë. Do kthehemi 80 vjet përpara jo 30 vjet përpara. Dhe kjo është e papranueshme. Cilat janë dy masat konkrete ?! Rritja e me efekt të menjëhershëm e pagave të mjekëve deri në 1200, të infermierëve deri në 700 Euro dhe të mjekëve specializantë 950 Euro. Dhe hapi i dytë, rritja e kapaciteteve trajnuese për mjekë, për më shumë mjekë. Pastaj kemi një seri masash të cilat do të synojnë reformimin e ambientit të spitaleve publike, të ambientit të punës që nga pajisjet, investimet, trajnimi që përmendi profesori dhe pa diskutim edhe politikat e tjera të shëndetit publik që do të kenë edhe të bëjnë me shërbimin, qoftë rajonalizimin e shërbimit spitalor, qoftë aksesi te mjeku i familjes sepse e thatë me të drejtë që mjeku i familjes duhet të jetë i aksesueshëm në një distancë të arsyeshme për popullsinë në vend. Jemi një vend i vogël por me terren të thyer, pavarësisht se ka pasur një përqendrim të madh demografik 30 vitet e fundit se jemi të gjithë dëshmitarë, prapë se prapë shteti e ka për detyrim të subvencionojë në masën e mjaftueshme që të garantojë aksesin tek hallka e parë që është mjeku i familjes për çdo banor të Shqipërisë, pavarësisht se ku jeton”, – tha Basha.

(kle.mu.a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi