Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Aktualitet
Protesta e Berishës, Basha: Kishte demokratë që i dua dhe njerëz që e kanë urryer
20 Dhjetor 2021, 20:20Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar për herë të parë protestën e zhvilluar nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër nismës “Open Balkan”. O ftuar në “Real Story”, Basha tha se me Berishën ishin njerëz që e kanë urryer gjithë jetën ish-kryeministrin, por që sot i qëndrojnë pranë për shkka të interesave. Sipas Bashës, Berishën e kanë mbështetur edhe demokratët e vërtetë, të cilët ai tha se synon t’i ketë pranë vetes.
Basha shtoi se ndjen keqardhje kur shikon që demokratët e vërtetë keqpërdoren nga Berisha, pasi Partia Demokratike i ka dhënë gjithçka atij.
“Të flasim për pjesën personale, kalojmë dhe nga politika….Okej, kalojmë nga politika. Aty kishte demokratë, përveç grupeve të interesit që e kanë urryer për vite me radhë Berishën dhe sot i janë ngjitur për çështje interesah. Kishte dhe demokratë, njerëz që i njoh mirë, kam punuar me ta dhe e di mirë që kanë dhënë gjithçka, kanë dhënë shpirtin dhe janë zhgënjyer, një pjesë e fajit është edhe i imi. Dhe unë këta demokratë dua t’i kem në krah, në një betejë të madhe. është keqardhje e madhe, kur shoh se ata keqpërdoren për çështje interesash. PD atij i ka dhënë gjithçka, gjithçka,”- tha Basha ndër të tjera.
MALIQ- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytezën e Maliqit. Mësohet se një persona ka humbur kontrollin e motorit dhe ka rënë.Për pasojë ka marrë lënd...
TIRANË– Sipërmarrësi dhe mjeku veteriner Ervin Resuli ka ironizuar emërimin e Jeta Dedës në krye të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit. Në një postim në...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e djalit që bie nga shtylla duke grisur flamurin serb në profilin e tij në “Tik Tok”. Krah saj Rama...
TIRANË– 6 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: një qytetar nga Vl...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhet e fundit vetëm pak minuta para nisjes së protestës së paralajmëruar kundër ardhjes së Preside...