LIVE UPDATES
Aktualitet

Probleme për 17 vite, komshinjtë bllokojnë rrugën me forcë, shpërfillin vendimet e gjykatave

15 Shtator 2021, 19:36 Nga DOSJA
Probleme për 17 vite, komshinjtë bllokojnë rrugën me

GRAMSH- Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Skënderbegas të Gramshit për problemin e një çifti të moshuarish, të cilët prej 17 vitesh kanë probleme me komshiun e tyre.

Xhevair dhe Lumturije Pole thonë se fqinji Pëllumb Skora iu bllokon rrugën që kalon te shtëpia e tyre. Ata kanë vendimet e gjykatës në favorin e tyre, por sërish komshiu nuk i le të përdorin rrugën dhe çdo punë fshati, Xhevairi dhe Lumturija detyrohen ta bëjnë me krahë.

Tre vendime gjyqësore janë kundër Pëllumb Skora, por sërish ky i fundit bllokon rrugën me portë hekuri sa herë që autoritetet vendore e lirojnë. Ai pretendon se është pronë e tij, kur në fakt është tokë shtetërore.

Lumturie Pole: Ne kemi blerë shtëpitë, kur i kemi blerë i kemi blerë me rrugë. E kam sjellë mallin këtu. Pasi erdhi dhe ai zotëria që ka pronën aty bleu shtëpi në 2004, pas 2 viteve na e zuri rrugën se pretendonte për pronën e vetë. E zuri rrugën dhe filluam ne proceset gjyqësore. Mbaruam gjyqin e Shkallës së Parë, fituam. Shkoi në Apel, prapë neve fituam. E çoi ky në Gjykatë të Lartë, e kemi fituar prapë atje dhe ka ardhur Zyra Përmbarimore, ka bërë ekzkutimin e vendimit. Erdhi njëherë më parë, e ekzekutoi vendimin kur fituam në Gjykatën të Apelit ne. E zuri përsëri ky pastaj shkuam në Gjykatë të Lartë që ne e fituam. Erdhi përmbaruesi prapë, e hapën rrugën, kanë ardhur dy herë ata të përmbarimit të Elbasanit. Erdhi njëherë e hapi Bashkia, por prapë e zuri. Vjet u hap prapë nga ana e komunës. Vjet më 27 Maj do fusnim një makinë me dru ne, vajti burri hapi portën që të fusnim makinën. Vajti zonja i doli burrit i tha mos ki punë në këtë rrugë. Makinën e kemi kthyer dhe kemi shkarkuar drutë atje poshtë te motra e burrit. Kemi bërë denoncim disa herë, i kanë marrë, kanë dhënë denoncimet, i kanë lëshuar. Biles njëherë është dënuar ky se goditi burrin me dru ajo. Bëri kallëzim, e morën ata, e çuan në Elbasan, pagoi 2 milionë Lekë edhe e nxorri.

Gazetarja e emisionit Stop iu drejtua Njësisë Administrative, ku nga administratori Mirgen Çela thuhet se është bërë disa herë hapja e rrugës nga përmbaruesi, komuna dhe Bashkia Gramsh, por Pëllumb Skora e ka mbyllur sërish. Sot rruga është e bllokuar dhe zotëria jeton në qytetin e Gramshit.

Administratori i komunës Skënderbegas: Kryetari i komunës atëherë ka dashur që ta hapi rrugën. Pastaj i janë drejtuar gjykatës. Janë marrë disa herë vendime gjyqi. Ka vajtur dhe përmbarimi dy herë që hap rrugën. Është zënë prapë më vonë.

Më pas, gazetarja takoi kryeinspektoren e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Gramshit, Loina Zogu, e cila është njohur së fundi me këtë problem.

Kryeinspektorja në Bashkinë Gramsh: Aty hasëm në një problematikë të cilën nuk e njihnim më përpara që ish kolegët ishin marrë për një kohë të gjatë me hapjen e një rruge e cila në rezulton që është pronë shtetërore dhe ka disa vendime gjykate që kanë detyruar qytetin Pëllumb Skora që të bënte lirimin e rrugës dhe mos të vazhdonte me zaptimin e kësaj prone. Ka pasur disa tentativa dhe nga ana e përmbarimit gjyqësor dhe është ekzekutuar vendimi, kemi pasur edhe nga ana e Bashkisë Gramsh, ish kolegët tanë kanë marrë masa për hapjen e rrugës dhe sërish jemi përballur me rastin kur kjo rrugë ishte zënë nga qytetari Pëllumb Skora me anë të një porte metalike. Në momentin që kemi hasur këtë rast për të cilën nuk ishim në dijeni, kemi kërkuar informacion nga qytetarët që dispononin gjithë këtë dokumentacion që kishin ndjekur proceset gjyqësore që të na viheshin në dispozicion me qëllim për ndjekjen e rastit. Normalisht janë problematikat që mund të duan edhe specialistë për t’i verifikuar ashtu siç janë topografët, inxhinierët dhe juristët për të ndjekur të gjitha procedurat. Ne do ta bëjmë ndjekjen e këtyre procedurave dhe do ta çojmë deri në fund këtë rast. Më pas nëse do të kemi sërish tentativa nga qytetari Pëllumb Skora pasi ne të ekzkutojmë vendimin për hapjen e rrugës e cila është zënë, do t’i drejtohemi komisariatit të Policisë Gramsh për mbështetje të mëtejshme, sepse kalojmë në kompetenca të tjera jashtë kompetencave administrative të cilat ne kemi detyrë për t’i ndjekur.

Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, Bashkia e Gramshit e hapi rrugën e të moshuarve në fshatin Skënderbegas. Lumturija falenderon dhe thotë se pa ndërhyrjen e “Stop”, problemi i saj nuk do të ishte zgjidhur.

Marrë nga Tv Klan

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lumturije pole pëllumb skora xhevair pole lumturije pole pëllumb skora xhevair pole

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri