“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin/ Pushohet çështja për Arben Ndokën, gjykata: Nuk provohet vepra penale
1 Prill 2021, 08:40Nga DOSJA
LEZHË– Çështja ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.
Gjykata ka dalë në konkluzionin se “nuk provohet vepra penale ndaj ish-deputetit Ndoka”. Ndoka u arrestua në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash.
Pas arrestimit, Ndokës iu sekuestrua dhe pasuria me vlerë 40 milionë euro, që ishin toka dhe apartamente në bregdetin e Lezhës.
Si ndodhi arrestimi?
Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, u ndalua në pasditen e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka e dhjetë persona të tjerë. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.
Ndërkohë në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup tjetër kriminal që ishte i lidhur me abuzimet e tokave në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë të PD-së, Fran Frrokaj i dënuar me katër vite burg. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Dosja.al zbardhur itinerarin e konteinerit brenda të cilit u gjetën kilogramë kokainë të fshehur mes bananeve. Mësohet se konteineri me drogën ësht...
LUSHNJE– Tre persona të identifikuar si Fiqiri Dedej, Kreshnik Ibraliu dhe Klevis Likja janë vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pa...
SARANDË– Kryeinspektorja e Bashkisë së Sarandës është proceduar penalisht pasi ka lejuar ndërtimin e paligjshëm.Policia e Sarandës bën të ditur se ka proce...
LEZHË– Një predhë e pa shpërthyer edhe gjetur paraditen e sotme në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në qytetin e Lezhës.Mësohet se kanë qenë punonjësit e firmës ...
TIRANË– Prokurorja Elisabeta Imeraj është konfirmuar në detyrë pavarësisht kundërshtisë së fortë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe përfaqësues...
GJIROKASTËR– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja që ndodhi pasditen e djeshme në një argjendari në Gjirokastër. Mësohet se kanë qënë katër perso...
KAKAVIJË– Defekti në skaner, i cili vijon që nga dita e djeshme ka bërë që në pikën kufitare të Kakavijës të ketë radhë të gjata të mjeteve.Kamionë të shum...