LIVE UPDATES
Politike

Qeveria fshehu të vërtetën e vdekjeve nga COVID 19/ PD: Qeveria raportoi 62 të vdekur në qark, por Shkodra ka rregjistruar

6 Dhjetor 2020, 10:45 Nga DOSJA
Qeveria fshehu të vërtetën e vdekjeve nga COVID 19/ PD: Qeveria

TIRANË– Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat prej nga u shpreh se qeveria po mbulon vdekjet nga Covid.

Spahia thotë se në qytetin e Shkodrës ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Ndërsa qeveria raporton vetëm 62 të tillë.

Ndër të tjera ai tha se Rama po përdor këtë praktikë kriminale të fshehjes së numrit real të fataliteteve nga Covid-19 për të mbuluar dështimin e tij në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga Koronavirusi.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE, BARDH SPAHIA

Para 3 javësh, kryetari i Partisë Demokratike ngriti shqetësimin e fshehjes nga qeveria të numrit të fataliteteve, të shkaktuar nga COVID 19. Përkundër fakteve të paraqitura nga opozita, kryeministri në ikje jo vetëm që nuk dha llogari, jo vetëm që nuk siguroi transparencë, por bëri politikë me viktimat dhe kërkcënoi prokurorinë që të mos hetojë këtë superskandal. Sot pas 3 javësh prokuroria hesht e frikësuar dhe nën presion nga qeveria. Megjithatë, faktet janë aty! Shkodra është një nga shembujt tipik të fshehjes së të vërtetës nga qeveria. Pasi e la pa teste të mjaftueshme për muaj të tërë, qeveria po i mohon Shkodrës edhe të vdekurit. E bën për të përfituar politikisht duke fallsifikuar të vërtetën. Dua të sjell para jush sot një shembull të fshehjes së numrit të fataliteteve në Shkodër. Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me 5 bashkitë e tij, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë Arrëz kanë humbur jetën 62 persona për shkak të Covid-19. Pra, kaq është numri i fataliteteve sipas ministrisë së shëndetësisë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër që nga nisja e pandemisë deri më fund të nëntorit. Realiteti nuk është ky që jep qeveria! E vërteta është krejt ndryshe. VETËM Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë rregjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun. Asgjë nuk është më kriminale se kaq. Të fshehësh numrin e viktimave për politikë, është përtej çdo norme njerëzore. Edi Rama po përdor këtë praktikë kriminale të fshehjes së numrit real të fataliteteve nga Covid-19 për të mbuluar dështimin e tij në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga Koronavirusi. Dështimi i Edi Ramës mund të mbulohet përkohësisht nga prokuroria, por njerëzit e dinë të vërtetën. E dinë që ndihma e qeverisë mungon, që testet mungojnë, që personeli mjekësor nuk është i mjaftueshëm, që masat nuk u morën në kohë, që me jetën dhe shëndetin e njerëzve Edi Rama ka bërë dhe vazhdon të bëjë propagandë. Kjo qeveri po manipulon të dhënat për të mbuluar dështimin dhe përgjegjësinë e saj. Si mjek, shqetësimi i parë për këtë akt të paprecedentë të qeverisë, lidhet me uljen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për përballjen me Koronavirusin. Ata duhet të dinë të vërtetën, sado e rëndë të jetë, për të qenë sa më të kujdesshëm dhe për të marrë çdo masë personale. Së dyti, si qytetar dhe si mjek, shpreh revoltën se fshehja e fataliteteve nga qeveria nuk mund të përdoret si justifikim për mungesat jetike në shërbimin shëndetësor, që janë përgjegjësi totale e qeverisë. Mjekët duhen ndihmuar me gjithçka, për të mos paguar me jetën e tyre, siç po ndodh tani, dështimin dhe propagandën e qeverisë. Qyyetarët nuk meritojnë një qeveri që fsheh dhe bën politikë edhe me numrin e të vdekurve. Njerëzve u duhet një qeveri funksionale, që punon për ta! Është koha për ndryshim!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia partia demokratike bardh spahia partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj