LIVE UPDATES
Bota

Projektligji i Britanisë së Madhe rrezikon t’u heqë shtetësinë miliona britanikëve

15 Dhjetor 2021, 08:03 Nga DOSJA
Projektligji i Britanisë së Madhe rrezikon t’u heqë

BRITANI E MADHE- Një projektligj i ri që i jep qeverisë së Britanisë së Madhe më shumë kompetenca për të hequr shtetësinë e Britanisë së Madhe pa paralajmërim, po ngjall zemërim.

Çfarë është projektligji për shtetësinë dhe kufijtë?

Ligji për Shtetësinë, Emigracion dhe Azilin i miratuar në vitin 2002 i lejoi qeverisë t’i hiqte një personi nënshtetësinë britanike nëse ai kishte një shtetësi tjetër. Që nga viti 2006, ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe ka pasur kompetencën t’u privojë personave me shtetësi të dyfishtë shtetësinë e tyre në Britaninë e Madhe nëse kjo është “në interes të së mirës publike”.

Në vitin 2014, këto kompetenca u zgjeruan edhe për shtetasit britanikë të lindur jashtë vendit dhe që nuk kanë shtetësi të dyfishtë, të cilët mund të bëhen pa shtetësi për sa kohë që qeveria i konsideron të përshtatshëm për nënshtetësinë e huaj dhe nëse ata kanë vepruar “në një mënyrë që cënon seriozisht interesat jetike të Britanisë së Madhe, ndonjë nga ishujt ose një territor britanik jashtë shtetit”, sipas legjislacionit.

Midis viteve 2006 dhe 2017, shifrat nga ministria e Brendshme tregojnë se 199 personave iu hoq shtetësia, 104 raste pati vetëm në vitin 2017. Gjatë dy viteve të fundit, shifrat kanë rënë sërish në rreth 25 në 30 në vit.

Çfarë do të thotë ndryshimi i klauzolës 9?

Klauzola 9 e Projektligjit të Shtetësisë dhe Kufijve, e cila u shtua në nëntor, në thelb i hap rrugën qeverisë për t’u hequr individëve shtetësinë e tyre në Britaninë e Madhe pa paralajmërim për arsye praktike, për shembull nëse autoritetet nuk kanë detajet e kontaktit të një personi, në interes të sigurisë kombëtare ose “në interes publik”.

Ekziston frika se klauzola 9 do të synojë në mënyrë disproporcionale britanikët etnikë dhe do t’i bëjë ata të ndihen të pasigurt dhe të padëshiruar.

“Ajo do të zbatohet vetëm për një numër të vogël njerëzish, por [ashtu si legjislacioni i mëparshëm, kryesisht në fushën e antiterrorizmit që synon muslimanët britanikë] ka një efekt gradual tek të gjitha komunitetet, duke ulur ndjenjën e tyre të sigurisë. Ai gjithashtu inkurajon të djathtën ekstreme dhe mund të çojë në më shumë dhunë racore anti-myslimane, pasi u tregon njerëzve se muslimanët janë një armik i rrezikshëm që kërkon masa të veçanta,” -thotë Frances Webber, zëvendëspresidente e Institutit të Marrëdhënieve Racore në Britaninë e Madhe për DW me email.

Krijimi i një precedenti

Një precedent u krijua në vitin 2019 në rastin e Shamima Begum-it, një grua e lindur në Britaninë e Madhe, e cila iu bashkua grupit të Shtetit Islamik si adoleshente dhe së cilës iu hoq shtetësia në Britaninë e Madhe në moshën 19-vjeçare për arsye të sigurisë kombëtare.

Në atë kohë, qeveria argumentoi se megjithëse Begum-i nuk kishte një pasaportë të huaj, ajo nuk do të mbetej pa shtetësi. Bangladeshi, e konsideron këdo që lind nga një prind nga Bangladeshi si shtetas, nga lindja deri në moshën 21 vjeçare.

Në një deklaratë, Ministria e Britanisë së Madhe tha: “Shtetësia britanike është një privilegj, jo një e drejtë. Heqja e shtetësisë është e rezervuar me të drejtë për ata që përbëjnë një kërcënim për Britaninë e Madhe ose sjellja e të cilëve përfshin dëme shumë të larta. Projektligji për Shtetësinë dhe Kufijtë do të ndryshojë ligjin në mënyrë që shtetësia të mund të hiqet kur nuk është e mundur të njoftohet, për shembull nëse nuk ka asnjë rrugë tjetër për të komunikuar me personin.”

Amendamenti ka shkaktuar zemërim të madh, jo vetëm te grupet e të drejtave të njeriut, të cilët thonë se përveç krijimit të pengesave të mëdha për njerëzit që kërkojnë azil, ai bie ndesh hapur me detyrimet e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Konventës së OKB-së për Refugjatët dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ndikimi tek emigrantët dhe azilkërkuesit

Projektligji, i cili u miratua nga Dhoma e Poshtme javën e kaluar dhe do të debatohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit, Dhoma e Lordëve më 5 janar, synon gjithashtu të trajtojë imigracionin e paligjshëm dhe kërkesat e papranueshme për azil të paraqitura nga njerëz pa dokumente. Ai do t’i kriminalizonte ata, si dhe këdo që merr pjesë në misionet e shpëtimit të refugjatëve në Kanalin Anglez. Personeli i forcave kufitare do të përfitonte nga imuniteti nëse njerëzit vdesin në Kanal gjatë të ashtuquajturave operacione sprapsjeje.

Komiteti i Përbashkët i të Drejtave të Njeriut (JCHR) i Britanisë së madhe konstaton se ligji shkel ligjin për të drejtat e njeriut dhe Konventën e Refugjatëve dhe i ka bërë thirrje qeverisë të rishikojë masat që janë të papajtueshme me të drejtat e njeriut.

Në një kohë që ata që u është hequr shtetësia janë kryesisht myslimanë britanikë nga Azia Jugore, Lindja e Mesme ose Afrika e Veriut, masat mund të ndihen edhe nga qytetarët e BE.

Në veçanti, ato mund të kenë një ndikim në pranueshmërinë e kërkesave për azil nga vendet e BE, për shembull duke “parandaluar romët nga Evropa Lindore që të kërkojnë azil pavarësisht trajtimit që do t’i kualifikonte ata si refugjatë”, tha Webber.

“Sipas gjendjes aktuale, masat e reja mund të ndihmojnë në krijimin e shtetësisë së dyfishtë në Britaninë e Madhe: “Britankët etnikë pa prejardhje të huaj, të cilët nuk mund ta humbasin kurrë shtetësinë, pavarësisht se çfarë ndodh, dhe ata me prejardhje të huaj, të cilët mund të humbasin shtetësinë e tyre për sjellje të keqe”,- tha Webber.

Marrë nga: DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota britani e madhe frances webber britani e madhe frances webber

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet