Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Prenë pyjet në mënyrë të paligjshme, dy të arrestuar në Dibër, nën hetim dy specialistët e Shërbimit Pyjor
5 Gusht 2021, 08:41Nga DOSJA
DIBËR- Policia e Dibrës ka goditur dy raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, duke proceduar penalisht dy specialistë të Shërbimit Pyjor, të cilët akuzohen për ‘Shpërdorim Detyre’. Gjithashtu, gjatë aksionit, Policia ka arrestuar dy persona, ku njëri prej tyre, i cili është kapur duke transportuar lënde drusore pa dokumentacion përkatës, ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë për shmangien nga përgjegjësia ligjore.
NJOFTIMI I PLOTË:
Dibër
Goditen dy raste të prerjes së paligjshme të pyjeve. Procedohen penalisht në gjendje të lirë dy Specialistë të Shërbimit Pyjor për ‘Shpërdorim Detyre’
U kap duke transportuar lënde drusore pa dokumentacion përkatës, gjatë shoqërimit në Komisariat ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë për shmangien nga përgjegjësia ligjore, vihet në pranga 35-vjeçari.
Ndalohet një tjetër shtetas për ‘Prerje e paligjshme e pyjeve’.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë ushtruar kontroll në fshatin Bufull, Selishtë, dhe si rezultat kanë konstatuar shtetasn I. L., duke transportuar një sasi prej 4 m3 lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Gjatë shoqërimit në Komisariat shtetasi I. L., ka tentuar të korruptojë me shpërblim në të holla punonjësit e policisë me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 35 vjeç, banues në Selishtë.
Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit F. C., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit të zonës në fshatin Bufull, shërbimet e Policisë kanë gjetur të stivosura 8m3 lëndë drusore, të prera pa dokumentacion përkatës nga shtetasi F. C.
Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ka filluar procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim Detyre”, për shtetasit :
M. B., 57 vjeç; H. Sh., 54 vjeç, (Specialist të Shërbimit Pyjor, Dibër), pasi nuk kanë ushtruar kontrolle mbi detyrimet ligjore për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve në sektorin përkatës duke lejuar që individë të kryejnë dëmtime të pyjeve në këtë zonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Policia rrugore është vendosur pasditen e djeshme në aksin Tiranë-Elbasan me automjete të paloguara duke kontrolluar automjetet për shkelje t...
ELBASAN– Një aksident me vdekje është shënuar në Bujqës të Elbasanit! Mjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga pasi drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit, si pasoj...
VLORË- Një tjetër vatër e rrezikshme zjarri në Vlorë. Depot e naftës në Nartë janë përfshirë nga flakët, të cilat kanë dalë deri në rrugën kryesore duke rr...
PRISHTINË– Shqipëria është nën pushtetin e flakëve por kjo duket se nuk i pengon turistët nga Kosova që të zgjedhin sërish bregdetin tonë për të kalu...
TIRANË– Ish-efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i dënuar për vrasje me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha ka ankimuar vendimin e Shkallës së...
TIRANË– Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 156 kontrolle pas publikimit të një investigimi, i cili pretendonte për një cilësi të keqe të akulloreve që...
DURRËS– Ergys Vogli dhe Klejton Xhaferri janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi kishin kthyer një banesë me qera në një pikë përpunimi të drogër...
VLORË- Zjarri vazhdon në Karaburun, por operacioni për shuarjen e flakëve është lënë në mes. Shkak është bërë era e fortë, e cila po rrezikon me flakët jet...