All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Zgjedhjet vetëm 30 ditë larg…/ Pse kërkoi verifikim për Tom Doshin? Ilirjan Celibashi shpjegohet: Kemi indicje, thirrjet e

26 Mars 2021, 10:58 Nga DOSJA
Zgjedhjet vetëm 30 ditë larg…/ Pse kërkoi verifikim
All - Paragraf - 1

TIRANËKreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një konferencë për shtyp me gazetarët duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me procesin zgjedhor që pritet të zhvillohet më 25 prill. Celibashi është përgjigjur lidhur me kandidimin e Tom Doshit, thirrjeve të ambasadores amerikane Yuri Kim për figurën e tij, ndërsa ka dhënë edhe shumën ekzakte për emrat që është kërkuar verifikim i thelluar. Sipas kreut të KQZ, për kandidatin Tom Doshi ka indicje që kanë shtyrë institucionin për të kërkuar hetimet të thelluara, ndërsa thirrjes e ambasadores Kim i ka cilësuar si të shëndetshme dhe ndihmuese. Më tej, ai ka renditur me numra të gjithë partitë politike, të cilat kanë në “filtër” gjithsej 28 kandidatë. Mes tyre, sipas tij, janë emra nga PS, PD dhe LSI. Po ashtu, Celibashi ka komentuar edhe mungesën e votave të Diasporës në këtë proces zgjedhor. 


KONFERENCA PËR SHTYP:

PYETJE: Dekriminalizimi, mes tyre keni dërguar edhe Tom Doshin, mbi ç’kriter e keni kërkuar inspektimin e tij?

Ilirjan Celibashi: Verifikimi kërkohet kur KQZ merr indicje nga formulari i deklarimit, ose nga të dhëna të tjera. Rasti i Doshit është i tillë, ku nëpërmjet të dhënave publike ka informacione që e nxisin KQZ të kërkojë informacione të tjera. Edhe në formularin e tij të dekriminalizimit ka të dhëna që shërbejnë si indicie për KQZ për ta filluar procesin.

PYETJE: Kur do njihen shqiptarët me fletën e votimit?

Ilirjan Celibashi: KQZ ende nuk ka një vendim lidhur me këtë çështje pasi mënyra sesi është organizuar, nuk ka një zë të vetëm dhe prandaj do të duhet që në finale të presim ose vendimin e KAS ose të Kolegjit Zgjedhor. Konkretisht po presim vendimin e Kolegjit. Dua t’i bëj thirrje se kemi të drejtën që këtë çështje ta shqyrtojë sa më shpejt të jetë e mundur sepse është shumë e rëndësishme.

PYETJE: A përbën moment për t’u hequr nga lista këta persona që kanë “non grata” nga SHBA?

Ilirjan Celibashi: Në rastin e zotit Doshi kemi mjaftueshëm indicje për të hetuar. Nëse rezulton se klasifikohet si i papërshtatshëm, KQZ do ta marrë vendimin përkatës.

PYETJE: Ambasadorja Yuri Kim kërkon përjashtimin e Tom Doshit, iu duket normale që një ndërkombëtare kërkon një vendimin të tillë, përsa kohë që në vendin tonë nuk ka dënim?

Ilirjan Celibashi: Ajo që Kim ka thënë lidhet vetëm me sjellën në vëmendje të rastit, në asnjë rresht nuk kam lexuar urdhërimin e saj ndaj KQZ. As ajo nuk do t’ja lejonte vetes këtë. Është një sjellje në vëmendje për këtë rast apo dhe të tjera dhe nuk shoh asgjë të keq. E konsideroj të shëndetshme dhe ndihmuese ndaj KQZ. Nuk kanë asnjë interes në Shqipëri veçse të forcojnë demokracinë, siç mund të kenë të tjerët. 

PYETJE: Sa është numri i kandidatëve që KQZ ka nisur në Prokurori dhe cilave subjekteve u përkasin?

Ilirjan Celibashi: Nga verifikimi i kryer deri tani kemi dërguar për verifikim 28 kandidatë, nga të cilët; 5 janë nga koaliconi ABOEK; 2 nga PBD; 2 nga LPN; 1 nga Lëvizja e Re; 6 nga LSI; 2 nga Nisma Thurje; 4 nga PD dhe 3 nga PS. Këtë listë do ta bëjmë publike sepse është informacion publik. Nuk klasifikohen si të padenjë për t’u kualifikuar. Një pjesë e madhe prej tyre kanë shënime në formular dhe dënime penale që kanë vepra penale të lehta dhe konsiderohen të parashikuara në Kodin Penal. Por janë të mjaftueshme që të shikohet më thellë lidhur me ta.

PYETJE: Vota e Diasporës?

Ilirjan Celibashi: Për këto zgjedhje nuk do të jetë e mundur dhe pse kemi patur të gjithë angazhimin institucional qoftë unë si komisioner apo në tërësi KQZ po për shkak të kohës dhe kompleksitetit të procesit nuk e patëm të mundur që vota e diasporës të ishte e realizueshme dhe për këto zgjedhje. Jo për t’u justifikuar po dua të sjell në vëmendje që dhe nëse ky proces nga pikëpamja e infrastrukturës dhe po u miratuan aktet nënligjore, ne na mungon diaspora zyrtarisht. Nga 800 e ca para ca muajsh sot kemi 3600. Prapë do organizonim një proces zgjedhor për një numër pothuajse të papërfillshëm qytetarësh shqiptarë që jetojnë jashtë territorit dhe përsëri nuk do realizonim qëllimin për t’i krijuar mundësi për të votuar, kjo do të thotë që qeveria dhe partitë politike duhet të nxisin të gjithë qytetarët tanë që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë për t’u regjistruar dhe deklaruar vendbanimin e tyre të përhershme, përndryshe prapë do jemi në situata ku dhe pse duhet ti kemi aktet nënligjore të miratuara dhe infrastrukturën të ngritur do na mungojnë votuesi.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi kqz ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi kqz ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion