LIVE UPDATES
Bota

PROFIL/ “Diktatori i fundit i Evropës?” Kush është Aleksandër Lukashenko që ka ngritur në këmbë gjithë botën (Lidh

22 Gusht 2020, 09:41 Nga DOSJA

BJELLOUSIRreth 200,000 njerëz sulmuan rrugët në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk, ditët e fundit pas zgjedhjeve presidenciale duke kërkuar që Presidenti Aleksandër Lukashenko, shpesh i quajtur si  “Diktatori i Fundit i Evropës” të tërhiqet pas 26 vjet qeverisje.

Trazirat e krijuara në qytetin bjellorus por edhe në mbarë shtetin kanë bërë që edhe politika ndërkombëtare është fokusuar në Bjellorusi për shkak të krizës së krijuar pas zgjedhjeve presidenciale, kur fitoi sërish pas 26 vitesh Alexandër Lukashenko. Megjithatë nga një publikim i  gazetës gjermane BILD u raportua se zgjedhjet nuk i fitoi Lukashenko por rivalja e tij, liderja e opozitës,Svyatlana Tsikhanouskaya. Mediat në mbarë botën i referohen Lukashenkos si “Diktatori i fundit i Europës” pasi qëndron prej afro dekadash në pushtet, por siç duket edhe nga vet deklaratat e tij këmbëngul të mos jap dorëheqjen.

Prej dy javësh Bjellorusia është përfshirë nga protesta anti-qeveritare teksa kërkojnë të zhvillojnë edhe njëherë zgjedhjet. Ndërsa liderja e opozitës është larguar nga vendi për shkak të frikës se mund të vritej dhe për sigurinë e fëmijëve të saj. Nga protestat masive e të dhunshme kanë gjetur vdekjen 2 persona dhe janë plagosur shumë të tjerë. Gjithashtu policia arrrstoi mbi  7 mijë persona të cilët më pas i ka liruar.

Por nuk mjaftojnë vdekjet dhe arrestimet që Lukashenko të ndalet, teksa i ka quajtur më parë ndjekësit e opozitës dele, ndërsa tashmë ka vendosur gjithë shtetin në funksion të tij për të përndjekur ata që e kundërshtojnë.

“Diktatori i fundit i Europës”, kush është 65-vjeçari Alexandr Lukashenko?

“Lukashenko ka ardhur direkt nga kasta qendrore komuniste. Ai është një lider autoritar tipik, i cili duket se ka ngecur në një kohë tjetër dhe refuzon të ndryshojë edhe pse bota vijon modernizimin. Ndonjëherë rrihen nga vetë policia publikish.- ka thënëish-diplomati amerikan Brett Bruen. Më tej në një intervistë për “Fox Neës” ai ka deklaruar se Lukashenko përdor median kundër kritikëve të tij.

“Politikanët opozitarë arrestohen dhe ndalohen të punojnë në zyra publike.”- ka shtuar ai.

Lukashenko ka udhëhequr Bjellorusinë që prej vitit 1994, kur ai e mori pushtetin pak pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1992-shin. Lideri 65-vjeçar ka krijuar prej 26 vitesh shtetin me 9 milionë banorë kultin e individit. Një lider serioz që njihet për karizmën, mustaqet, egocentrizmin dhe vetëpromovimin si një “njeri i popullit”.

 

Ndërkohë gjatë kohës sovjetike, Lukashenko drejtoi një fermë shtetërore dhe njihej me pseudonimin ‘Batka’, që në gjuhën vendase do të thotë baba. Ai kishte si qëllim që të krijonte imazhin e një njeriu që kujdesej për njerëzit e Bjellorusisë, kafshët, agrikulturën dhe industrinë e vendit.

Por kjo bie në kundërshtim me vetë Lukashenkon, pasi presidenti bjellorus gjatë gjithë kohës ka pasur një qasje autoritare ndaj opozitës duke burgosur dhe herë pas here ‘zhdukur’ liderët e saj pa asnjë gjurmë.

Raportohet se ai ka përdorur shërbimin sekret shtetin që drejtonte për ëtë mësuar gjithçka bëhej pas krahëve të tij dhe të  arrinte atë që donte. Ndër vite ai ka ndryshuar Kushtetutën dhe ligjet e referendumit vetëm e vetëm që të qëndronte në pushtet. Të flasësh keq apo të shash Presidentin në Bjellorusi është krim dhe dënohet rëndë, deri në 5 vjet burg. Edhe kritikat ndaj Bjellorusisë jashtë vendit janë të dënueshme deri në 2 vite burg. Kjo ka bërë që shumë njerëz të dalin në protesta dhe të kërkojnë ndryshimin.

“Gjatë 26 viteve në pushtet, ai drejtoi gjashtë zgjedhje presidenciale, ku asnjëra prej tyre nuk u pranua si e drejtë apo nën standardet ndërkombëtare. Ai ka krijuar një parlament kukull pa opozitë në të.”- ka thënë Sofya Orlosky nga Freedom House.

Më tej ajo shton se ligjet në Bjellorusi kanë kaluar sipas dëshirës dhe mundësia e gazetarëve për të raportuar siç duhet është ulur ndjeshëm gjatë viteve duke e bërë të pamundur organizmin e shoqërisë civile.

Nga ana tjetër përveç jetës profesionale, jeta private e Lukashenkos ka tërhequr gjithmonë shumë vëmend. Lideri bjellorus është martuar me Galinkën. Por ajo jeton jashtë vëmendjes së mediave, në një fermë larg kryeqytetit, larg syrit të publikut. Ndërkohë lideri herë pas herë është parë me një modele 20-vjeçare. Në biografinë e tij, Lukashenko thotë që nuk ka qenë pjesë e Partisë Komuniste apo e qeverisë. Ai u zgjodh në krye të Presidencës së Republikës së Bjellorusisë për herë të parë më 10 Korrik 1994. Në 2001-shin, 2006-n dhe 2010-në, ai është rizgjedhur sërish dhe asnjëherë nën 75 % të votave.

Por ai është përfour edhe për një lidhje jashtëligjshme. Maria Vasilevich, nënkryetarja e Parlamentit, ka bërë lëvizjen surprizë gjatë kësaj krize në vend. Ajo ka vizituar opozitarët e plagosur nga forcat e sigurisë bjelloruse, të cilët shpërndanë protestat e zhvilluara kundër Alexander Lukashenko. Mediat vendase shkruajnë se Maria ka bërë thirrje për t’i dhënë fund gjakderdhjes në vend.

Vasilevich është parë gjithmonë si bashkëpunëtorja kryesore e Presidentit bjellorus. Ajo është përfolur si partnerja e Llukashenkos, i cili në fakt ëhstë i martuar dhe ka dy fëmijë. Dyshja janë takuar për herë të parë, pasi e reja fitoi titullin “Miss Bjellorusia” në vitin 2018. Po në të njëjtin vit, Maria fitoi vendin e tretë si “Miss Bota”.

Ndërkohë është ende pikëpyetja sesa gjatë mund ta mbajë Lukashenko pushtetin. Të gjithë e dinë që ai nuk heq dorë lehtë, prandaj së fundmi ka kërkuar ndihmë nga Rusia për mbështetje ushtarake nëse është e nevojshme. Sipas mediave, Vladimir Putin dhe Lukashenko kanë folur disa herë gjatë javës së kaluar, ndërkohë që në të shkuarën njihen për pasionin e tyre ndaj hokejit dhe sporteve të tjera kombëtare.

Putinit i intereson që Lukashenko të qëndrojë në pushtet pasi kështu fut në telashe NATO-n ndërkohë që merr pak nga pak territorin e Bjellorusisë. Ndërkohë marrëdhëniet e Lukashenkos me NATO-n kanë qenë prej kohësh të diskutueshme. Që prej zgjedhjeve të diskutueshme, Lukashenko ka mbyllur kufirin që të mos hyjnë forca të huaja.

“Trupat e NATO-s janë tek portat tona.”- ka thënë ai përmes  medias shtetërore.

Megjithatë Aleanca mohon të ketë ndërhyrje ushtarake në kufirin perëndimor të Bjellorusisë. E gjithë bota demokratike nuk i ka njohur zgjedhjet në Bjellorusi. SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania etj., një zëri kanë deklaruar se populli bjellorus meriton demokraci.

OSBE-ja që drejtohet nga Shqipëria është ofruar të dialogojë mes palëve. Megjithatë edhe pse shtetet perëndimore janë pro, është Rusia që ka kërkuar që kriza të zgjidhet nga palët brenda vendit. Sipas Freedom House në situatën aktuale nuk ka shumë opsione për Lukashenkon.

“Ai mund t’i kërkojë Putinit që të rrisë shërbimet e sigurisë, por kjo do të zemërojë më shumë popullin bjellorus. E dyta është që ai mund të njohë kërkesat e njerëzve dhe të dorëhiqet ose të njohë zgjedhjet si të pavlefshme”, thotë Freedom House. Kjo e fundit duket më e vështirë për t’u realizuar, ku sipas mediave ndërkombëtare do të duhet presion i fortë ndërkombëtar që Lukashenko të heqë dorë nga pushteti i tij

Burimi: FOXnews

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota maria vasilevich presidenti aleksandër lukashenko sofya orlosky maria vasilevich presidenti aleksandër lukashenko sofya orlosky


Sondazh

Poll
Bota 22 Gusht 2020, 06:03

SHBA- 28-vjeçarja Hannah Braun është arrestuar në Florida të SHBA-së pasi u fut në një shtëpi dhe tentoi të rrëmbente një foshnjë nëntë muajsh. Ngjarja e...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet