Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Sekuestrohen 680 kg drogë në Itali, pranga 4 personave, mes tyre dy shqiptarë
20 Dhjetor 2021, 14:52Nga DOSJA
ITALI– 680 kg hashash dhe marijuanë janë sekuestruar në Itali në kuadër të një operacioni të zhvilluar orët e fundit. Mediat italiane shkruajnë se në pranga kanë rënë katër persona, mes tyre dy shqiptarë, një prej të cilëve njëri prej tyre posedonte edhe një pistoletë model ‘357 Magnum’.
Të katërt, me banim në provincat Alessandria dhe Asti, kishin tërhequr vëmendjen e hetuesve me lëvizjet e dyshimta që bënin. Pas hetimeve dhe ndjekjeve u zbulua se të arrestuarit e kishin bazën logjistike në një kasolle. Në momentin që policia shkoi t’i prangoste, tre prej tyre nuk kundërshtuan por u vetëdorëzuan, ndërsa njëri tentoi të fshihej.
Ai u fut nën motorin e një kamioni që përdornin për transport, por pak minuta më vonë u arrestua bashkë me tre të tjerët. Pas kontrele u gjet droga që ishte fshehur brenda rimorkios së kamionit. Pas peshimit u konstatua se aty ishin 600 kilogramë drogë. 80 kilogramë drogë të tjera u gjetën brenda njërës prej makinave me të cilat dy prej tyre kishin shkuar në kasolle për të transferuar ngarkesën.
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim para nisjes së protestës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Në njoftimin zyrtar, kërkohet që të gj...
TIRANË– Një simpatizant i Partisë Demokratike ka ngjitur shkallët e selisë blu teksa ishte duke pritur me shumë të tjerë orarin për protestës para Kr...
TIRANË– Pas Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, i thirrur Lulzim Basha, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi lexoi me...
TIRANË – Në ambientet e Policisë së Shtetit është mbajtur sot një ceremoni përkujtimore në kuadër të 50-vjetori të krijimit të Akademisë së Sigurisë....
FRANCË- Shqiptari Fitim Uka është vetëvrarë në bodrumin e gjykates në Bordo të Francës. 41-vjeçari nga Kosova, i dha fund jetës së tij duke u vetëvr...
Mos besoni lehtësisht në dhënien e kartës së identitetit, qoftë edhe sikur ata të jenë miqtë tuaj e t’ju kërkojnë ndihmë. Një student këmbëngul në polici se u m...
TIRANË– Policia e Tiranës ka marrë masa kundër tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme përballë kryeministrisë kundër vizitës së kryeministrit Serb...