“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Ekonomi
Projekti për pyjet shtyhet deri në 2020, çfarë gjeti misioni i BB në terren
26 Dhjetor 2019, 11:39Nga DOSJA
Shqipëri-Banka Botërore ka rishikuar projektin për shërbimet mjedisore dhe ka nënvizuar në raportin e fundit atë që gjeti në terren lidhur me disa pika kyçe të projektit. Raporti ndalet në ecurinë e inventarit të pyjeve, zbatmin e kontratave të parashikuara nga projekti, ecurine e bashkive dhe njësive administrative me stafet e trajnuara dhe planet e menaxhimit të pyjeve.
“Një mision i përbashkët për mbështetjen e zbatimit i Bankës Botërore dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) u zhvillua mes 2-6 Dhjetor 2019. Gjetjet kryesore të misionit ishin: (i) përparim i mirë në zbatimin e aktiviteteve kryesore (d.m.th. kontrata e 2-të e regjistrimit të pyjeve dhe kullotave në 42 bashki. Përfunduan matjet në terren të Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe baza e te dhenave (NFI), 67 kontrata nën raundin e 2-të të granteve IPARD Like u nënshkruan dhe janë në zbatim. U krijua versioni i pare i Sistemit të Shqiptar të Informacionit mbi Pyjet dhe baza e të dhënave brendshme për planet e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave për 131 stafe në njësitë administrative rajonale te trajnuar. Po kështu është bërë përgatitja e planeve të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave në katër Bashki” thuhet në raport.
Po kështu i njëjti nënvizon se një pike tjetër është ajo e ndryshimeve pozitive ligjore kanë ndodhur me krijimin e Agjencisë së Re Kombëtare të Pyjeve dhe miratimin e Ligjit për Pyjet nga Këshilli i Ministrave.
Më herët u diskutua edhe për mundësinë e shtyrjes së afatit të zbatimit të projektit dhe tashmë kjo është bërë fakt. Data e re është 30 shtatori i vitit të ardhshëm. “Së treti është bërë ristrukturimin e projektit përfshirë rialokimi i të ardhurave të grantit suedez dhe një zgjatje një vjeçare e datës së mbylljes së projektit origjinal nga 30 shtatori 2019 në 30 Shtatori 2020 u miratua, ndërsa financimi shtesë është nën aprovimin përfundimtar nga Banka” thuhet në dokument.
Projekti për shëbrimet mjedisore u bë efektiv në fillim të vitit 2015 me një mbështetje financiare 22.18 milionë dollarë të ndarë në katër komponentë.
Mirëpo, sipas nismës së Këshillit të Ministrave, për të sjellë ndryshime të reja në ligjin për menaxhimin e pyjeve, kjo vjen në një moment që ende vijojnë probl...
TIRANË– Emigracioni është shndërruar në një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit, teksa po shteron forcën e punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ...
Manza e Durrësit është një prej zonave më të goditura nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit.Por kjo është një prej shtëpive gati në shembje që tronditjet ...
TIRANË– Shërbimi Metreologjik Ushtarak ka publikuar sot parashikimin e motit për ditët në vijim. Me anë të një postimi në Facebook, SHMU bën me dije se tem...
Sot është Krishtlindje dhe emisioni “Historia ime” ka vendosur që ditën e sotme t’ju gjendet pranë fëmijëve që janë të shtruar në pavionin e Onko-Hermatologjisë...
Në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan u diskutua për procedurën e birësimeve në Shqipëri. E ftuar në studio drejtoresha e Komitetit të Birësimeve, Lenada Cados...
Në puntatën e sotme të emisionit “Historia Ime” në Tv Klan do të flasim për një histori të bukur dashurie. Çifti i bashkëshortëve Erjon dhe Entela Sylari...
TIRANË- Qeveria ka aprovuar shpërblimin për pensionistët në vlerën e 3 mijë lekëve të reja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vendimi është marrë në mbl...
TIRANË- Instituti i Statistikave, INSTAT ka botuar sot të dhënat zyrtare për rritjen e ekonomisë shqiptare për tremujorin e tretë të vitit 2019, krahasuar ...
Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e nënçmuar përkundjet lekut gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro ës...