"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
‘PS ka kritikuar veprimet e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, sot gjimnazistët nxirren për fushatë’, Bushati: Politik
14 Prill 2021, 20:09Nga DOSJA
TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, foli në një komunikim live në Instagram në një hapësirë që ai e ka quajtur ‘Sheshi publik’ ku ndër të tjera foli edhe për fenomenin e shit-blerjes së votave.
Bushati bëri një deklaratë të fortë kundër socialistëve, teksa tha se “nëse PS ka kritikuar me të drejtë veprimet e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit kur ju bënin thirrje gjimnazistëve të bënin fushatë, besoj se dhe sot nuk mund të pranojmë standardin kur në 12 të drekës gjimnazistët nxirren nga mësimi, sepse shkon dhe ju flet një prej nesh”.
“Unë e mbaj mend herën e parë që kam shkuar te kutia e votimit, 1996, zgjedhjet e përdhosura në Shqipëri. Jemi tre dekada pas rënies së komunizmit, dhe zgjedhjet vijojnë të jenë temë dite. Ne duhet ta bëjmë këtë kapërcim. Sado ta sofistikojmë procesin zgjedhor, ka një çështje që nuk e tejkalojmë dot, besimi. Është shumë e rëndësishme që në këtë proces të kuptojmë ingranazhet.
Politika filloi të mbështetej te njerëz me ‘muskuj’ apo te njerëz me të shkuar të dyshimte e kriminale. Këta njerëz erdhën dhe u bënë kolegët tanë në parlament, morën drejtimin e disa bashkive. Ne kemi dy elemente që duhet t’i trajtojmë të gjithë së bashku, së pari është sistemi, së dyti janë njerëzit. Sistemin duket se e kemi të korruptuar dhe të kalbur dhe një pjesë të njerëzve i kemi të papërshtatshëm. Nuk mjafton të vendosim gishtin mbi X apo Y, por ne kemi nevojë për një reformë të madhe politike, kemi nevojë për të kaluar testin e modernitetit. Kjo e ka origjinën së pari nga vota, nga besimi te vota dhe trajtimi i votës me dinjitet. Kurdo që Prokuroria të zgjohet nga gjumi, kurdo që SPAK të fitojë kurajon për të hetuar, nuk do na i zgjidhin gjërat me magji.
Nëse Shkodra e para 100 vitesh kishte Luigj Gurakuqin, është shumë e rëndësishme që ne ta mbajmë edhe këtë standard sot. Nëse PS ka kritikuar me të drejtë veprimet e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit kur ju bënin thirrje gjimnazistëve të bënin fushatë, besoj se dhe sot nuk mund të pranojmë standardin kur në 12 të drekës gjimnazistët nxirren nga mësimi, sepse shkon dhe ju flet një prej nesh. Nuk duhet të shkojmë në disa standarde që për fat të keq duan ta kthejnë Shqipërinë pas. Nuk ka nevojë që të jetë me regji e organizuar çdo gjë, është shumë e rëndësishme që të jetë sa më e vërtetë. Ne shqiptarët kemi shumë nevojë për liri, për ciltërsi dhe për vërtetësi”,- u shpreh ish-ministri.
Sipas Bushatit, këto janë standarde që për fat të keq duan ta kthejnë Shqipërinë pas.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme në Facebook një foto, ku shihet pjesë nga fushata e PS në Dibër dhe fushata e P...
Në sondazhin e katërt të IPSOS-Top Channel, rezulton se në qarkun e Shkodrës do të triumfojë aleanca PD-AN me 56.9% dhe do të marrë 7 mandate.Ndërsa PS do të ma...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ftuar në studion e emisionit “Real Story”, në “News 24”, tha se deklaratat e ...
Një rritje e përkrahësve vihet re edhe në partinë Social Demokrate, e cila drejtohet nga Tom Doshi. Nga të dhënat e sondazhit, rezulton se 7.5% e qytetarëve në ...
TIRANË– Në emisionin “Çim Peka Live”, kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Plarent Ndreca, foli për publikimin e të dhënave personal...
Sondazhi është kryer në periudhën 8 deri më 12 prill 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1003 të anketuarit në qarkun e Shkodrës kanë dhënë përgjigjen e...
Nga data 8 deri më 12 prill, janë intervistuar 1003 votues në qarkun e Shkodrës, të cilët kanë treguar tre problemet më të rëndësishme me të cilat përballet Shq...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video në Facebook dedikuar njerzve që duan të largohen nga Shqipëria.Mbi video ai ka ...
LUSHNJE– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbajtur ditën e sotme një takim elektoral në qytetin e Lushnjes.Pas prezantimit...
TIRANË-Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati një një lidhje ‘live’ në Instagram ka komentuar rreth publikimit të të dhënave personale të mbi ...