LIVE UPDATES
Politike

Qëndrimi i Holandës për negociatat e Shqipërisë? Përgjigjet Koçijançiç: Keni bërë punë të madhe

13 Qershor 2019, 20:53 Nga DOSJA
Qëndrimi i Holandës për negociatat e Shqipërisë?

Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Koçijançiç thotë se Komisioni është shprehur përmes progresraportit lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Ndërsa më tej i takon Këshillit të vendosë. Këtë përgjigje Kocijançiç e dha pas interesimit të ABC News lidhur me qëndrimin e parlamentit holandez.

Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Holandës. Pyetjes së  ABC News lidhur me argumentimin e Parlamentit të Holandës së nuk ka rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se ministri i jashtëm holandez e konsideron, se rekomandimi i Komisionit Europian ishte i parakohshëm, Komisioni Europian i përgjigjet kështu:

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: “Ne mendojmë që zgjerimi është një investim gjeostrategjik i Bashkimit Europian për stabilitetin, paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë përmes publikimit të progres-raporteve në maj lidhur me reformat e integrimit të Ballkanit dhe Turqisë. Vlerësimi ynë është shumë objektiv, bazuar në prurjen e interlokutorëve të ndryshëm. Vlerësimi ynë tregon se është bërë një punë shumë e madhe dhe pesë vitet e fundit, ne kemi parê një ndryshim pozitiv në Ballkanin Perëndimor. Rekomandimi ynë tregon, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë treguar vendosmërinë për të avancuar në rrugën e integrimit dhe se ato kanë arritur rezultate të prekshme dhe tê qëndrueshme. Tani i takon Këshillit të Ministrave që të konsiderojë këtë rekomandim dhe të vendosë për hapat që vijnë. Ju rikujtoj edhe deklaratën e Presidentit të Komisionit Europian kur u takua me kryeministrin shqiptar, e cila tregon qartë qëndrimin e tij dhe të Komisionit”.

Lidhur me faktin,se raporti i Komisionit Europian nuk kontestohet vetëm nga Holanda, por edhe Gjermania, ku ka deputetë të Bundestagut  që konsiderojnë se rezultatet e paraqitura nga Shqipëria nuk janë bindëse dhe Franca që ka shqetësim kryesor numrin e lartë të azilkërkuesve, Komisioni nuk komenton qëndrimet, spekulimet dhe debatet e shteteve anëtare:

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: “Zgjerimi është një proces që kërkon përmbushjen e kritereve specifike politike dhe ekonomike dhe zbatimit të legjislacionit europian (acquis communautaire). Ka disa etapa në këtë proces. Ne po flasim për etapën aktuale për të cilën Këshilli i ministrave bëri një rekomandim vitin e shkuar. Komisioni ka bërë një vlerësim tërësor me prurjet e shumë interlokutorëve, shteteve anëtare, qeverive të dy vendeve (Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut) ose më mirë të gjithë qeverive, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë. Raportet janë përgatitur në një hark kohor disa muajsh dhe janë rezultati i një pune tërësore me analiza të detajuara. Nëse i lexoni, do ta shihni vetë; Askush nuk po thotë se të gjitha kriteret dhe të gjitha kushtet janë përmbushur. Ky është një proces. Por nëse i referohemi punës që duhej bërë për këtë stad, kjo është bërë. Kjo nuk do të thotë se puna mbaron aty. Aspak, ka shumë punë për të bërë. Por ky është vlerësimi për procesin e përmbushjes së këtyre kritereve specifike për hapjen e negociatave. Nuk ka dyshim. Ju e dini që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet një prioritet, për të cilat shtetet janë angazhuar dhe për të cilat puna duhet të vazhdojë. Gjërat duhen vënë në perspektivën e duhur. I takon këshillit të Bashkimit Europian të vendosë dhe nuk do të komentoj qëndrime, spekulime apo debate në gjirin e shteteve anëtare”.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian pritet të marrin një vendim në datën 18 Qershor lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Marrë nga ABC News Albania 24/7

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni europian maja koçijançiç komisioni europian maja koçijançiç

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi