LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Puna në biznes s’mund të kompensohet nga rrogat e luksit në televizion”, Arbër Çepani: Pse u largova nga ekrani

7 Gusht 2019, 07:17 Nga DOSJA

E konsideron veten “njeri nate”, por duke drejtuar një program mëngjesi, kuptoi se ia vlen më shumë të jetë një person i orëve të para. Por pas tri vitesh nga jeta e tij duke moderuar “Mirëmëngjes Shqipëri”, Arbër Çepani ka njoftuar ndjekësit se po largohet nga emisioni. Ish-fituesi i “Big Brother” njoftoi marrjen e këtij vendimi që nuk pritej, ndërkohë që në këtë intervistë zbulon arsyen pse po e mbyll me kaq këtë eksperiencë. Për jetën mes biznesit dhe televizionit, dashurinë dhe planin për t’iu rikthyer një formati mbrëmjeje dhe të tjera sekrete nga jeta e tij, i rrëfen të gjitha për “Panorama Plus”.

Intervista

Vendos të largohesh nga emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjes Shqipëri”, lajm që e ke dhënë vetë me një status në rrjetet sociale. Mos ndoshta nga “Mirëmëngjes” ka ardhur koha t’i thuash publikut “Natën e mirë” me një program nate?

Kam qenë gjithmonë njeri i natës, derisa nisa të drejtoj emisionin e mëngjesit dhe kuptova që është shumë më mirë të jesh njeri i mëngjesit. Tashmë pas 3 vitesh me ose pa emision, zgjimi në 06:00 të mëngjesit më është kthyer në zakon dhe më pëlqen sepse je shumë më efektiv në rezultate. Sa për një emision që uron natën e mirë, mund edhe të jetë, por e sigurt është që nuk do jetë i përditshëm, sepse më kushton shumë koha për dedikim të përditshëm në televizion.

Mund ta konsiderojmë këtë një heqje dore në mënyrë graduale nga ekrani?

Nuk e shoh si një heqje dorë nga televizioni, më shumë sesa heqje dore thjesht nga përditshmëria. Duhet të bashkoj pasionin për televizionin me pasionin për sipërmarrjen. Një format që i lidh të dyja është jo vetëm ndryshe nga çfarë ofron momentalisht tregu televiziv, por edhe shumë i nevojshëm.

Paralelisht merresh dhe me sipërmarrjen tënde. Çfarë u bë me gjobën 40 milionë lekë nga Tatimet?

Nuk ka gjobë që të ndalojë vrullin, energjinë dhe dëshirën që kemi për të materializuar ëndrrat tona.

Në merkaton televizive mund të themi se je ndër më të paguarit dhe cila është partnerja e duhur për ty?

Pagesa është gjithmonë relative. Një ditë punë, që unë nuk i dedikohem cilësisë së bizneseve që unë ndjek, nuk mund të kompensohet financiariasht asnjëherë edhe nga rrogat e luksit në televizion. Sa për partneren e duhur, më të duhur se Blerinën që në 3 edicione nuk kujtoj të kemi pasur asnjëherë një zënkë të vetme, vështirë se do mund të gjej.

I hyre televizionit pas eksperiencës si lojtar e fitues i “Big Brother”. Është ekrani magneti që s’të lë t’i largohesh?

Ekrani është një privilegj i jashtëzakonshëm, që të jep mundësinë të jesh në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit. Lum kush e kupton dhe e përdor për qëllime fisnike.

Ty për çfarë të ka ndihmuar në jetë fama televizive?

Për të qënë më afër njerëzve.

Po ambiciet politike, a janë pjesë e karrierës tënde? Ke ndonjë synim të tillë?

Çdo qytetar duhet të aktivizohet politikisht, por e keqja jonë është që jemi thjesht militantë partie. As nuk dua ta mendoj veten sot pjesë të ndonjë partie politike të momentit, majtas apo djathtas, si vasal i sulltanit të radhës, që të detyron vetëm të ulësh dhe të ngresh kartonët.

Ka ardhur koha të shkruash librin tjetër dhe cili mund të jetë subjekti?

Ndoshta shumë më shpejt sesa mund ta mendonit. Në Shqipëri kemi nevojë të besojmë se përtej modeleve negative që kanë pushtuar skenën, ka edhe modele pozitive që punojnë dhe frymëzojnë. Do jetë një libër dedikuar pikërisht atyre.

Shpesh je komentuar edhe për jetën private. A je në një lidhje dashurie, që ndoshta po e mban sekret?

Ritmi i jetës që kam, e bën shumë të vështirë për dikë, që jo vetëm të më mirëkuptojë, por edhe të jetë turbina e dytë e ndezur në maksimumin e energjisë për të qenë vlera e shtuar në rrugëtimin që do bëjmë bashkë. Sa për dashurinë, jam i dashuruar që nga lindja me gjërat e bukura dhe të thjeshta të jetës. Kjo shpesh më mjafton.

Sa u përket shijeve për vajzat, si duhet të jetë ajo?

E butë në sjellje. Ambicioze. Dhe shumë kërkuese ndaj vetes!

Marrë nga Panorama plus 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arber cepani largimi nga televizoni i cepanit arber cepani largimi nga televizoni i cepanit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet