Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Protesta kundër “Open Ballkan”,Rama: Kur shkova në Serbi,fola shqip! E vërteta vonon
20 Dhjetor 2021, 17:05Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar djegien e flamujve serbë nga protestuesit që dolën kundër “Open Ballkan”! Disa ndjekës i komentuan në postimin e fundit në Facebook, duke bërë që kreu i qeverisë t’u kthente një përgjigje sqaruese. Rama kujtoi se edhe gjatë vizitës së tij në Beograd, kishin djegur flamurin shqiptar, por në fund ishin prangosur nga Policia serbe. Gjithashtu shtoi se nisma ishte ajo që i duhej të ardhmes së rajonit, duke shtuar se turpi do t’i mbetet të gjithëve atyre që kundërshtuar “Open Ballkan”.
“E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare,”-shkruan numri një i qeverisë në komentin e tij.
TIRANË– 6 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë: një qytetar nga Vl...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhet e fundit vetëm pak minuta para nisjes së protestës së paralajmëruar kundër ardhjes së Preside...
TIRANË– Dy burra janë përleshur me njëri-tjetrin teksa ndodheshin në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Dosja.al ka siguruar mome...
TIRANË– Flamuri serb është djegur para godinës së Kryeministrisë së Shqipërisë. Pamjet e siguruara nga Dosja.al tregojnë momentin kur disa të rinj i ...
TIRANË – Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrrugor Blendi Gonxhe bëri me dije se rezervimi i orarit të kolaudimit të ...
TIRANË– Një gjest nga brenda selisë së Partisë Demokratike ka provokuar të gjithë të mbledhurit brenda oborrit të selisë teksa prisnin ish-kryeminist...
ITALI– 680 kg hashash dhe marijuanë janë sekuestruar në Itali në kuadër të një operacioni të zhvilluar orët e fundit. Mediat italiane shkruajnë se në pran...