LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Do ndodhin fatkeqësi’/ Cilët janë “Profetët e Qametit”? Murtaja e rrezikshme parashikimesh për apokalips, ja si do

24 Mars 2020, 08:03 Nga DOSJA

Në verën e vitit 2008, një “psikike” (parashikuese) e moshuar pretendonte se filloi të parashikonte që në moshën 5 vjeç, madje publikoi edhe një libër që përmbante një parashikim të keq.

“Rreth vitit 2020, një sëmundje e rëndë e ngjashme me pneumoninë do të përhapet në të gjithë globin, dhe do të sulmojë mushkëritë dhe tubat bronkial dhe do t’i bëjnë rezistencë ndaj të gjitha trajtimeve të njohura. Pothuajse më shqetësuese sesa vetë sëmundja do të jetë fakti që papritmas do të zhduket aq shpejt sa u shfaq, ajo do të rikthehet sërish 10 vjet më vonë, dhe pastaj do të zhduket plotësisht,” tha ajo.

Parashikimi u venit nga kujtesa dhe autorja e librit, Sylvia Browne, vdiq në vitin 2013. Por pandemia e koronavirusit e ka rikthyer në vëmendje librin e Browne-t, “Fundi i ditëve: parashikimet dhe profecitë mbi fundin e botës”.

Libri është i dyti më i shituri në Amazon, ndërsa kopjet e tij në librari po shiten për qindra dollarë. Qeveria dhe zyrtarët e shëndetit publik kanë nxjerrë të gjitha llojet e udhëzimeve për t’i ndihmuar njerëzit të mbrohen nga përhapja e Covid-19. Por ekziston një infektim tjetër që ekspertët duket se janë të pafuqishëm ta ndalojnë: Murtaja e profetëve që paralajmërojnë se koronavirusi është një shenjë që ne jemi në “fundin e ditëve”.

Ekziston diçka në lidhje me pandemitë që bëjnë që njerëzit në panik të zbrazin mendjen së bashku me raftet e supermarketeve. Paralajmërimet e panumërta të ditës së ditës, si psh parashikimi i Browne-së, po përhapen në internet, duke përzier frikën e koronavirusit me gjithçka nga paranoja politike deri te zjarret e Australisë dhe tufat e karkalecave në Afrikë.

Çfarë i shtyn këta njerëz të bëhen “profetë” të Qametit

Shumë prej tyre përfshijnë interpretime jashtëzakonisht të pasakta të Librit të Zbulesës. Shpesh këta profetë pandemikë u japin fund parashikimeve të tyre me mesazhe si “Nëse nuk ke një Bibël, blije sa më parë!”.

Ndoshta nuk është çudi që disa njerëz po grumbullojnë armë dhe municione.

Por disa njerëz që studiojnë fenë dhe profecitë për të sigurar jetesën shprehen se është koha që këta profetë dhe psikikë të mediave sociale të futen në vetë-karantinë. Kurdoherë që Ulrich Lehner, një teolog katolik në Universitetin e Notre Dame në Indiana, haset me fraza në mediat sociale që paralajmërojnë se përhapja e Covid-19 do të thotë se fundi i botës është afër, dhe ai u përgjigjet me frazën biblike “Mateu 24:36.”

Ky është pasazhi kur Jezusi flet për fundin e botës: “…Por për atë ditë ose orë askush nuk e di, as engjëjt në Parajsë, as Biri, por vetëm Ati”.

“Vetë Jezusi tha: ‘Ju nuk e dini orën’, megjithatë disa profetë të vetëshpallur sot duket se dinë më shumë se engjëjt përreth fronit të Zotit”, thotë Lehner. Ai shprehet se disa nga profetët e fundit të botës ndoshta nxiten nga një tjetër mëkat: Krenaria.

“Ndoshta te këta tipat që krijojnë panik masiv ekziston edhe një farë krenarie, një vetëbesim i fryrë e tipit “unë kam një dije të veçantë”, thotë Lehner. “Nëse kjo nuk është djallëzore, nuk e di tjetër ç’është!”, shprehet teologu që është edhe autor i librit “Zoti Nuk Është i Bukur: Të refuzosh teologjinë e ‘Pop-Kulturës’ dhe të zbulosh vlerën e Zotit për të cilën ia vlen të jetosh”.

Por një njeri që e lidhi Covid-19 me shkrimet biblike thotë se nuk po përpiqej të përhapte frikë. Elisha Jones, drejtoreshë në një kishë në juglindje të Teksasit, postoi në Tëitter pasazhe nga Kronikat 7 (13-15).

“Kur të mbyll qiejtë që të mos ketë shi, ose të komandoj karkalecat të gllabërojnë tokën ose të dërgoj një murtajë mes njerëzve… Unë do ta shëroj tokën nëse njerëzit ndërrojnë rrugë nga e keqja,”-thotë Zoti i Solomonit.

Dikush shkroi poshtë këtij pasazhi biblik: “Zjarret australiane – shi nuk ra. Afrikë – murtaja e karkalecave. Pandemia botërore – Covid-19”.

Jones shprehet se po përpiqet të paralajmërojë njerëzit se “Jezusi ka thënë se këto gjëra do të ndodhin” dhe se toka po pëson “dhimbje lindjeje përpara se Jezusi të zbresë për herë të dytë në Tokë”.

“Unë absolutisht mendoj se mund të jetë një shenjë e drejtpërdrejtë e asaj që Zoti tha që do të ndodhte, apo edhe një pararendës për gjërat që do të vijnë”, thotë Jones për Covid-19 dhe ngjarje të tjera botërore.

Ka një histori të gjatë parashikimesh të këqija të Qametit

Cilido që të jetë motivi, parashikimet e fundjavës nuk janë një ‘lajm’ i mirë. Mos po harroni Y2K? Po “Apokalipsin Mayan”?

Shumë njerëz besuan se fundi i kalendarit të Mayave, më 21 dhjetor 2012, do të thoshte gjithashtu edhe fundin e botës. Ata paralajmëruan për valë gjigante batice dhe se Toka do të përplasej me një planet tjetër.

Shitjet e produkteve që shërbejnë për mbijetesë u rritën dhe pati raportime të tilla si ajo e një burrë në Kinë që ndërtoi madje edhe një Arkë moderne të Noes. Pra parashikimet e tilla të këqija nuk janë një fenomen modern.

Historianët thonë se shumë të krishterë në Evropën e shekullit të 17-të parashikuan se bota do të përfundonte në vitin 1666 sepse numrat “666” përfaqësonin shenjën e Bishës që përmendet në Librin e Zbulesës së Biblës. Kur Zjarri i Madh i Londrës, i cili zgjati katër ditë, shpërtheu atë vit, shumë e panë atë si një përmbushje të profecisë.

“Parashikuesja” Browne u kritikua vazhdimisht për pasaktësinë e profecive të saj kur ishte gjallë. Ka shumë llogaritje të pasakta të saj, të cilat nuk bënë gjë tjetër veçse shtuan dhimbjen e familjarëve të viktimave. Ajo madje parashikoi se do të vdiste në moshën 88-vjeçare, por vdiq në fakt 77 vjeç.

Shumë përsërisin mite rreth Zbulesës

Nëse do të kishte një çmim për burimin më të keqkuptuar për parashikime të këqija, ai do të shkonte te Libri i Zbulesës. Mund të konsiderohet si kryqëzimi i fundit i Biblës – asnjë imazh dhe gjuhë tjetër e librit nuk ka depërtuar kaq në kulturën popullore.

Edhe njerëzit që nuk e kanë lexuar kurrë Biblën janë të njohur me referencat e saj: Katër kalorësit e Apokalipsit, Dragoit të Kuq, 666 dhe shtatë taset e murtajës.

Zbulesa është e mbushur me pamje të tilla mbresëlënëse që një teolog që ka studiuar tekstin e tij e quan një libër “multimedia”, me imazhe popullore që funksionojnë si sëmundje infektive.

“Ato shkëputen nga teksti më i madh dhe qarkullojnë si viruse të vogla në kulturën tonë që e lidh me gjëra të tjera. Dhe pikërisht atëherë ato përhapen si virus”, thotë Timothy Beal, autor i “Libri i Zbulesës: Një Biografi”. Ai është gjithashtu profesor i fesë në Universitetin “Case Ëestern Reserve” në Ohio (SHBA).

Beal thotë se shumë njerëz që citojnë “Zbulesën” e kuptojnë gabim simbolikën.

“Pothuajse asnjë nga njerëzit që flasin për “Zbulesën” nuk janë ulur dhe ta lexojnë vërtet atë”, thotë ai. Shumë njerëz, për shembull, besojnë se “Rrëmbimi” – pjesa ku besohet se Jezusi rikthehet në fund të kohës dhe të gjithë të krishterët, të vdekur dhe të gjallë, do të ngrihen në ajër për ta takuar – është në “Zbulesë”.

“S’është aspak e vërtetë”, thotë Beal.

Nuk ka asnjë përmendje të qartë të “Rrëmbimit” në “Zbulesë”. Ka referenca për konceptin në shkrime të tilla si Letra e Parë për Korinthasit (15:52), e cili thotë, “… sepse boria do të bjerë, dhe të vdekurit do të ringjallen të pavdekshëm, dhe ne do të ndryshohemi”.

Por Beal thotë se teoria e “Rrëmbimit”, origjinën në fakt e ka në shekullin XIX te puna e një teologu të quajtur John Nelson Darby.

Po Antikrishtin? A nuk është kjo tek “Zbulesa”?

“Jo”, thotë Beal.

Shkruesi i librit të parë të Gjonit në Dhjatën e Re paralajmëron për “Antikrisht” ashtu në përgjithësi, të cilët mohojnë se Jezusi është Mesiah. Nga ana tjetër, nuk ka askund një figurë si personazhi qendror në filmin “Omen”, një djalë dinak i Satanait me numrin 666 të gdhendur në trupin e tij.

Po numri 666 – a nuk është ai tek “Zbulesa”?

Po, por nuk i referohet Satanait. Përkundrazi, teologët thonë se numri i referohet një tjetër mishërimi të së keqes për të krishterët e hershëm: Neronit, perandorit Romak.

Jones, drejtoresha e kishës në Teksas, citoi vargun 15: 1-3 nga “Zbulesa”, i cili paralajmëron për “shtatë engjëj që do të sjellin shtatë fatkeqësi”.

“Unë nuk mendoj se postimi i gjërave të kësaj natyre do të krijojë frikë,” thotë Jones.

Besimi im është që Zoti do të vijë së shpejti dhe do të ketë gjëra që janë shkruar që do të ndodhin, gjëra që mund të duken pak të frikshme. Por mendoj se ripohon atë që Zoti tha që do të ndodhte”.

Pse evokimi i skenareve mbi fundin e botës mund të jetë i dëmshëm

Përfshirja e fragmenteve biblike për “fundin e botës” mund të forcojë besimin e disa njerëzve duke u dhënë kuptime ngjarjeve që duken mizore dhe arbitrare.

“Unë kisha një student që ishte duke lexuar Zbulesën jashtë në ujore dhe ajo ra në gjumë dhe u zgjua në mes të një stuhie. Ajo kishte një sulm panik absolut sepse ndjeu sikur ishte në libër”, thotë Beal, profesor i fesë në Universitetin Case Ëestern Reserve në Ohio.

Parashikimet mbi fundin e botës që frymëzohen nga Bibla gjithashtu mund të çojnë në një tjetër rrezik: Të mos bërit asgjë! Beal beson se njerëzit që janë kapur nga paniku për diçka si Covid-19 mund të injorojnë çështje të tjera kronike që kërcënojnë mbijetesën e njerëzimit, siç është ndryshimi i klimës.

“Mund të çojnë në një thirrje për mosveprim”, thotë Beal për keqinterpretimet e “Zbulesës”.

“Njerëzit do të thonë se gjithçka që po ndodh, është plan i Zotit dhe situata do të përkeqësohet përpara se ajo të përmirësohet. Kështu që, nuk ka asgjë që mund të bëjmë në lidhje me të, sepse është vullneti i Zotit”.

Por kjo gjithsesi nuk do t’i ndalojë njerëzit të evokojnë “Zbulesën” kur një pandemi godet.

Për shekuj me radhë, ai ka qenë kryelibri për profetët e fundit të botës, që paralajmërojnë përhapjen e “murtajave të qametit”.

Në një shkrim për gazetën “Christian Post”, një studiues ngriti pyetjen nëse Libri i Zbulesës e parashikoi apo jo koronavirusin, duke arritur në përfundimin se “goditja e fundit do të jetë shumë më e fortë se kjo”.

Sidoqoftë, shumë studiues biblikë thonë se Libri i Zbulesës nuk ka të bëjë me fundin e botës. Përkundrazi, bëhet fjalë për fundin e botës së autorit të saj, një hebre i devotshëm dhe ndjekës i hershëm i Jezusit.

Ai po mundohej të kuptonte se si Perandoria Romake kishte sulmuar Jeruzalemin në 70 para Krishtit, duke djegur Tempullin e Madh pasi shtypën një revoltë hebreje.

Shkatërrimi i Tempullit të Jeruzalemit ishte i pakuptueshëm për disa ndjekës të hershëm të Jezusit. Ata pritën që Jezusi të kthehej “me fuqi” dhe të pushtonte Romën përpara Erës së Re. Por në fakt, ishte Roma që pushtoi atdheun e Jezusit.

“Libri i Zbulesës ishte mënyra e autorit për të kujtuar të krishterët e hershëm se Zoti dhe drejtësia përfundimisht do të mbizotëronin”  thotë Lehner, teolog i Notre Dame.

“Libri i Zbulesës nuk është një libër rreth parashikimeve por një libër ngushëllimi,“-shton ai.

Lehner thotë se kohët e fundit ai ka lexuar lutje shumë të bukura, madje edhe mesazhe humoristike në mediat sociale që ia kanë ngritur humorin e moralin, ashtu siç duhet të ndodhë edhe me ata njerëz që aktualisht janë të izoluar.

“Këto mesazhe mund të mos jenë aq tronditëse sa postimet për fundin e botës. Por, përpara se të vendosni të shpërfaqni Nostradamusin brenda jush, thoni një fjalë të ngrohtë në vend të parashikimeve tuaja për fundin e botës”, thotë Lehner.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete fundi i botës koronavirusi ne bote pandemia e koronavirusit fundi i botës koronavirusi ne bote pandemia e koronavirusit


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 23 Mars 2020, 08:38

KOSOVË– Këngëtarja me origjinë kosovare, Ana Kabashi është përballur me një fatkeqësi, ndërsa makina e saj është përfshirë në flakë. Për fat të mirë, ajo k...

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion