LIVE UPDATES
Aktualitet

Punësimi i gazetareve në UKT, Veliaj kërkon falje dhe sqaron gjithçka: Nuk do përsëritet më, Bieta punoi vetëm pesë mua

2 Maj 2020, 16:21 Nga DOSJA
Punësimi i gazetareve në UKT, Veliaj kërkon falje dhe sqaron

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka sqaruar ditën e sotme punësimin e dy gazetareve, Bieta Sulo dhe Mira Kazhanit pranë UKT-së.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Veliaj ka publikuar një foto ku ai vetë shihet i kryqëzuar, referuar komenteve që janë bërë në media dhe shprehet se e gjitha është një keqkuptim dhe kërkon ndjesë për gjithçka.

Sipas kryebashkiakut, Bieta Sulo ka punuar vetëm për pesë muaj dhe më pas është shkëputur për t’u marrë me emisionin e saj, ndërsa Mira Kazhani është punësuar për një mandat si këshilltare mediash, pranë UKT-së. Kryebashkiaku sqaron se gjithçka është bërë sipas rregullave, teksa shton se herë tjetër nuk do të përsëritet më mungesa e sqarimeve të dhëna në kohën e duhur për angazhimin e dy njerëzve të jashtëm në funksion të nevojave të caktuara.

Statusi i plotë

Tre ditët e fundit kam vërejtur me keqardhje shumë sharje dhe akuza në adresën tonë, për shkak të dy zonjave që punojnë në fushën e komunikimit publik, Bieta Sulos dhe Mira Kazhanit, të cilat për një kohë janë kontraktuar si eksperte të jashtme për strategjinë e komunikimit, nga kompania e UK Tiranë.

Bieta Sulo ka kontribuar në UKT nga data 6 prill 2018 deri në datën 20 shtator 2018; pra, gjithsej 5 muaj, gjatë një periudhe kur ende nuk kishte nisur projektin e saj të ri me emisionin e pasdites e të kish suksesin për të cilin anatemohet sot. Pas përfundimit të marrëveshjes kontraktuale për komunikimin publik të kompanisë, ajo nuk ka më asnjë marrëdhënie me UKT-në.

Ndërsa, Mira Kazhani ka shërbyer si këshilltare mediash pranë UKT-së për një mandat, një praktikë që është ndjekur prej vitesh nga ndërmarrjet sh.a në Shqipëri – e ku disa prej atyre që sot u hidhen në fyt nga ekranet dhe portalet e tyre, i kanë pasur vetë këto pozicione. Për këta të fundit nuk do humbisja asnjë sekondë, por ia detyroj këtë shpjegim atyre që janë helmuar nga kjo histori mediatike, që ka marrë dhenë edhe në rrjetet sociale. U kërkoj ndjesë për shqetësimin, edhe pse në asnjë sekondë nuk kam dhe nuk kemi menduar asgjë tjetër, përveçse si të bëjmë sa më mirë punën!  Kjo vlen si një mësim për UKT e për vetë Bashkinë, që të mos gjendet herë tjetër as nën presionin e kujtdo mëkatari që hedh gurë në emër të shenjtërisë, po as në pozitën e sikletshme të nevojës për të dhënë shpjegime pas “aksidentit”. Mungesa e sqarimeve të dhëna në kohën e duhur për angazhimin e dy njerëzve të jashtëm në funksion të nevojave të caktuara, nuk duhet dhe nuk do të përsëritet më. Nga ana tjetër, edhe procesi i marrjes në punë të ekspertëve të jashtëm, siç bëjnë të tëra kompanitë e institucionet e botës për nevoja të caktuara, do të vazhdojë, por duhet e do të jetë edhe më transparent për publikun. Ndjesë edhe njëherë, të gjithë atyre që janë ndikuar negativisht nga kjo histori, por jo ndikuesve të paskrupullt, të cilët thjesht kanë hyrë në një borxh më shumë me publikun e me të vërtetën! Ju uroj një fundjavë të qetë plot mirësi.

Dy ditë më parë  u publikua lajmi se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara në UKT. CNA.al sqaroi se Sulo ishte larguar para dy vitesh nga detyra, dhe se Elona Meço gjithashtu ka qënë e punësuar pranë OSHEE-së. Nuk mungoi edhe një reagim nga vetë Bieta Sulo, e cila u tha komentuesve se i përshëndet të gjithë. Ndërsa, Mira Kazhani deklaroi se gjithçka është bërë sipas rregullave dhe se sipas gazetares, nuk ka asgjë të keqe të bë sh dy punë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bieta sulo erion veliaj mira kazhani bieta sulo erion veliaj mira kazhani


Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Maj 2020, 16:18

TIRANË– Kur themi që koronavirusi ka gjunjëzuar botën, duket se nuk ka nevojë për vendosjen e thonjëzave, pasi kjo është një e vërtetë tashmë. Pandem...

Aktualitet 2 Maj 2020, 15:30

Në Tiranë edhe vdekja ka frikë nga virusi

TIRANË -“Unë kujtova se do blije ndonjë lule, pa për të shitur mos pyet farë se nuk ka,”më tha Manushaqja duke nënqeshur. Gruaja e cila nuk është më shumë ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet