LIVE UPDATES
Politike

‘Rama ka qenë gjithmonë i vetmuar’, Paloka: LSI pjesë e jona, do të përthith socialistët e zhgënjyer

27 Shkurt 2021, 18:05 Nga DOSJA
‘Rama ka qenë gjithmonë i vetmuar’, Paloka: LSI pjesë

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News-24”, ka folur për koalicionin e madh me 14 parti, por edhe për bashkëpunimin e PD-së me LSI-në. Paloka sqaroi se LSI është pjesë e fronit opozitar dhe bashkë, nëse fitojnë pas 25 prillit, do të jenë në bashkëqeverisjen e vendit.

Po ashtu ai theksoi se ndarja, është bërë për të maskimalizuar votat, pasi LSI, si një forcë e majtë qeverisëse mund të përthithë socialistët e zhgënjyer.

Gjithashtu, numri dy i Partisë Demokratike u ndal dhe tek pandemia e COVID-19 dhe tërmetet tragjike të 2019-ës.

Sipas Palokës qeveria Rama ka dështuar në menaxhimin e këtyre fatkeqësive që kanë rënë mbi Shqipërinë dhe nënvizoi se PD-ja do i kishte bërë gjërat shumë më ndryshe.

 “Ne të gjithë, ti, unë dhe gjithë të tjerët kanë shokë, Rama thotë se s’kam asnjë mik. Tirana dikur ka qenë kaq e vogël, e kemi njohur njëri-tjetrin. Ai justifikohet me vetminë e liderit, ai ka qenë gjithmonë i vetmuar, i ka shfrytëzuar ato që ka mbajtur afër. Rama është i vetëm, ka qenë gjithmonë i vetëm, sot ka ardhur koha të largohet sepse ai mban përgjithësinë për të gjitha. Edhe socialistët me qindra janë zhgënjyer. Mbase kanë pritur gjithçka nga qeveria, ne nuk kemi pritur që Rama të bëj diçka, por ata mbase kanë pritur në aspektin personal. Ka edhe nga ata që e kanë personale, militantë që për 30 vite kanë investuar në PS dhe nuk janë vlerësuar”,- tha Paloka.

Jemi tek buqeta me 14 aleatë. Ndalemi tek LSI-ja, kemi parë listat, emrat, garon e vetme dhe dy qarqe janë ata ku garohen me lista të përbashkëta. Cilat janë marrëdhëniet me LSI-në?

Edi Paloka: Janë marrëdhëniet e dy partnerëve më të mëdhenj në koalicion. PD është e para si forcë dhe e dyta është LSI. Theksohet që është një forcë e majtë. Në ideologji jemi të ndryshëm, pika e parë që na bashkon të gjithëve është që jemi të gjithë përballë të keqes që është Edi Rama, synimi ynë është të largojmë Ramën. Në qeverisje do të jemi bashkë, por edhe në programe, me sa po ndjek LSI-në, jemi detyruar të fusim shumë elementë social, nuk mbajmë një qëndrim të prerë të ideologjisë të djathtë

Sa besim keni tek LSI-PD dhe anasjelltas?

Edi Paloka: Përpara se të merrnim një vendim, kemi bërë studimet tona, analizat dhe na rezulton që kjo është forma më e mirë për të maskimalizuar votat. LSI është një forcë e majtë. Unë i ftoj të gjithë të votojnë PD, por për disa persona është më e lehtë të votojnë të majtët. Ne prandaj garuam veç e veç, sepse LSI në këtë rast përthith socialistët e zhgënjyer. Ne kemi taktikat tona. Rama bëri llogaritë e tij, në mënyrë të njëanshme shkatërroi koalicionet në formatin që ishte. Ne do të marrim jo vetëm mandatin që meritojmë, por ashtu siç bëri Rama që mori më shumë mandate se sa kishte vota, mund të rezultojë për opozitën kjo gjë.

Kjo qeveri ka pasur më tepër punë për të menaxhuar për shkak të COVID-it dhe tërmetit. Në fund të të gjithave, çfarë është bërë mirë që mund të konsiderohet pikë për ata. As sigurimi i vaksinave?

Edi Paloka: Rama na ka mashtruar që nga janari, na tha do të vijnë 10 mijë në janar, 40 mijë në shkurt, po në fakt kemi marrë pallavra. Vijnë vaksina që nuk dihet nga ku, kemi një marrëveshje gati që nuk ua them. Shihni konferencat në aeroport. Është e turpshme që del kryeministri dhe dy ministra dhe rrinë presin ca vaksina që vijnë si ato kutitë e picave. Në vendet e tjera, një infermierie bën katër vaksina në kohë rekord. Çfarë ndodhi tek ne, në stadium kombëtar, një gjysmë vaksine tek ne kalonte në 14 duar, kuptoni ku kemi arritur. Ai ka dështuar në gjithçka, tërmeti është fatkeqësi, fatkeqësia më e madhe është që është menaxhuar në thonjëza nga kjo qeveri.

Çfarë do të bënit ju ndryshe?

Edi Paloka: Qoftë dhe me pandeminë, Lulzim Basha ka dalë disa herë dhe ka thënë ç’duhet bërë. Janë pallate të rrënuara në Durrës, prandaj të ndryshohet kjo qeveri.

Marrë nga BallkanWeb.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion