"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Opinioni paraprak i ‘Venecias’ për Kodin, Basha: Konfirmim i aktit antikushtetues të ndërmarrë nga Rama. Askush mos të
5 Dhjetor 2020, 17:06Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë, Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Basha është shprehur se opinioni i Venecias është një tjetër konfirmim e aktit anti-kushtetues dhe anti-demokratik të ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 25 prillit. Basha thotë se është dakord me rekomandimin e Komisionit të Venecias që çdokush të kandidojë në vetëm një zonë, dhe jo kryetarët e partive të kenë të drejtë të garojnë ngë 4 zona.
Pjesë nga Intervista:
Nisida Tufa: Kthehemi pas hapësirës publicitare jemi me kryetarin e partisë demokratike zotin Basha. Zoti Basha ndërrojmë temë tani, lamë pandeminë duke bërë shteruese të gjitha pyetjet lidhur me të dhe pozicionin e opozitës flasim pak për raportin paraprak të Venecias i quajti procedurat jashtëzakonisht të nxituara por gjithsesi gjërat mbeten në vend, gjërat janë në vend, cili është reagimi juaj për këtë raport dhe çfarë do të thotë ai në këto kushte ku palët ftohen në dialog përsëri?
Lulzim Basha: Tjetër konfirmim i aktit anti-kushtetues edhe anti-demokratik të ndërmarrë nga Edi Rama në kushtet e ankthit dhe panikut në përballjen e 25 prillit.
Nisida Tufa: Zoti Basha, krerët e partive mund të kandidojnë në katër zona, Venecia bën thirrje që ose ta bëjnë këtë. Ju do ta shfrytëzonit këtë mundësi të kodit?
Lulzim Basha: Unë mendoj se ky është një përcaktim tjetër i një taktike të ankthit dhe të panikut të Edi Ramës dhe vetë Venecia ka thënë që është anti-demokratike. Partia Demokratike dhe unë personalisht qëndrojmë me parimin dhe parimi në këtë rast është që çdokush do të kandidojë vetëm në një zonë.
Nisida Tufa: A do të kandidonit përsëri në të njëjtën zonë si në 2017-ën apo diku tjetër?
Lulzim Basha: Për këtë dhe për çdo çështje tjetër ku vendimmarrja e Partisë Demokratike, si gjithmonë do të jetë e hapur dhe transparente. Do të keni në momentin e duhur përgjigjen.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka ngritur shqetësimin se Shqipë...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sërish për akuzat për numrin e vdekjeve nga koronavirusi.I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të ga...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur sërish ngushëllime për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax Neës”, Kasem Hysenbelliu, për...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sërish në lidhje me situatën e rënduar të krijuar nga pandemia e koronavirusit. I ftuar në emisi...
KUKES- Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, ka rishpërndarë takimin që zhvilloi sot në Shishtavec dhe Novosejë dhe iu kërkon fermerëve të bashkohen më ...
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka përshëndetur drejtimin e OSBE nga Shqipëria. Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se vlerëson ...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me fermerët e fshatrave në Shishtavec dhe Novosej ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Basha tha se ...
Në mënyrë të vazhdueshme Partia Demokratike ka akuzuar mënyrën e tenderimit dhe kostot e blerjes së pajisjeve mjekësore në situatën e krijuar gjatë pandemisë....
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka treguar nëse do të vazhdojë angazhimin e tij edhe po mos të futet në listën e deputetëv...