Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
PROTESTË/ Personat me aftësi të kufizuar:Qeveria të përfshijë në buxhet pagesat tona
3 Nëntor 2021, 10:24Nga DOSJA
TIRANË– Shoqata e personave me dëmtime të shtyllës kurrizore kanë dalë ditën e sotme në një protestë para Kryeministrisë. Kjo shoqatë nuk ka marrë pagesat e indeksinit dhe pagat që shteti ua jep qytetarëve që u shërbejnë këtyre personave të aftësi të kufizuar nga periudha 2005-2010, të cilën e kanë çuar në gjykatë. Sot ata kërkojnë që qeverisa t’i parashikojë këto pagesa në buxhetin e 2022 që Ministria e Shëndetësisë të nis shpërndarjen e tyre. Në rast se qeveria nuk plotëson kërkesën e tyre, ata paralajmërojnë një padi të re për shtetin shqiptar në Strasburg.
“Borxhi total që shteti na ka ne është 120 milionë euro. Pra këtë borxh me ndarjen territoriale ia kanë lënë bashkive që të na i japin, por ne mendojmë se ëhstë tagër i Buxhetit të Shtetit. Ne i kërkojmë kryeministrit që vendimet ekzekutive të gjykatës ndaj nesh ti parashikojë në buxhetin e vitit të ardhshëm. Flasim në lidhje me pagesat që ne kërkojmë, Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar këto fonde bashkive, tani për këto duhet që kryeminsitri të sensibilizohet dhe të na i japë këto para. Do i lëmë një javë apo dy javë afat dhe do të ndërmarrim hapa të tjerë. Nëse shteti nuk i zbaton vendimet e gjykatës, ne do ti drejtohemi Gjykatës së Strasburgut, atëherë kostot do të ishin më të larta. Unë kam besim te kryeministri Edi Rama, që ai do ta mbajë fjalën, ai është një njeri që e mban fjalën, dhe padiskutim që do ta mbajë premtimin. Një premtim i pambajtur mbetet borxh i pashlyer për të gjithë jetën, ne jemi në hall të madh me jetët tona, ia kaluan buxhetin bashkive me qëllim që të hiqnin barrën e tyre. Ato nuk kanë mundësi që të paguajnë, me 110 mijë lekë të vjetra, askush nuk pranon që të kujdeset për ne. Nuk të ndihmon kush”, tha përfaqësuesi i personave tetraplegjikë.
GJERMANI– Shqiptari që u vra një natë më parë në Gjermani kishte shkuar të vizitonte një të afërm në Koln për festën e Halloween-it. Mediat gjermane shkru...
LEZHË– Mikel (Gjovalin) Alia është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 21 vite e 4 muaj burg. Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të v...
TIRANË– Aktivisti i komunitetit LGBTI+ në Shqipëri, Kristi Pinderi ka reaguar pas videove të bëra publike mbrëmjen e djeshme në emisionin investigati...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, Top Channel dhe shqiptarja.com kanë në faqe kryesore takimin e...