All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Qëndrimet e Raisit, presidentit të ardhshëm të Iranit në lidhje me politikat e jashtme dhe censurat në vend

21 Qershor 2021, 06:28 Nga DOSJA
Qëndrimet e Raisit, presidentit të ardhshëm të Iranit
All - Paragraf - 1

IRAN– Kleriku i linjës së ashpër, Ebrahim Raisi është shpallur fitues i zgjedhjeve të brendshme të Iranit, që u mbajtën më 18 qershor. Procesi zgjedhor u dëmtua nga diskualifikimet nga gara të kandidatëve të moderuar, gjë që i hapi rrugën Raisit drejt presidencës.

Shqetësimet janë rritur, pasi ngritja e Raisit në pushtet mund të sjellë më shumë kufizime shoqërore dhe politike për iranianët, të cilët veçse përballen me kufizime në jetën e tyre, përshirë edhe qasjen e kufizuar në internet dhe censurë.

Presidenca e Raisit ka të ngjarë që të jetë më e ashpër ndaj Perëndimit. Sidoqoftë, duke pasur parasysh nevojën e Iranit që të lehtësojë sanksionet ndërkombëtare, analistët besojnë se Raisi ka të ngjarë që të respektojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nëse bisedimet që po zhvillohen në Vjenë sjellin një marrëveshje, e cila do të miratohej nga lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit në Iran.

Këto janë disa prej qëndrimeve të Raisit lidhur me politikën e jashtme, censurën në internet dhe çështje të tjera:

Mbi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015

“Ne do të jemi të përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore, si një marrëveshje që është miratuar nga lideri suprem, si për çdo marrëveshje tjetër, ku qeveritë duhet të jenë të përkushtuara”.

Mbi sanksionet e Shteteve të Bashkuara

“Ne do të kërkojmë heqjen e sanksioneve të padrejta. Por, ekonomia nuk duhet të jetë e kushtëzuar dhe jeta e njerëzve nuk duhet të jetë e lidhur me ngjarjet ndërkombëtare”.

“Nëse zgjidhim shumë prej problemeve me të cilat përballet vendi në bazë të zgjidhjeve ekzistuese, siç është rezistenca ekonomike dhe neutralizimi i sanksioneve, ekonomia jonë nuk do të tronditet”.

“Këto sanksione do të krijonin probleme në çdo shtet. Edhe ata që i kanë vendosur sanksionet e kanë pranuar se fushata e presionit maksimal nuk ka pasur ndikim në shtetin tonë dhe kjo fushatë ishte e destinuar që të dështonte, pasi shteti ynë është i vendosur dhe të rinjtë tanë janë aktivë në shumë fusha. Ata dëshironin që të na e ndalonin eksportin e naftës, por nafta u eksportua”.

Mbi raportet e Iranit me botën

“Ne do të bashkëveprojmë me botën, me të gjitha shtetet që duan të kenë raporte me Republikën Islamike. Ne do të vendosim si prioritet raportet me shtetet fqinje”.

“Ne duhet të krijojmë raporte me botën mbi bazën e racionalitetit. Racionaliteti dhe maturia kërkojnë që ne të vendosim në fillim interesat kombëtare. Interesat kombëtare janë thelbësore për ne. Ne fuqishëm besojmë se sanksionet shtypëse duhet të hiqen dhe në këtë drejtim nuk do të kursehet asnjë përpjekje”.

Mbi censurën në internet

Raisi, i cili si kryetar i gjyqësorit ka luajtur rol kyç në censurën online, ka tentuar që të minimizojë shqetësimet mbi kufizimet në internet, edhe pse, siç raportohet, faqja që kontrollon faktet Factnameh, nën udhëheqjen e gjyqësorit nga Raisi, ka parë më shumë kufizime, përfshirë edhe bllokimin e Instagramit.

“(Hapësira kibernetike) duhet të shihet si një mundësi dhe jo si kërcënim. Ajo ka lehtësuar kontaktet, e ka bërë qasjen më të lehtë… Kur ne flasim për filtrimin, është sikur një rrugë që është hapur dhe ata duan që ta mbyllin. Një rrugë e hapur nuk duhet të mbyllet. Shumë njerëz sigurojnë jetesën nga kjo hapësirë. Por, natyrisht, rregullat e rrugës duhet të respektohen. Të drejtat e njerëzve në këtë hapësirë duhet të respektohen dhe privatësia nuk duhet të shkelet. Ne besojmë se hapësira kibernetike duhet të zgjerohet”.

Ushtar i Khameneit

Për dalim nga gruaja e rivalit të Raisit, Abdolnaser Hemmati, gruaja e Raisit, Jamileh Alamolhoda nuk luajti një rol kyç në fushatën e tij. Edhe në ditën e zgjedhjeve, Raisi u pa duke votuar i vetëm. Gruaja e tij, një profesoreshë, nuk u shfaq në fotografitë e publikuara nga mediat iraniane.

Gruaja e Raisit, babai i së cilës ishte lider ultra-konservator i Lutjeve të së Premtes në Mashhad, Ahmad Alamolhoda, ka thënë se përparësia kryesore e burrit të saj është se ai e konsideron veten “ushtar” të liderit suprem, Ajatollah Ali Khameneit, dhe se pikëpamjet e tij për çështjet e grave janë të ngjashme me ato të Khameneit, i cili ka folur publikisht kundër barazisë gjinore.

Ai e sheh veten si ushtar të liderit suprem dhe diskursi i tij, në këtë drejtim është diskursi i liderit suprem”, ka thënë Alamolhoda. “Ai beson se gratë duhet të marrin drejtimin nëse zhvillimi dhe përparimi bëhet në fushën e grave”.

Raisi “nuk do të ngrehë mure ndërmjet burrave dhe grave”

Një prej dy vajzave të Raisit, Reyhaneh Sadat Raisi gjatë një interviste në televizionin shtetëror është pyetur lidhur me keqkuptimet që iranianët mund të kenë për Raisin. Ajo ka thënë se gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017, ku babai i saj u mposht nga presidenti aktual iranian, Hassan Rohani, u përhapën dezinformata për babanë e saj.

Më 2017, ka pasur përpjekje nga disa njerëz për ta dëmtuar (imazhin e tij), duke thënë se ai do të krijojë një mur në mes grave dhe burrave. Në fakt, ai nuk do të ndërtojë mure ndërmjet burrave dhe grave. Ai do të ndërtojë ura që burrat dhe gratë të bëjnë përparim”, ka thënë Reyhaneh Sadat Raisi.

AI: Raisi duhet të hetohet për krime kundër njerëzimit

Raisi asnjëherë nuk ka folur për rolin e tij në ekzekutimet masive të të burgosurve politikë në vitet e 80-ta, kur thuhet se ka qenë anëtar i të ashtuquajturit “komitet të vdekjes”, organ që merrte në pyetje të burgosurit lidhur me besimin e tyre fetar dhe përkatësinë e tyre politike, përpara se mijëra të burgosur të ekzekutoheshin.

Ja çfarë ka thënë Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard lidhur me përfshirjen e Raisit në ekzekutimet dhe për abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut.

Që Ebrahim Raisi është ngritur për në presidencë në vend se të hetohet për krime kundër njerëzimit të vrasjeve, zhdukjeve të dhunshme dhe torturave, është një përkujtesë e zymtë se pandëshkueshmëria mbizotëron në Iran. Më 2018, organizata jonë ka dokumentuar se si Ebrahim Raisi kishte qenë anëtar i ‘komisionit të vdekjes’, që zhduki me forcë dhe ekzekutoi pa gjyq dhe në fshehtësi mijëra disidentë politikë në burgjet në Evin dhe Gohardasht në afërsi të Teheranit më 1988”.

Si udhëheqës i gjyqësorit në Iran, Ebrahim Raisi ka udhëhequr një fushatë të shtypjes së të drejtave të njeriut, ku qindra disidentë paqësorë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe anëtarë të grupeve të përndjekura minoritare, janë arrestuar në mënyrë arbitrare. Nën udhëheqjen e tij, gjyqësori gjithashtu u ka dhënë imunitet zyrtarëve qeveritarë dhe forcave të sigurisë, që janë përgjegjës për vrasjen e paligjshme të qindra burrave, grave dhe fëmijëve dhe që kanë arrestuar qindra protestues, ku të paktën qindra janë zhdukur me forcë, janë torturuar dhe keqtrajtuar gjatë dhe pas protestave mbarëkombëtare të nëntorit të vitit 2019”.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ebrahim raisi qeveria e iranit reyhaneh sadat raisi ebrahim raisi qeveria e iranit reyhaneh sadat raisi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 20 Qershor 2021, 19:25

Izraeli, i shqetësuar për fitoren e Raisit

Izraeli tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë shqetësime të mëdha në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të Iranit, Ebrahim Raisit. Zëdhënësi i Minis...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen