Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Punimet në Rinas-Qafë Kashar, policia: Përdorni rrugë dytësore ose futuni nga Vora
9 Janar 2022, 21:43Nga DOSJA
TIRANË– Policia Rrugore e Tiranës ka udhëzuar mjetet për itinerarin që do të ndjekin duke nisur nga nesër që do të ketë punimë për rehabilitimin e e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas). Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas, do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas. Gjithashtu drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore.
Njoftimi nga Policia Rrugore e Tiranës:
Me qëllim marrjen e masave për orientimin e lëvizjes për shkak të punimeve që do nisin në orët e para të mëngjesit të datës 10.01.2022, për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, se: Drejtimi i lëvizjes së automjeteve Qafë Kashar-Rinas, do devijohet në autostradë, në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.
Njëkohësisht, drejtuesit e automjeteve të përdorin edhe kalime të tjera alternative në rrugë dytësore. Shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në rrugë me qëllim shmangien e trafikut dhe orientimnin e drejtuesve të automjeteve. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve, për respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore, gjithashtu të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Nesër do të nisin ndërhyrjet në për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas) gjë që do të sjellë...
TIRANË – Kushëriri i Gentinan Bejtjes, personit që u plagos sot në Larushk të Fushë-Krujës foli për gjendjen e shëndetësore të njeriut të tij të afër...
TIRANË – Një varg i madh automjetesh janë bllokuar prej 1 ore për të hyrë drejt Tiranës në aksin Rinas-Kashar-Tiranë. Lapsi.al bën me dije se shkak p...
TIRANË– Fotot që po shikoni vijnë nga spitali i Traumës dhe tregojnë Gentjan Bejtjen i cili mbeti i plagosur në një atentat me kallashnikov në Larush...
TIRANË – Dy makina dhe një autoambulancë janë përplasur sot në mbrëmje në autostradën Tiranës-Durrës. Tre automjetet kanë qenë në një korsi dhe mendo...
TIRANË– 78 persona u shoqëruan, por 49 janë vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pas përfundimit të protestës së organizuar nga ish-kryeministri...
VAU I DEJËS- Debati që solli vrasjen e 40-vjeçares Xhuljana Topalli pasditen e sotme në fshatin Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, ka qenë kujdes...
VAU I DEJËS- Pamjet e mëposhtme janë nga fshati Nënshat të Vaut të Dejës, ku Niko Hila dyshohet se ka vrarë issh-bashkëshorten e tij Xhuliana Topalli. Në v...