LIVE UPDATES
Politike

“Rama do çuar në opozitë”/ Biznesmenët shqiptaro-amerikanë: Programi ekonomik i PD-së është shpresëdhënës 

18 Prill 2021, 17:23 Nga DOSJA
“Rama do çuar në opozitë”/ Biznesmenët

TIRANË- Një grup biznesmesnësh shqiptaro-amerikanë kanë firmosur një deklaratë, ku i bëjnë thirrje popullit shqiptarë që në 25 prill të votojnë për ndryshimin. Illyria shkruan se deklarata është firmosur nga 48 figura biznesmenësh në disa fushas shqiptaro-amerikan, në të cilët thuhet se alternativa më shpresëdhënëse për Shqiparinë është Lulzim Basha dhe opozita për shkak të programit të tyre ekonomik. Në deklaratë thuhet se është koha që Rama të shkojë në opozitë pasi qeverisja e tij ka sjellë një thellim të problemeve.

Deklarata:

KOHA PËR NDRYSHIM

Biznesmenë, investues dhe aktivistë shqiptaro-amerikanë i bëjnë thirrje popullit shqiptar të hapë një kapitull të ri historik, për Shqipërinë, me zgjedhjet e 25 prillit

Në 25 prill 2021 shqiptarët në Shqipëri do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar fatin e vendit të tyre për katër vitet e ardhshme.

Si bashkatdhetarë, vëllezër të një gjaku e gjuhe, Shqipëria është në mendjen dhe zemrën tonë dhe i ndjekim me shqetësim zhvillimet në atdhe.

Është bindja jonë se zhvillimet e tetë viteve të fundit kërkojnë një ndryshim të thellë politik në vend.

Komuniteti i biznesmenëve shqiptaro-amerikanë mbetet një potencial i madh investues të cilin Shqipëria deri tani nuk ka ditur ta shfrytëzojë. Shumë prej nesh janë biznesmenë, investues, punojnë apo kanë lidhje me kompani të mëdha investuese amerikane.

Dëshira për të investuar në Shqipëri nuk ka munguar kurrë. Ajo që ka munguar është një klimë miqësore e mikpritëse ndaj investimeve serioze nga jashtë.

Në këto vitet e fundit, gjendja është keqësuar edhe më tej. Mbizotërimi i oligarkëve, mungesa e konkurrencës së ndershme, korrupsioni, zgjatja e duarve të politikës në ekonominë private, mungesa e besimit te institucionet e rendit dhe të drejtësisë, problemet me pronat janë vetëm disa nga faktorët e shumtë që pengojnë një bum investimesh që do të shndërronte katërcipërisht ekonominë shqiptare.

Në vend të kthesës së vonuar, qeverisja e Edi Ramës ka sjellë thellimin edhe më tej të këtyre problemeve.

Ky nuk është thjesht gjykimi ynë, por përfundimi i shumë raporteve institucionale ndërkombëtare për Shqipërinë. Po sjellim vetëm shembullin e Departamentit të Shtetit Amerikan në Raportin e tij për Klimën e Investimeve për vitin 2020, i cili thekson se: “investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes”, për shkak “të problemeve të vazhdueshme në Shqipëri”, si “korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave”, ku “raportimet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.”, sepse “Korrupsioni endemik, zbatimi i pabarabartë i legjislacionit, burokracia e rëndë dhe mungesa e transparencës, të gjitha e pengojnë komunitetin e biznesit”.

Kryeministri Edi Rama ka pasur kohë të mjaftueshme për të ndërmarrë reforma që mund ta ndryshonin këtë realitet. Në vitet e fundit majde ai ka kontrolluar në mënyrë të plotë institucionet e shtetit – me një parliament pa opozitë, me një pushtet lokal 100% në duart e partisë dhe koalicionit të tij, me një promovim masiv të të preferuarve të tij në systemin gjyqësor dhe organet e rendit.

Që prej rrëzimit të komunizmit, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më afër një sistemi monist, ku një parti e e vetme dhe një lider autokrat të ketë pasur kaq shumë pushtet.

Me të gjitha mjetet e shtetit në duart e tij, ku janë arritjet e Edi Ramës?

Ekonomia ka vijuar të lëngojë, varfëria dhe papunësia të rritet, ikja në emigracion i talenteve dhe profesionistëve të rinj është thelluar, ndërsa besimi te e ardhmja e vendit ka rënë.

Historia i ka dhënë Edi Ramës pushtetin maksimal që mund t’i jepej një drejtuesi në demokraci dhe ai nuk ka sjellë ndonjë rezultat frymëzues.

Vota për Partinë Socialiste do të ishte vazhdim i një rruge pakrye nga e cila Shqipëria duhet të dalë sa më parë. Do të ishte nxitje tendencave autokratike, e atyre për ngurtësimin e ekonomisë, për pasurimin e një rrethi gjithnjë e më të ngushtë oligarkësh, vazhdim i sulmit ndaj trashëgimisë kulturore e kombëtare të vendit etj.

Një alternativë shpresëdhënëse duket se vjen nga opozita dhe sidomos nga programi ekonomik i Partisë Demoktratike me kryetar Lulzim Bashën. Që nga taksa e sheshtë, te reformat që rigjallërojnë dhe modernizojnë ekonominë, masat që krijojnë klimën e duhur për biznesin nga brenda dhe jashtë vendit. Ky program sinjalizon një dëshirë dhe vullnet për ndryshim.

Shqipëria është një vend i vogël dhe do të mjaftonte një seri investimesh serioze për ta transformuar shpejt ekonominë e vendit në mënyrë që shqiptarët të jetojnë jo ndryshe nga europianët e tjerë. E vetmja mënyrë që rinia shqiptare ta imagjinojë të ardhmen në vendlindje. Këto, bashkë me rikthimin e besimit te demokracia në vend padyshim do të lehtësonin hyrjen e vonuar në Bashkimin Europian. Do të ishte një sinjal i qartë edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan të biznesit dhe të gjithë investuesit nga jashtë që kanë interes për Shqipërinë.

Në 25 prill, zgjedhja është e qartë. Pas tetë vitesh, në pushtet është koha për ta përcjellë Edi Ramën në opozitë.

Biznesmenë, investues dhe aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan

Nënshkruar nga:

Dr. Hasan Ademaj

Eduard Aliko

Harry Bajraktari

Elmi Berisha

Dr. Beslim Breçani

Isa Brijaj

Ilir Buçpapaj

Leonard Bujaj

Sabit Bytyçi

Dr. Sylejman Çelaj

Ylber Dauti Esq.

Gjokë Deçkaj

Rocky Dedivanaj

Agim Dedndrejaj

Mikel Demaj

Dritan Demiraj

Rustem Gecaj

Xhaferr Gecaj

Gjevalin Gega

Louis (Luigj) Gjelaj

Nick Gjelaj

Zef Gjelaj

Gjergj Gjetaj

Leon Gjoni

Pashko Gjokaj

Astrit Gjonpali

Sejdi Hysenaj

Haxhi Hyseni

Gjergj Ivezaj

Pjetër Jaku

Lin Kombulla

Dr. Rifat Latifi

Ardian Leka

Engjëll Mene

Hasan Metuku Esq.

Halil Mula

Nevruz Nazarko

Erenik Nezaj

Agustin Preldakaj

Anton Raja

Mark Sallaku

Sokol Selmani

Beqir Sina

Albert Spahiu

Albert Spahijaj

Andrew Tonaj

Sami Vejuka

Sammy Zherka

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike biznesmenet thirrje popullit shqiptare te votojne pd dritan demiraj edi rama louis (luigj) gjelaj lulzim basha nick gjelaj pjetër jaku rustem gecaj sejdi hysenaj zgjedhjet 25 prill 2021 biznesmenet thirrje popullit shqiptare te votojne pd dritan demiraj edi rama louis (luigj) gjelaj lulzim basha nick gjelaj pjetër jaku rustem gecaj sejdi hysenaj zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet