LIVE UPDATES
Politike

Negociatat/ Përplasje SHBA-BE, ambasada Amerikane përgënjeshtron Lapsi.al: Po keqinterpreton situatën, reagon portali: S’v

5 Dhjetor 2020, 18:06 Nga DOSJA
Negociatat/ Përplasje SHBA-BE, ambasada Amerikane përgënjeshtron

TIRANË– “Jo-ja” për çeljen e negociatave për Shqipërinë në Bashkimin e Europian është kthyer në objekt debati mes ambasadores amerikanë në vendin tonë, Yuri Kim dhe portalit “Lapsi.al”. Ditën e djeshme, portali publikoi një artikull ku flitej për një përplasje mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian për të mbuluar dështimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama lidhur me zbatimin e kushteve të vendosura për çeljen e negociatave. Në artikullin e publikuar shkruhej se në një kohë kur zyrtarë të BE-së kanë reaguar ashpër për ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor (një prej shkaqeve të mosçeljes së bisedimebe), ambasada amerikane heshti. Ndërsa tani, diplomatët amerikanë, ku i referohen sekretarit të shtetit Matthew Palmer, kërkojnë nga Brukseli që të “mbyllin një sy” që Shqipëria të kalojë klasën. (Lexo këtu)

“Që Shqipëria nuk i ka plotësuar 2 kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për caktimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, ky është një fakt i gjithëpranuar. Reforma zgjedhore jo vetëm që nuk kaloi me konsensus, por acaroi akoma më shumë klimën politike, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë mbeten ende jofunksionale.—Por entuziasmi nuk zgjati shumë, sepse Rama nisi të vërë në zbatim planin për ndarjen e koalicionit opozitar duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Zyrtarë të Bashkimit Europian reaguan ashpër dhe paralajmëruan pasojat në procesin e integrimit. I ndryshëm ishte qëndrimi i diplomacisë së SHBA. Ambasada amerikane nuk e konsideroi ndryshimin e mëtejshëm të Kodit Zgjedhor si shkelje të marrëveshjes së 5 Qershorit. Në prag të refuzimit të radhës për negociatat, diplomatët amerikanë po i kërkojnë Brukselit të mbyllë një sy. Mbetet për t’u parë, si do të reflektohet thirrja e Zëvëndës.ndihmës Sekretarit të Shtetit Metju Palmer në vendimmarrjen e BE. Por çfarëdo note të marrë Rama në ditët në vazhdim nga Këshilli Europian, asgjë nuk e ndryshon faktin se Shqipëria mbetet i vetmi vend në botë pa gjykata tashmë prej 3 vitesh dhe ku kryeministri ndryshon Kushtetutën disa muaj para zgjedhjeve për hir të llogarive elektorale të partisë së tij,”-shkruhet ndër të tjera në artikull.

Nuk ka vonuar shumë dhe një reagim ka ardhur edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila pretendon se artikulli e keqinterpreton situatën, duke shtuar se SHBA dhe BE po punojnë bashkë për një qëllim të vetëm; futjen e Shqipërisë në BE. Sipas saj, Palmer nuk ka bërë asnjëherë thirrje për të mos i konsideruar mosarritjet e qeverisë shqiptare, duke risjellë edhe njëherë si argument Reformën në Drejtësi. Sipas Kim, si SHBA ashtu edhe BE janë të përfshira në përparimin e vendit dhe plotësimin e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.

“Ky artikull keqinterpreton situatën. SHBA dhe BE janë të bashkuar në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë çast SHBA nuk ka bërë thirrje për të “mbyllur një sy” ndaj mosarritjeve; përkundrazi, i kemi nxjerrë në pah dhe  kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është edhe arsyeja pse SHBA – së bashku me BE – përqëndrohen kaq shumë në Reformën në Drejtësi, përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shihni faktet,”-shkruan Yuri Kim.

Por nuk ka mbetur me kaq… Një tjetër reagim ka ardhur nga ana e portalit, të cilët kanë risjellë edhe njëherë të gjithë momentet kur zyrtarë të BE-së kanë pasur qëndrime të kundërta me ata të amerikës, duke shtuar se nuk vënë në diskutim se qëllimi është një; Shqipëria në BE. Në artikullin e dytë përmenden reagimet e palëve për ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe gjatë procedurës së zgjedhjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që u “qortua” edhe nga Komisioni i Venecias.

Pra në asnjë çast, askush, nuk ka vënë në dyshim objektivin final se edhe amerikanët edhe europianët nuk janë kundër një Shqipërie në BE. Por, diferenca është se për të arritur të njëjtin qëllim, disa i mbajnë sytë pak më hapur, për të parë faktorët realë që e pengojnë këtë rrugëtim dhe disa të tjerë i kanë disi më të mbyllur,”-shkruhet në replikën e portalit ndaj diplomates Kim.

ARTIKULLI I PARË I PLOTË:

Që Shqipëria nuk i ka plotësuar 2 kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për caktimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, ky është një fakt i gjithëpranuar. Reforma zgjedhore jo vetëm që nuk kaloi me konsensus, por acaroi akoma më shumë klimën politike, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë mbeten ende jofunksionale. Pak ditë më parë ambasadorët e BE-së ranë dakort të mos e caktojnë datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë. Komiteti i Përhershëm Përfaqësuesve, i njohur si Coreper, në draftin e konkluzioneve doli në përfundimin se Shqipëria nuk është gati, pasi ende nuk ka përmbushur kushtet e vendosura në mars. Drafti do të kalojë te ministrat e jashtëm dhe të çështjeve të Europës të Unionit më 8 dhjetor. Që Shqipëria do të mbesë sërish në klasë, e konfirmoi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila nuk dha sinjale se do të ketë një vendim pozitiv: “Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt…” tha ajo. Fillimi i bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tashmë mund të miratohet në mars 2021, por as kjo nuk është e sigurtë. Dështimi këtë dhjetor është ekskluzivitet i mazhorancës socialiste. Së pari, ishte Komisioni i Venecias që konfirmoi një skemë të mazhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, skemë që u bë shkak për përplasjen e fortë me presidentin. Së dyti, konsensusi për reformën zgjedhore u zhbë pas marrëveshjes së 5 Qershorit me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës, të cilat Rama i miratoi, nën kritikat e forta të ndërkombëtarëve, që e paralajmëruan për pasojat. Por ndërsa duket se Brukseli e ka vendosur të ngelë në klasë qeverinë e Ramës për të shtatën herë për integrimin, një thirrje e fortë erdhi këtë të premte nga Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Metju Palmer. Në intervistën për Zërin e Amerikës, zyrtari i Departamentit të Shtetit e quajti një “hap logjik” caktimin e datës për Konferëncën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Ne ishim shumë të kënaqur kur Këshilli Evropian ra dakord marsin e kaluar për të hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë. Tani duam të shohim hapin e ardhshëm logjik, përcaktimin dhe organizimin e Konferencës Ndërqeveritare, si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut. Ne vazhdojmë të shpresojmë që Këshilli Evropian javën që vjen të bjerë dakord që të ndërmarrë këtë hap tjetër logjik” tha Palmer.

Mesazhi i Palmer sfidon direkt refuzimin e liderëve të Bashkimit Europian, ku si rrallëherë ka dakortësi për t’i thënë JO qeverisë, që nuk arriti të plotësonte dy kushte thelbësore për integrimin. Sepse një vit më parë, mbledhja e Këshillit Europian u shndërrua në arenë debati, pro dhe kundër shanseve të Shqipërisë dhe Maqedonisë për integrimitn. Këtë vit, i vetmi zë kundër draft-rezolutës ishte ai i Italisë, që kërkoi një gjuhë më të butë për refuzimin. Mbështetja e SHBA për ecjen para të Shqipërisë në procesin e integrimit është në vazhdën e diferencave që janë vënë re më herët me europianët. Ambasadorja amerikane Yuri Kim u investua personalisht për një marrëveshje për reformën zgjedhore në rezidencën amerikane në qershor për arritjen e konsensusit për reformën zgjedhore. Kur marrëveshja u arrit, ambasadorja Kim tha se cilado qofshin pakënaqësitë e palëve politike, ato kishin “sakrifikuar” për hir të integrimit të Shqipërisë në BE. Por entuziasmi nuk zgjati shumë, sepse Rama nisi të vërë në zbatim planin për ndarjen e koalicionit opozitar duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Zyrtarë të Bashkimit Europian reaguan ashpër dhe paralajmëruan pasojat në procesin e integrimit. I ndryshëm ishte qëndrimi i diplomacisë së SHBA. Ambasada amerikane nuk e konsideroi ndryshimin e mëtejshëm të Kodit Zgjedhor si shkelje të marrëveshjes së 5 Qershorit. Në prag të refuzimit të radhës për negociatat, diplomatët amerikanë po i kërkojnë Brukselit të mbyllë një sy. Mbetet për t’u parë, si do të reflektohet thirrja e Zëvëndës.ndihmës Sekretarit të Shtetit Metju Palmer në vendimmarrjen e BE. Por çfarëdo note të marrë Rama në ditët në vazhdim nga Këshilli Europian, asgjë nuk e ndryshon faktin se Shqipëria mbetet i vetmi vend në botë pa gjykata tashmë prej 3 vitesh dhe ku kryeministri ndryshon Kushtetutën disa muaj para zgjedhjeve për hir të llogarive elektorale të partisë së tij.

ARTIKULLI I DYTË I PLOTË:

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka replikuar sot me një gjuhë të kujdesshme diplomatike ndaj një artikulli të Lapsi.al, analiza e te cilit vinte në pah diferenca mes qëndrimeve të zyrtarëve të BE-së dhe atyre të SHBA, në rekomandimet që japin lidhur me nisjen e negociatave, për mënyrën se si shohin difektet dhe mangësitë e qeverisë dhe për marëdhëniet që mbajnë mes pushtetit dhe opozitës në Tiranë. Duke postuar artikullin e Lapsi.al, Znj. Kim shkruante sipër tij se ai “e paraqet situatën në mënyrë të gabuar”. “Ky artikull e paraqet situaten në një menyrë të gabuar. SHBA dhe BE jane të bashkuara në mbeshtetjen ndaj Shqiprinë drejt BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ato dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet“. Me të njëjtën kurtuazi që znj Kim e fton Lapsi.al të shohë faktet edhe ne mendojmë se këtë jemi përpjekur të bëjmë pikërisht këtë. Ne kemi vërejtur se zv. sekretari i shtetit Palmer kërkon një datë të hapjes së negociatave, ndërkohë që vendet anëtare duket se kanë votuar të mos ta marrin këtë vendim. A nuk janë këto qëndrime të ndryshme midis administratës amerikane dhe vendeve anëtare ne BE? Në qëmtimin e këtyre diferencave mund të shkohet edhe më tej në kohë? A nuk qenë diametralisht të kundërta qëndrimet që mbajti Komisioneri për zgjerim Varlely dhe ambasada e ShBA këtu në Tiranë, ndaj ndryshimeve të njëanëshme kushtetuese që ndërmori shumica e Edi Ramës për të ndryshuar kushtetutën në prag të zgjedhjeve? A nuk u bë dhe më flagrante mbeshtetje ndaj njëres palë, kur përfaqësia amerikane në Tiranë mbështeti (mesazhi poshte) procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të kushtetueses nga kjo mazhorancë, që pastaj u diskreditua nga komisioni i Venecias? Pra në asnjë çast, askush, nuk ka vënë në dyshim objektivin final se edhe amerikanët edhe europianët nuk janë kundër një Shqipërie në BE. Por, diferenca është se për të arritur të njëjtin qëllim, disa i mbajnë sytë pak më hapur, për të parë faktorët realë që e pengojnë këtë rrugëtim dhe disa të tjerë i kanë disi më të mbyllur. Dhe kjo është një gjë që vërtetohet lehtë, madje që prej kohës kur paraardhësi i znj Kim pretendonte se Policia e Saimir Tahirit kishte shkruar një histori suksesi në luftën kundër drogës, ndërsa e gjithë Shqipëria qe shndërruar në një plantacion gjigand kanabisi që nuk mbeti media e madhe botërore pa e vënë re. Kjo po që qe një paraqitje e situatës në mënyrë të gabuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 lapsi.al perplasja yuri kim-lapsi.al yuri kim celja e negociatave me be 2020 lapsi.al perplasja yuri kim-lapsi.al yuri kim

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen