LIVE UPDATES
Ekonomi

Pse po ecën ngadalë fiskalizimi?

24 Tetor 2021, 05:11 Nga DOSJA
Pse po ecën ngadalë fiskalizimi?

Nga 1 janari 2021 deri në fillim të muajit tetor janë fiskalizuar 30% e bizneseve aktive. Kontabilistët dhe audituesit ligjorë thonë se miratimi i aktit normativ për heqjen e gjobave deri më 31 dhjetor 2021 po ngadalëson ecurinë e procesit. Problemet me platformën SelfCare dhe vështirësitë me ndërveprimin mes bizneseve, sipas ekspertëve do të zgjasin edhe më shumë zbatimin në kohë të fiskalizimit dhe do të rrisin kostot për subjektet.

Dorina Azo

Në shtator 2021 nisi zbatimin procesi i fiskalizimit për biznesin e vogël, që vlerësohet faza më e vështirë, për shkak të numrit të lartë të subjekteve që kryejnë transaksione me para në dorë. Kjo ishte faza e tretë dhe finale, ndërsa e dyta, për bizneset që mes tyre kryejnë transaksione pa para në dorë nisi zbatimin nga 1 korriku, në të cilën kishin detyrimin të fiskalizoheshin 34,000 subjekte (nga 51,000 që deklaruan fillimisht tatimet). Në total, bashkë me fazën e tretë kanë detyrimin e fiskalizimit e kanë 120 mijë subjekte.

Faza II nisi në një kohë kur shumë tatimpagues nuk ishin të pajisur me certifikatën elektronike, por pavarësisht kërkesave të tyre dhe shoqatave të bizneseve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk e shtyu afatin e zbatimit. Në ditët e para të muajit korrik, procesi u shoqërua me bllokim të portalit SelfCare (ku çdo subjekt për t’u regjistruar për fiskalizimin është i detyruar të ngarkojë certifikatën elektronike në portal) dhe me probleme praktike të zbatimit. Qeveria ndërkohë miratoi aktin normativ në ligjin për procedurat tatimore për mosaplikimin e dënimeve administrative deri më 31 dhjetor 2021.

Deri tani, numri i bizneseve të fiskalizuara është shumë i ulët. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për “Monitor”, deri më 3 tetor janë fiskalizuar 30% e totalit prej 120,000 bizneseve aktive që kanë detyrimin të fiskalizohen. Nga bizneset e vogla, 23% e tyre janë fiskalizuar. Më certifikatë elektronike nga AKSHI janë pajisur 38% e bizneseve.

Për kontabilistët dhe audituesit ligjorë, numri i ulët i bizneseve të fiskalizuara është për shkak të keqkuptimit të aktit normativ për mosvendosjen e gjobave. Shqetësuese për ta janë edhe mjaft probleme ende të pazgjidhura të fiskalizimit, vështirësitë në ndërveprimin e bizneseve të fiskalizuara me ato të pafiskalizuara, si dhe ngadalësia me të cilën punon sistemi SelfCare. Ekspertët pohojnë se në këtë situatë, realizimi i plotë i fiskalizimit jo vetëm që do të kërkojë kohë, por do të rrisë kostot e biznesit. Shtrirja e procesit në të gjithë Shqipërinë konsiderohet i pamundur.

Numri i bizneseve të fiskalizuara

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) për “Monitor”, numri total i bizneseve të vogla të fiskalizuara deri në datën 3 tetor është 20,685 apo 23% e atyre që kanë detyrimin të fiskalizohen. Tatimpagues të fiskalizuar në total, deri më datë 3 tetor, janë 36,847 apo rreth 30% e totalit prej 120,000 subjekte që kanë detyrimin të fiskalizohen.

Nga nisja e procesit deri më 5 tetor, sipas të dhënave të AKSHI-t në total janë lëshuar 74,382 certifikata elektronike. Janë edhe 7,333 subjekte që kanë aplikuar dhe janë në pritje të pajisjen me certifikatë elektronike. Në total, numri i faturave të lëshuara është 48,9 mln, ku 46,6 mln është numri i faturave të lëshuara me para në dorë dhe 2,2 mln është numri i faturave pa para në dorë.

Arsyet e fiskalizimit të ngadaltë

Për kontabilistët, numri i bizneseve të fiskalizuara deri tani është shumë i ulët. Kontabilisti Sotiraq Dhamo vlerëson se një ndër arsyet kryesore se pse shumë biznese nuk po fiskalizohen është, pasi prej tyre është keqkuptuar akti normativ për mosvendosjen e gjobave. Z. Dhamo thotë se, në këtë situatë, duhet që administrata tatimore të sqarojë tatimpaguesit se çfarë nënkupton faza tranzitore, cilat janë detyrimet e subjekteve për fiskalizimin deri më 31 dhjetor dhe se çfarë do të ndodhë me ato që nuk janë fiskalizuar pas 1 janarit 2022.

“Procesi i fiskalizimit ka rënë në gjumë. Janë shumë subjekte (sidomos të vogla) që nuk po fiskalizohen, pasi sipas tyre kanë afat deri më 31 dhjetor. Të tjerë, edhe pse janë fiskalizuar, nuk po lëshojnë fatura të fiskalizuara. Subjektet e pajisura me certifikatë elektronike vazhdojnë të lëshojnë faturat nga blloqet tatimore. Ka edhe biznese që janë të pajisur me certifikatë elektronike dhe kanë lidhur edhe kontratë për përdorimin e zgjidhjeve software, por sërish nuk lëshojnë fatura të fiskalizuara. Kjo ndodh pasi shumë biznese po përfitojnë nga faza tranzitore e mosvendosjes së gjobave. Në anën tjetër ka shumë njerëz që keqinformojnë subjektet.

Në këtë situatë kaotike, i gjithë presioni bie mbi kompanitë blerëse që janë të rregullta dhe janë fiskalizuar. Administrata tatimore duhet të sqarojë fazën tranzitore, pasi po keqkuptohet nga subjektet (të cilët shprehen që ka kohë deri më 1 janar të fiskalizohen). Tatimet duhet të mbajnë qëndrime të drejtpërdrejta, me sqarime zyrtare të bazuara në ligj dhe udhëzim, por edhe me video në televizione që biznesi i vogël i cili nuk mund të ndjekë trajnimet online, të mësojë si funksionon procesi, pasi shumë prej tyre janë keqinformuar nga të tjerë”, pohon Dhamo.

Edhe për audituesin ligjor, Sokol Toska, procesi i fiskalizimit nuk po zbatohet nga bizneset për shkak të aktit normativ për heqjen e gjobave, lëshimit të faturave nga blloqet tatimore nga disa biznese, si dhe vonesat në pajisjen me certifikatën elektronike.

“Një pjesë e bizneseve nuk po zbatojnë fiskalizimin, edhe pse janë të pajisura me certifikatë elektronike dhe me zgjidhjet software, si dhe kanë akses në platformën qendrore, për shkak të koniunkturave të tregut. Shumë klientë të bizneseve vazhdojnë të pranojnë fatura nga blloqet tatimore.

Në anën tjetër janë të shumtë tatimpaguesit që nuk shqetësohen për fiskalizimin, për shkak të aktit normativ për mosvendosjen e gjobave deri më 31 dhjetor 2021. Subjekte të tjera po hasin vështirësi në pajisjen me certifikatë elektronike, pavarësisht se kanë kryer aplikimin prej disa javësh. Platforma SelfCare ka shfaqur mjaft probleme dhe ndërveprimi është tepër i vështirë. Kjo jo vetëm në rastin e bizneseve të fiskalizuara që nuk përdorin zgjidhjet software, por përdorin platformën SelfCare për lëshimin e faturave (përmendim rastin e bizneseve të shërbimit që nuk lëshojnë shumë fatura dhe aktualisht po përdorin platformën). Edhe bizneset që përdorin zgjedhjet software janë të detyruar të përdorin platformën qendrore për rakordimin e faturave në fund të muajit, por ky proces kërkon punë voluminoze”, pohon z. Toska.

Sotiraq Dhamo

Procesi i fiskalizimit ka rënë në gjumë. Janë shumë subjekte (sidomos të vogla) që nuk po fiskalizohen, pasi sipas tyre kanë afat deri më 31 dhjetor. Të tjerë, edhe pse janë fiskalizuar, nuk po lëshojnë fatura të fiskalizuara. Kjo ndodh pasi shumë biznese po përfitojnë nga faza tranzitore e mosvendosjes së gjobave. Në anën tjetër ka shumë njerëz që keqinformojnë subjektet. Në këtë situatë kaotike, i gjithë presioni bie mbi kompanitë blerëse që janë të rregullta dhe janë fiskalizuar.

Sokol Toska

Një pjesë e bizneseve nuk po zbatojnë fiskalizimin, edhe pse janë të pajisura me certifikatë elektronike dhe me zgjidhjet software, si dhe kanë akses në platformën qendrore, për shkak të koniunkturave të tregut. Shumë klientë të bizneseve vazhdojnë të pranojnë fatura nga blloqet tatimore. Në anën tjetër janë të shumtë tatimpaguesit që nuk shqetësohen për fiskalizimin, për shkak të aktit normativ për mosvendosjen e gjobave deri më 31 dhjetor 2021

Biznesi i vogël, probleme me faturat e blerjes

Ndër problemet kryesore që mbetet për t’u zgjidhur te biznesi i vogël është deklarimi i faturave të blerjes sipas sistemit të ri. Udhëzimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) përcakton se dorëzimi i deklaratës të TVSH-së dhe librave të blerjes dhe shitjeve do të vazhdohen të deklarohen me sistemin e vjetër deri në periudhën 31 dhjetor 2021. Bizneset, aktualisht muajin shtator po e deklarojnë me sistemin e vjetër.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo nënvizon se librat e shitjes dhe të blerjes duhet të formatohen në platformën SelfCare sipas formatit aktual, me qëllim që të mos krijohen probleme pas 1 janarit 2022. “Faturat e blerjes, sido që t’i marrin bizneset e vogla, i deklarojnë në librat e blerjes me exel, më pas deklarohen ne e-filing. Kjo është sipas faturimit të vjetër. Pjesa më e madhe e biznesit të vogël nuk hyn në platformë që të shikojë faturat e blerjes. Nga 1 janari 2022, bizneset nuk kanë mundësi të shkarkojnë librat e shitjes në e-filing.

Nga ana tjetër, portali duhet të formatojë librin e blerjeve dhe shitjeve, siç e kërkon ligji për TVSH-në, ashtu siç del, libri është i komplikuar dhe jo në përputhje me ligjin e TVSH-së. Pra libri i blerjes duhet të formatohet në exel, siç e udhëzon edhe ligji. Nëse kërkon në platformë, libri i blerjes dhe shitjes nuk është sipas standardit aktual që plotësojnë bizneset. Është e domosdoshme të bëhet sipas kërkesës së ligjit të TVSH-së dhe në formatin aktual me të cilin bizneset janë ambientuar”.

Kontabilistët dhe ekspertët parashikojnë mosfunksionim të portalit SelfCare nga 1 janari 2022 kur pritet të përfshihen 120,000 subjektet që kanë detyrimin të ndryshojnë faturimin. Për kontabilistët, ngadalësia me të cilën punon aktualisht sistemi (kur janë të fiskalizuar 30% e subjekteve) nuk ofron garanci për funksionim të plotë nga 1 janari 2022.

“Është e pamundur që problemet e shumta të fiskalizimit të zgjidhen për dy muaj. A do të ndodhemi më 1 janar 2022 në situatën siç u ndodhëm më 1 korrik 2021? Më 1 korrik, një pjesë e bizneseve nuk ishin të fiskalizuara dhe faturat e lëshuara para fiskalizimit nuk mund të përdoreshin, pasi mungonin referencat dhe platforma e përditësuar me të gjitha faturat. Probleme do të ketë edhe me vetëfaturimin, faturat e dubluara, si dhe nga ngadalësia e sistemit SelfCare.

Sistemi po punon shumë ngadalë me 36,000 mijë biznese të fiskalizuara dhe do të jetë e vështirë të punojë me 120,000 biznese. A kanë nisur Tatimet të analizojnë ngadalësinë e sistemit? A po punohet për rritjen e kapacitetit? Kjo është një situatë shumë e rëndësishme që duhet të vlerësohet prej tyre”, thotë kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Kontabilisti Armand Mala nënvizon se nisja e fazës së tretë, ditët e para, ishte një kolaps total. “Portali SelfCare ishte thuajse i paaksesueshëm, por me kalimin e ditëve, portali mund të aksesohet, por sërish punon me një ritëm shumë të ngadaltë. Mbetet për t’u parë sesi sistemi do të reagojë kur të gjitha subjektet të jenë të fiskalizuara, pasi jemi diku në 25-30% të numrit total të subjekteve”.

A do të shtyhet faza tranzitore përtej 1 janarit 2022

Në situatën kur ka ende shumë probleme të reformës së fiskalizimit të paadresuara, kontabilisti Armand Mala rekomandon se nëse bizneseve do t’u nevojitet më shumë kohë, duhet të shtyhet periudha e faljes së gjobave përtej 1 janarit 2022. “Disa nga problematikat e ngritura nga biznesi kanë gjetur tashmë zgjidhje nga DPT. Shumë çështje që po pengonin zbatimin e procesit u adresuan nga Tatimet.

Shpresojmë në një angazhim maksimal për zgjidhjen e secilës prej problematikave të ngritura nga bizneset, në mënyrë që fiskalizimi të ketë sukses dhe nëse faza tranzitore do të kërkojë më shumë kohë se afati 31 Dhjetor, t’i jepet kohë. Më duket e pamundur që duke filluar nga 1 Janari 2022 gjithsekush të jetë gati dhe në këtë situatë, u referohem të gjitha palëve të përfshira në proces, jo vetëm bizneseve”, thotë Mala.

E pyetur nëse duhet shtyrë faza tranzitore përtej 1 janarit 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dha këtë përgjigje për “Monitor”: “Me Aktin Normativ Nr. 27, datë 1.7.2021, është shtyrë vendosja e penaliteteve që lidhen me fiskalizimin deri në datën 1 Janar 2022. Prej datës 1 Shtator 2021, të gjitha subjektet duhet të fiskalizojnë transaksionet e tyre”. Më herët edhe përfaqësues të shoqatave të biznesit, në një takim me DPT, kërkuan shtyrjen e afatit për aplikimin e gjobave, parashikuar aktualisht për 1 Janar 2022.

Marre nga MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi fiskalizimi ne shqiperi fiskalizimi fiskalizimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj