E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
LUSHNJE- Bajram Dule me profesion specialist edukimi në institucionin e vuajtjes së dënimit, IEVP Lushnje-Kosovë e Madhe tregon, se nuk është paguar për periudhën Dhjetor 2020 – Prill 2021 për shërbimet drejt Elbasanit, ku merrte pjesë në seancat gjyqësore. Ai është ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan për këtë problem.
Bëhet fjalë për 190 mijë Lekë të vjetra, që tashmë si pensionist i nevojiten. Bajrami thotë se në këtë situatë vazhdojnë të punojnë edhe kolegët e tij, por ata kanë frikë të flasin, sipas tij, se mos humbasin vendin e punës.
“Prej 28 vitesh kam punuar në sistemin e burgjeve në burgje të ndryshme dhe 3 vitet e fundit në IEVP Kosovë, Lushnje. Kemi patur për detyrë që të ndiqnim seancat gjyqësore që zhvilloheshin për të dënuarit për probleme të ndryshme që ata kishin. Gjithmonë të autorizuar nga drejtori i institucionit. Gjyqet zhvilloheshin në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. IEVP normalisht duhet të na shoqëronte me mjetin e institucionit ose në pamundësi të na jepte paradhënie për shpenzimet e rrugës. Shpenzimet e rrugës i kam bërë me lekët e mia dhe jemi shlyer pothuajse normalisht por jemi shlyer deri në fund të Nëntorit të vitit 2020. Ndërsa që nga Dhjetori 2020 deri në 9 Prill 2021 duke na mbajtur me gënjeshtra nuk na kanë shlyer asnjë qindarkë edhe pse këto ne i hiqnim nga xhepi dhe kryenim punën e shtetit. Në total unë kam bërë për periudhën nga Dhjetori 2020 deri në 9 Prill 2021, 19 rrugë, llogaris 190 mijë Lekë të vjetra. Sot unë jam pensionist dhe ato lekë më duhen, më bëjnë shumë punë si pensionist. Në qoftë se do isha në punë nuk e ngrija dot zërin se mund të më hiqnin nga puna ashtu si po hezitojnë ish-kolegët e mi me frikën se mund t’i heqin nga puna po ta ngrenë problemin”, thotë denoncuesi Bajram Dule.
Emisioni Stop shkoi në këtë institucion ku protokolloi një kërkesë zyrtare me shkrim për zgjidhjen e problemit.
Pas kërkesës zyrtare për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, nga IEVP Lushnje-Kosovë e Madhe na u tha se do të ketë zgjidhje me çeljen e buxhetit të vitit 2022 dhe kushdo që ka detyrime të prapambetura do t’i marrë.
Marrë nga Tv Klan
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka ironizuar situatën brenda selisë së Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se zhvillimet që n...
FIER- Një 37-vjeçar në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte në Fier. Mësohet se 37-vjeçari me iniciale A.M, është dërgua...
LEZHË – Një person u arrestua, ndërsa një tjetër u procedua pas sekuestrimit të një lënde narkotike në makinë dhe gjetjes së një arsenali armësh në b...
TIRANË- Një 70-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një lokal në Tiranë. Mësohet se nga kontrolli që i është bërë nga ekspertët, vdekja ka ard...
KORÇË – Bashkia e Korçës dënoi rastet e helmimeve të qenve të rrugës dhe shtëpiak, fenomen që u denoncua sot. Në faqen zyrtare, bashkia...
TIRANË- Policia ka bërë bilancin e kontolleve blic gjatë ditës së sotme në të gjithë territorin e vendit. Mësohet se kontrollet janë bërë për kapjen e pers...
TIRANË- Shqipëria, ditëve të fundit, është duke u përballur me numër të lartë të infektimeve të reja me koronavirus. Ditën e premte, 14 janar, ky vend shën...
DURRËS/ VLORË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur disa ndërtime pa leje përgjatë bregdetit të Hamallajt dhe Radhimës. Në kuad...
SARANDË- Mbrëmjen e sotme Policia e Sarandës ka ngritur postoblloqe në të gjithë qytetin. Mësohet se ky është një aksion rutin e policisë së Sarandës, për ...
TIRANË- Zoti Basha ka kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të ngjarjeve të dhunshme dhe përgjegjësitë për secilin person pjesëmarrës dhe protagonist....