Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Putin në Samit: Gjeni një zgjidhje për njohjen e certifikatave të vaksinimit
30 Tetor 2021, 14:18Nga DOSJA
ITALI– Presidenti rus, Vladimir Putin u ka bërë thirrje vendeve të G20, ekonomive më të mëdha në botë, që janë mbledhur në Romë, për të përshpejtuar njohjen e ndërsjellë të vaksinave të COVID-19 që prodhon secili vend.
Putin, i cili iu drejtua samitit përmes telekonferencës, theksoi gjithashtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) duhet të marrë vendime më të shpejta për miratimin e vaksinave.
“Ne propozojmë t’u kërkojmë ministrave të shëndetësisë të G20 që të gjejnë shpejt një zgjidhje për njohjen reciproke të certifikatave kombëtare të vaksinimit,” tha Putin.
Gjithashtu, sipas tij, mutacionet e vazhdueshme të koronavirusit e bëjnë të domosdoshëm një mekanizëm që do të lejojë vaksinat të përshtaten shpejt me variantet e virusit.
“Duke pasur parasysh që virusi vazhdon të ndryshojë, ne duhet të gjejmë mekanizma për përmirësimin sistematik dhe të shpejtë të vaksinave”.- vijoi Putin.
Presidenti rus vuri në dukje gjithashtu se shumë vende janë ende duke luftuar për të fituar akses në vaksinat ekzistuese.
“Kjo është, ndër të tjera, për shkak të konkurrencës së pandershme, proteksionizmit dhe faktit që disa vende, disa prej të cilave janë gjithashtu anëtare të G20, nuk janë gati të njohin vaksinat dhe certifikatat e vaksinimit”, tha Putin.
ITALI– Sot në Itali po zhvillohet Samiti i G20 ku pritet të merren vendime të rëndësishme. Por në sytë e detajistëve nuk ka shpëtuar fakti se organizatorë...
BRITANI E MADHE- Mbretëresha Elizabeth, e cila ishte këshilluar nga mjekët për të pushuar dhe për të shmangur vizitat zyrtare për të paktën dy javë, është në fo...
ITALI– Në fjalën hyrëse në Samitin e G20 I cili po zhvillohet në Romë, kryeministri italian, Mario Draghi shprehu nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar për...
SHBA- Një profesore afro-amerikane e Universitetit Rutgers në SHBA është vënë në qender të diskutimeve pas deklaratave raciste që ka bërë.“Unë them se men...
KOSOVË – Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar bilancin e Covid për 24 orët e fundit dhe ka deklaruar se fatmirësisht asnjë person nuk ka ...
SHBA- Origjina e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19 mund të mos zbulohet kurrë, thanë agjencitë e inteligjencës amerikane në raportin e tyre....
SERBI- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon pas vizitës së saj në Serbi ka konfirmuar se partia e presidentit, Aleksandër Vuç...
SHBA– Irani është goditur me sanksione të reja amerikane për shkak të furnizimeve me dronë dhe pajisje tjera të grupeve kryengritëse që i mbështet në Irak...