Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Prokuroria ka prerë flet arrestin për ish-kren e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun, duke e akuzuar për tre vepra penale. Në bazë të dokumentit që ka dalë sot nga Prokuroria bëhet me dije se Kajmaku rezulton në kërkim për 3 vepra penale.
Sipas dokumentit bëhet me dije se veprat për të cilat akzuzohet ish-numri 1 i Vorës, janë: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. Në bazë të Kodit Penal, këto vepra janë të rënda dhe dënimi shkon deri në 15 vite burgim.
Dënimi në bazë të Kodit Penal
Neni 248
Shpërdorimi i detyrës (Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48)
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
Neni 190
Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve
Falsifikimi apo përdorimi i vulave, stampave dhe formularëve të falsifikuar, apo paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë përpilimin e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.
Neni 249
Kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij
Vazhdimi i ushtrimit të funksionit shtetëror apo të shërbimit publik nga ana e personit që është vënë në dijeni të vendimit apo rrethanës që u ka dhënë fund ushtrimit të tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Agim Kajmaku kërkohet nga prokuroria dhe autoritetet shqiptare, jo për mosdeklarimin e dënimit në formularin e dekriminalizimit, por për shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë Vorë, Laureta Omeri dhe Hysen Brahimi.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi “arrest me burg”, në lidhje me hetimin që po zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, të “Shpërdorimit të detyrës”, “‘Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”, parashikuar nga nenet 248, 190 dhe 249 të Kodit Penal. Kjo masë sigurimi është dërguar për ekzekutim në Polici.
Më 6 nëntor, Laureta Omeri, e shkarkuar nga Kajmaku, ndërkohë që edhe vetë ai ishte i shkarkuar, ka depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për falsifikim dokumentesh. Pas marrjes së çështjes nga prokurori, është bërë edhe lëshimi i urdhër-arrestit për Kajmakun.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJIROKASTËR– Policia është përpjekur të fshehë të vërtetën e aksidentit ku humbi jetën 34-vjeçari Julian Loloci. Dosja.al mëson nga burime kon...
TIRANË– Huawei, operatori kryesor i 5G, është i përkushtuar të sigurojë pajisje të sigurta dhe të besueshme për një botë plotësisht të lidhur dhe inteligje...
ITALI-Policia kufitare italiane në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë sekuestruar në Portin e Barit 196 karta identiteti italiane të vjedhura.Si rezultat ...
KORÇË– Një qyetar është rrahur në mënyrë brutale ditën e sotme në qytetin e Korçës.Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14 të këtij qyteti, ...
KUKËS– Shefi i komisariatit në Kukës, Rustem Mazreku është shkarkuar nga detyra. Mësohet se në vend të tij është emëruar kryekomisari Artur Mersini,...
TIRANË– I arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Redjan Rraja kë kërkuar lirimin nga burgu. Nëpërmjet avokatit, Besnik Ccerekja, 34-vje&cc...
Tiranë- Për aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme te rreth-rrotullimi i TEG-ut, ku humbi jetën një 17-vjeçar, është arrestuar një prej drejtues...
TIRANË- Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi kanë rrahur punonjësin e sigurisë në një qendër tregtare.Sipas të dhënave zyrtare, u arrestuan në flagr...
TIRANË- Shtyhet për herë të pestë gjyqi në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë të grupit të tij. Endrit Zela, njëri prej tyre ka rep...
SHKODËR– Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet për ushtrim dhune ndaj familjes dhe kërcënimit me armë.Sipas nj...