LIVE UPDATES
Politike

‘Pse nuk e ndjekin Bashën kur ikën nga Kuvendi?’/ Vasili: Janë momente të improvizuara, nuk do të thotë se duh

20 Shtator 2021, 13:06 Nga DOSJA
‘Pse nuk e ndjekin Bashën kur ikën nga Kuvendi?’/ Vasili:

TIRANË– Nënkryetari i LSI, deputeti Petrit Vasili, komentoi zhvillimet e fundit politike në në News24. Vasili tha se LSI nuk po bën përpjekje dhe as negociata për të krijuar një grup parlamentar në Kuvend, pasi sipas tij, koncepti i grupit është thjesht një burokraci parlamentare, pasi një parti mund t’i vijojë betejat e saj edhe pa grup. Ai tha se

I pyetur se kur do takohet Kryemadhi me Bashën, Vasili iu përgjigj: “Unë nuk di që të ketë pasur asnjë lloj takimi të partive opozitare pas zgjedhjeve. Nuk kam parë asnjë njoftim publik që të ketë pasur takim të një formati të dikurshëm opozitar”. Përjashtimin e Berishës e konsideroi problem të brendshëm të PD-së ndërsa faktin që LSI nuk largohet nga Kuvendi kur largohet Basha tha se kanë qënë momente të improvizuara.

I pyetur për marrëdhëniet mes PD dhe LSI, Vasili nuk pranoi që mes dy partive opozitare të ketë krisje, duke shtuar se që të dyja partitë mbeten opozitare dhe kauza e tyre është e njëjtë, pavarësisht se secila parti mund ta shprehë atë në forma të ndryshme.

“Nuk jemi larg me njëri-tjetrin, jemi në sallën e parlamentit të vendosur në krahun opozitar. Edhe më parë, gjithmonë ka pasur momente kur partitë marrin vendimet e tyre sovrane. Ne kemi pasur raport tjetër kur ishte çështja e grevës, edhe kjo krijoi diskutim atëherë. Nuk ka vend për diskutim, çdo forcë opozitare zgjedh se cili është aksioni më i drejtë politik, ndërsa një forcë tjetër zgjedh një gjë tjetër. Ne nuk jemi një parti dhe s’do të jemi kurrë. Unë e them publikisht që kam votuar kundër kryetares së Kuvendit, ndërsa PD zgjodhi të merrte një vendim më spektakolar, të griste votën, por produkti i fronit opozitar në fund është i njëjtë. Ne nuk jemi PD dhe PD nuk është LSI. Sa i përket faktit që nuk jemi larguar nga salla e Kuvendit me PD, mund të them se ka disa momente, që kanë qenë krejt të improvizuara, të çastit. Tani nuk mund të ketë improvizime. Largimi nga salla apo qëndrimi nuk është një vendim kaq i madh politik. Kur një forcë politike në një moment, për shkak të indinjatës së saj, zgjedh të largohet, nuk do të thotë se do ta ndjekim, por e rëndësishme është që numrat mbeten prapë aq, që mazhoranca të mos ketë më shumë dhe kjo s’do të ndodhë. Ne jemi në opozitë të dyja palët, ka vetëm një garë. Edhe në zgjedhje ne konkurruam LSI në një anë, PD në anën tjetër. Ne kemi një qëndrim opozitarizmi të fortë e të vërtetë dhe besoj se këtë bën edhe PD. Kemi edhe kryetarin e një partie tjetër opozitare, siç ishte z.Dule, që zgjodhi të votojë”, tha Vasili.

Pse Kryemadhi nuk takohet me Bashën?

Unë nuk di që të ketë pasur asnjë lloj takimi të partive opozitare pas zgjedhjeve. Nuk kam parë asnjë njoftim publik që të ketë pasur takim të një formati të dikurshëm opozitar.

Vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, si e gjykoni?

Ky është një problem i brendshëm i PD dhe sigurisht i takon asaj ta zgjidhë. Unë kam vetëm këtë, PD është një parti që ka bërë histori në pluralizmin e Shqipërisë. Besoj se PD, sa i takon rezultateve, nuk kanë të krahasuar me tetë vitet e rilindjes, që me shëndetësinë, infrastrukturën, etj. PD ka gjithë eksperiencën e duhur dhe një pasuri të madhe personalitetesh, që do ta zgjidhin në rrugën e duhur. Një debat i madh vetëm zgjon energji të reja dhe shton tempujt e demokratizimit. Basha përgjigjet vetë për vendimet e veta, nuk mund të jem avokat i vendimeve të tij.

Ajo që thotë Berisha lidhur me sovranitetin besoj se në këtë pikë jemi të gjithë në një varkë, sovraniteti as mund të shitet, as të blihet dhe as të luhet me të. Kemi një kryeministër pazarxhi kufijsh për Shqipërinë e Kosovën, ka shitur gjithë sovranitetin e Shqipërisë, ndaj dhe sovraniteti sot është më i tronditur se kurrë. Pra, ky shqetësim madhor i Berishës, sigurisht që është kapur dhe nga ne, por me tonet dhe zërin e Berishës, i bën mirë vendit.

A besoni në pazare të mundshme Rama-Basha?

Unë kam vetëm një kriter, që nuk e negocioj, që çdo çështje që zhvillohet në tryezë, ka një zgjidhje, në të kundërt, çdo çështje që zhvillohet jashtë kornizës së transparencës, nuk do të jetë kurrë një zgjidhje. Transparenca duhet të jetë parësore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike petrit vasili petrit vasili

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet