Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Art&Argëtim
Prezantohet motoçikleta e parë fluturuese në botë
27 Tetor 2021, 08:39Nga DOSJA
JAPONI– Një motoçikletë fluturuese që mund të lundrojë me shpejtësi 100 km/h deri në 40 minuta, do të dalë në shitje për më pak se 682,000 dollarë vitin e ardhshëm. ‘Xturismo’, ideja e startup-it ‘ALI Technologies’ të dronëve me bazë në Tokio, u zbulua gjatë një fluturimi testues në një pistë të zbrazët hipodrom në rrëzë të malit Fuji. Daily Mail shkuran se firma po planifikon të prodhojë një seri të kufizuar prej 200 motoçikletash për një drejtues, që peshojnë 300 kg secila. Ato priten të hidhen në treg gjysmën e pare të vitit 2022. Krahas përdorimit si pjesë e aktiviteteve të kohës së lirë, biçikleta ka potencial për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve nga aksidentet në det, sipas një deputeti japonez.
Funksionimi i Xturismo mundësohet nga një motor me djegie të brendshme dhe mbahet lart nga dy helika kryesore, të cilat ndodhen aty ku rrotat do të ishin në një motoçikletë konvencionale. Ndërkohë, katër helika ndihmëse të vendosura në cepat e mjetit sigurojnë stabilizim. Sipas ALI Technologies, Xturismo përdor të njëjtën teknologji të kontrollit të lartësisë, që firma përdor tashmë në dronët e saj pa pilot, duke siguruar një fluturim të qetë kur është në lartësi.
SERBI– Fotoja duke bërë shqiponjën i ka kushtuar shumë Mis Intercontinental të Serbisë. Miss Shqipëria, Miss Mali i Zi, Miss Kosova dhe Miss Serbia kanë s...
SHBA- Videoja e mëposhtme tregom momentin që një e re ka thyer ambazhurin e shtëpisë teksa po bënte twerk mbi tavolinë. Mësohet se e reja ka marrë me qira apart...
TIRANË- Regjisori i shfaqjes teatrale “Edmond” e autorit Alexis Michalik, Indrit Çobani ka thënë se aktori kryesor i shfaqjes Lulzim Zeqja do të mun...
SHBA – Hilaria Baldwin, bashkëshortja e Alec Baldwin shprehu të hënën dhimbjen e saj për vdekjen e Halyna Hutchins. Ajo tha se i shoqi është zemërthyer dh...
TIRANË– Loja e rradhës në Big Brother VIP, ka qenë organizimi i një dasme tradicionale të Shqipërisë së Veriut. Banorëve iu kërkuan të ndanin rolet q...