LIVE UPDATES
Aktualitet

Publikohet raporti i Këshillit të Evropës: Ka pasur përkeqësim të lirisë së medias, qeveria i sulmon

11 Maj 2020, 13:54 Nga DOSJA
Publikohet raporti i Këshillit të Evropës: Ka pasur

TIRANË- Këshilli i Evropës ka publikuar raportin vjetor nga organizatat partnere tek Platforma e Këshillit të Evropës për të promovuar mbrojtjen e gazetarisë dhe Siguria e Gazetarëve. Në këtë raport në një pjesë flitet për Shqipërinë, ku thuhet se në Shqipëri ka pasur një përkeqësim për lirinë e medias.

Në disa faqe të raportit jepen disa shembuj, të dhunës ndaj gazetarëve, të pushimit të tyre nga puna. Ata shtojnë se Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mediat dhe ka urdhëruar mbylljen e disa prej tyre. “Në fund të dhjetorit 2019 kishte 11 alarme aktive për Shqipërinë, me 7 raste të reja të paraqitura në Platformë në vitin 2019, krahasuar me vetëm 1 në vitin 2018. Kjo rritje e dukshme sinjalizon një përkeqësim të kushteve të punës së gazetarëve në vend”, shtohet më tej.

PJESË NGA RAPORTI PËR SHQIPËRINË

34 alarme në 11 vende në lidhje me dhunën kundër ose pengimin e gazetarëve gjatë protestave, tubimeve dhe ngjarjeve të tjera publike. Ato përfshijnë sulme fizike ndaj gazetarëve, shkatërrim të pajisjeve profesionale dhe arrestime ose ndalime. Kjo rritje e dhunës anti-media në tubimet publike përfaqësoi rritjen më të mprehtë të të gjitha kategorive të alarmeve në vitin 2019, duke reflektuar kulmin e sulmeve në rrugë qoftë nga policia ose nga protestuesit dhe aktivistët në pjesë të ndryshme të Evropës. Sulmet fizike nga autoritetet ligjzbatuese u pasqyruan në Platformë në lidhje me përplasjet në Shqipëri, Bullgari, Francë, Itali dhe Federatën Ruse.

Alarmet e dhëna në vitin 2019 për Shqipërinë, Turqinë dhe Ukrainën, nxorën në pah vendimet gjyqësore ose rregullatore që bllokojnë aksesin në faqet e internetit që përmbajnë lajme dhe informacione. Në korrik, një gjykatës në Turqi bllokoi aksesin në 136 faqe interneti, përfshirë portalet e lajmeve, si dhe dhjetëra llogari të mediave sociale. Më 1 dhjetor, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama urdhëroi Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të bllokojë portalet e lajmeve në internet me justifikimin e shpërndarjes së’lajmeve të rreme’, që shkaktuan panik pas tërmetit shkatërrimtar.

Probleme të ngjashme u raportuan në shumë shtete anëtare: Gazetarët gjithashtu u kërcënuan, sulmuan ose arrestuan gjatë demonstratave në Katalonja (Spanjë); në Turqi gjatë protestave kundër operacioneve ushtarake në Siri dhe kundër shkarkimit të kryebashkiakëve të zgjedhur në qytete të juglindjes së vendit; gjatë protestave kundër korrupsionit dhe politikave publike në Shqipëri dhe Azerbajxhan, dhe në vazhdën e zgjedhjeve lokale në Federatën Ruse.

Në Shqipëri,gazetarja britanike Alice Taylor ishte subjekt i një fushate sulmesh e shpifjesh në internet, pasi foli për ‘Russia Today’ lidhur me protestat në vend. Alarmet e reja në vitin 2019 që sinjalizuan përkeqësimin e kushteve të punës së gazetarëve në Shqipëri. Në fund të dhjetorit 2019 kishte 11 alarme aktive për Shqipërinë, me 7 raste të reja të paraqitura në Platformë në vitin 2019, krahasuar me vetëm 1 në vitin 2018. Kjo rritje e dukshme sinjalizon një përkeqësim të kushteve të punës së gazetarëve në vend.

Katër alarme kishin në fokus ngacmimin dhe frikësimin e gazetarëve, përfshirë dhunën fizike. Një gazetare britanike, Alice Taylor, e cila punon për portalin në internet Exit.al, ishte shënjestra e një fushate shpifjesh pas deklaratës që ajo dha për ‘Russia Today’. Portalet lokale publikuan foto ku akuzonin gazetaren se kishte lidhje dhe ishte e paguar nga Rusia, teksa pretendohej se portali i saj ishte i lidhur me një parti opozitare.

Më 13 prill 2019, disa gazetarë u lënduan kur policia shqiptare hodhi gaz lotsjellës drejt turmës së njerëzve gjatë një demonstrate në Tiranë. Një reporter thuajse humbi ndjenjat nga gazi lotsjellës dhe ishte i paaftë për të bërë punën e tij. Një tjetër u godit në kokë me një shkop metalik. Dyshohej se personi që e goditi ishte oficer policie. Autoritetet shqiptare iu përgjigjën alarmit në qershor, duke thënë se në asnjë rast policia nuk kishte ushtruar dhunë ndaj gazetarëve apo kameramanëve.

Më 29 qershor 2019, gazetari dhe kameramani Enver Doçi i televizionit ‘News 24’ u sulmua nga oficerët e policisë, ndërsa po filmonte arrestimin e demonstruesve në Dibër. Raportohet se policia e goditi dhunshëm në këmbë dhe në njërin krah. Policia e Shtetit iu përgjigj alarmit, duke thënë se i vinte keq për ‘veprimin e pakujdesshëm të kryer nga një oficer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, duke shtyrë gazetarin Enver Doçi, teksa ai ishte duke filmuar operacionin policor’.

Televizioni ‘News 24’ njoftoi mbylljen e dy emisioneve: ‘Të Paekspozuarit’ të Ylli Rakipit dhe ‘Krasta/A Shoë’ të Adi Krastës. Të dyja emisionet ishin kritike ndaj Kryeministrit Edi Rama. Gazetari Adi Krasta e kishte ndërprerë punën me emisionin e tij, pas raportimeve se presidenti i ‘News 24’, Irfan Hysenbelliu, ishte ‘kërcënuar’ nga Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Më 19 korrik 2019, gazetari Artur Çani zbuloi se Kryeministri kishte takuar pronarin e ‘News 24’ për të kërkuar shkarkimin e gazetarit Ylli Rakipi nga detyra në këtë televizion, duke e paralajmëruar se edhe Adi Krasta kishte të ngjarë të humbiste punën e tij.

Këshilli Shqiptar i Mediave, një OJQ që përbëhet nga gazetarë dhe profesionistë të mediave, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se shfrytëzoi situatën pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 për të mbyllur ose bllokuar mediat kritike në internet. Më 30 nëntor 2019, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bllokoi portalin e lajmeve ‘joqalbania.com’. Një tjetër çështje madhore në Shqipëri ishte edhe një seri ndryshimesh ligjore në ligjet nr. 9918 ‘Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë’ dhe nr. 97/2013 ‘Për median audio-vizuale në Republikën e Shqipërisë’, që do t’u jepnin më shumë fuqi autoriteteve shtetërore për të rregulluar përmbajtjen e publikuar nga media online.

Ky legjislacion u prezantua si paketa ‘anti-shpifje’ dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë më 3 korrik 2019. Në dhjetor 2019, Parlamenti shqiptar miratoi këto ndryshime ligjore me shumicë të madhe votash. Organizatat për lirinë e mediave paralajmëruan se paketa ligjore do të zëvendësojë vetë-rregullimin aktual të mediave online me rregullore të përcaktuara nga autoritetet shtetërore, duke refuzuar ndryshimet e minutës së fundit, që u cilësuan si ‘kozmetike’. Pasi Presidenti shqiptar i ktheu ligjet për shqyrtim, shumica parlamentare ra dakord të presë mendimin e Komisionit të Venecias përpara se të votonte paketën legjislative me një procedurë të përshpejtuar në mars 2020.

RAPORTIN E PLOTË E LEXONI KËTU, PËR SHQIPËRINË FLITET NË FAQEN 33

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet liria e medias raporti i keshillit te evropes siguria e gazetareve liria e medias raporti i keshillit te evropes siguria e gazetareve

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit