Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Protesta në Laprakë, banorët: Presim të na nxjerrin jashtë edhe ne me gaz lotsjellës
21 Tetor 2021, 16:56Nga DOSJA
TIRANË– Banorët e Laprakës po mbajnë protestën e tyre të 12-të këtë pasdite të së enjtes, kundër projektit të Unazës së Re. Ata vijojnë të kërkojnë informacion dhe transparencë mbi këtë projekt dhe shprehen se nuk janë kundër zhvillimit të tij, nëse do të dëmshpërblehen me çmimin real të tregut.
“Kjo është një kërkesë legjitine e jona, sepse po mbrojmë shtëpinë tonë. Shëtpiat tona janë drejt prishjes dhe heshtja e autoriteteve e konfirmon këtë fakt. Presim veç të na nxjerrin jashtë me gaz lotsjellës si banorët e Astirit. Situatën e shoh të zymtë, ndaj në do përshkallëzojmë protestat dhe do të shkojmë tek kryeministria. Ky është një rezervuar votash për opozitën. Ata vijnë rrijnë këtu kur duan vota,” u shpreh një nga banorët për situatën.
Ndërkohë ata theksojnë se nuk janë kundër projektit, por duan të informohen se cilat shtëpi rrezikohen dhe çfarë dëmshpërblimi do të marrin.
“S’kemi ende asnje pergjijge nga shteti. Sipas atyre duhet të dalim jashtë, po ku do shkojmë? Nuk është vetëm një familje, jemi shumë. Pretendojme të vijë dikush nga qeveria, të na prezantojne projektin. Nuk jemi kundër projektit. Të na tregojnë ata që i kap rruga, të na japin lekët,” tha një tjetër.
Banorët e Laprakës kanë zhvilluar protesta prej gati një muaji tashmë. Ata vijojnë të paralajmërojnë përshkallëzim të protestës, pasi nuk po marrin përgjigjë për kërkesat e tyre. Nga institucionet përkatëse nuk ka ende asnjë reagim zyrtar.
GJIROKASTËR– 8 nxënës të ciklit të fillores në Gjirokastër janë infektuar nga pandemia e koronavirusit, disa javë pasi ka nisur sërish procesi mësimo...
VLORË– Ish- shefi i Kadatrës së Vlorës, Klodian Troci i akuzuar për shpërdorim detyre dyshohet se mund të ketë falsifikuar të tjera dosje të pronave ...
VLORË– Kanë kaluar 4 ditë nga arrestimi i ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci! Ky i fundit, mësohet se paratë, shumën prej 60 mijë eurove...
TIRANË– Vdekja e katër turistëve rusë në një hotel në Qerret thuajse një javë më parë është kthyer në ngjarjen më të bujshme të muajve të fundit në v...
KAVAJË- Menaxherja Xhudiljana Pole dhe recepsionistja Hane Kërçuku e hotel Gloria Palace janë marrë në pyetje në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rus...
Këtu në Ministrinë e Drejtësisë janë të licensuar 1400 përkthyes që kanë detyrimin dhe përgjegjësinë që të asistojnë gjatë shoqërimit, marrjes në pyetje në komi...
LUSHNJE- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ditën e sotme një pikë karburanti në ngritur në aksin rrugor Fier-Lushnje. Mësohet se pika e karbura...
TIRANË– 6 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ndë...
TIRANË-Në dosjen e Prokurorisë për vdekjen e turistëve rusë, të siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, zbardhet edhe dëshmia e shoqërueses s...