“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
Rama do takohet me Blinken, kalon para nga Ambasada, Yuri Kim i jep “porosinë”
9 Shkurt 2022, 11:15Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Ambasada amerikane ka njoftuar zyrtarisht detajet e një takimi me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama, para se ku i fundit të shkojë në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në postimin e bërë në faqen zyrtare të Ambasadës shkruhet se ambasadorja Kim i ka nënvizuar Ramës se duhet të luftohet korrupsioni, që sipas saj barrën më të madhe e ka qeveria. E po ashtu, diskutuan edhe lidhur me formimin e institucioneve demokratike. Ndërkohë referuar ngjarjeve më të fundit, Yuri Kim ka përshendetur kryeministrin Edi Rama në mbështetjen që i ka dhënë Ukraninës në konfliktin me Rusinë.
“Ambasadorja Kim u takua sot me kryeministrin Rama përpara vizitës së tij në Uashington DC. Ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si “bashkë-penëmbajtëse” për Këshillin në çështjet e Ukrainës. Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin. Ata biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë,”-shkruhet në njoftimin e bërë nga Ambasada.
Më 15 shkurt, numri një i maxhorancës, i shoqëruar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, do të udhëtojnë gjithashtu drejt Amerikës për të zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Sot, anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët shkuan vetë në Fier për të inspektuar impiantin e mbetjeve në këtë qytet.Ky inspektim i bërë me kërkesë të ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar sërish tonet me ndërkombëtarët duke lëshuar një mesazh të fortë. Në një konferencë për shtyp, kreu i shtet...
GREQI– Fotot e të arrestuarve të dyshuar për vrasjen e Alkis Kampanos janë bërë publike nga mediat greke. Mediat i cilësojnë si grup huliganësh, mes tyre ...
GREQI– Tashmë është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për shqiptarin Roxhers Demirazi, i cili është shpallur në kërkim si i përfshirë në vrasjen e Alkis...