“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Nxori në pritë shokun e tij, dënohet me 21 vite burg Mikel Alia
3 Nëntor 2021, 09:00Nga DOSJA
LEZHË– Mikel (Gjovalin) Alia është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 21 vite e 4 muaj burg. Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të vitit 2019-të nxori në pritë shokun e tij të fëmijerisë Eri Zefi për ta ekzekutuar. 42-vjeçari u shpall fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armbajtje pa leje”.
Trupa gjykuese dha dënimin maksimal për Mikel Gjovalin Alinë me 32-vite burg, dy vite më shumë seç kishte kërkuar prokuroria, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar iu ul 1 e 3 e dënimit.
Referuar dosjes hetimore, 42-vjeçari, i cili ishte edhe miku i fëmijërisë së Zefit, e ka nxjerrë në pritë, gjë që është provuar përmes pamjeve filmike dhe bisedave telefonike.
34-vjeçari Eri Zefi u gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Hetimet zbuluan se se krimi erdhi si pasojë e hakmarrjes, pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca. Ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.
TIRANË– Aktivisti i komunitetit LGBTI+ në Shqipëri, Kristi Pinderi ka reaguar pas videove të bëra publike mbrëmjen e djeshme në emisionin investigati...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, Top Channel dhe shqiptarja.com kanë në faqe kryesore takimin e...
TIRANË– Një banesë është shkrumbuar gjatë natës në fshatin Zezë të Krujës, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Banesa ka pësuar dëme materiale...
Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Kroacia janë pesë shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit e Shqipërisë gjatë vitit 202...
FUSHË-KRUJË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që...