Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Në një njoftim nga ana e Bashës, thuhet se gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e mëtejshme të aktivitetit pas pamdemisë Covid 19.
Sipas njoftimit nga ana e PD-së, qeveria nuk ka marrë asnjë masë konkrete për t’u ardhur në ndihmë. Përballë Bashës, përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë shprehën shqetësimin e thellë për uljen e ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve, por edhe për humbjen e vendeve të punës, faktorë që kanë prekur pjesën dërrmuese të bizneseve prodhuese.
“Paketat ekonomike të qeverisë nuk e kanë ndihmuar aspak këtë sektor që, çdo ditë e më shumë, po varfërohet dhe rrënohet nga pandemia e krizës ekonomike. Mungesa e likuiditetit në zinxhirin prodhues, shoqëruar dhe me mungesën e aksesit në garancinë sovrane janë faktorë shtesë që e bëjnë sektorin e prodhimit shqiptar një nga më të rrezikuarit nga falimentimi për shkak te keqmenaxhimit të ekonomisë gjatë periudhës së pandemisë,”– shkruhet në njoftimin e ardhur nga selia blu.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndau shqetësimin se pandemia ekonomike po shkatërron çdo sektor të ekonomisë, duke rritur ndjeshëm varfërinë dhe papunësinë.
“Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen dita-ditës. Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra e mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur, ndërkohë që, po kaq, i ka dhënë qeveria klienteve të saj për 2 km rrugë tek Unaza e Re,”– tha Basha.
Kryetari Basha i konsideroi të drejta shqetësimet e ngritura nga Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe i siguroi ata se PD do të jetë në krah të biznesit duke mbështetur kërkesat e tyre legjitime, si rruga e vetme për të shmangur katastrofën ekonomike dhe humbjen e dhjetëra mijëra vende pune.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë, ku janë përplasur dy automjete, që drejtoheshin nga shtetasit J.M dhe E.M. Sip...
TIRANË- Berberët dhe parukeritë kanë ngritur qepenët ditën e sotme duke nisur nga puna. Në fotot e publikuara në media shihet se këto biznese ditën e sotme...
Shqipëri- Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ka ardhur sot historia e Alket Sades, një 36-vjeçar, i cili ka udhëtuar mes peripecive dhe...
Tiranë– Kryeprokurori, Olsian Çela ka deklaruar në Komisionin e Çështjeve ligjore se kultivimi i kanabisit është rritur në katër qarqe të vendit. ...
BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike, për shkak se në banesën e tyre në Londër janë gjetur kokainë dhe armë. Në bazë të raportimit...
Tiranë- Ditën e sotme një grup aktivistësh dhe mbrojtës së kauzës së godinës së Teatrit Kombëtarë depozituan në Këshillin e Lartë të Shtetit një kërkesë për aud...
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen për ndarjen nga jeta të akademikut Gudar Beqiraj. Në një status të publik...
TIRANË– Akademia e Shkencave ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Gudar Beqirajt, i cili vdiq sot, në ditën kur do të mbushte plot 72 vje&ccedi...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka dërguar sot në SPAK të gjitha shkresat e kërkuara për tenderat sekretë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prokurori ...
BERAT- Berati është një nga qytetet që prej dy javësh është pjesë e bashkive të përfshira në zonat e gjelbra. Dosja.al sjell pamjet e ditës së sotme në Berat, k...