All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Rama në fushatë zyrtarisht: Kemi rritur ekonominë dhe vendet e punës…s’kemi bërë mrekulli

26 Prill 2019, 16:07 Nga DOSJA
Rama në fushatë zyrtarisht: Kemi rritur ekonominë dhe vendet e
All - Paragraf - 1

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët në kuadër të turit “Bashkia që Duam”.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Rama është treguar “modest” duke u shprehur se raporti i Bankës Botërore thotë se ka ulje të papunësisë por sipas tij puna duhet të vazhdojë.

Ne nuk është se kemi bërë ndonjë mrekulli. Ne nuk është se nuk kemi bërë gabime apo se nuk kemi përgjegjësi për diçka apo diçka tjetër. Ka shumë gjëra që janë bërë, ka shumë të tjera që duhen bërë, ka të tjera që ende nuk kanë nisur, por ama një gjë është e sigurt. Ne jemi të parët dhe të vetmit që kemi ndërtuar një urë komunikimi real me njerëzit. Jemi të parët dhe të vetmit që po bëjmë një përpjekje reale për ta ndarë Shqipërinë përfundimisht nga një histori ku ata që kishin një vend në politikë fitonin edhe kur ishin në opozitë dhe ata që nuk kishin lidhje me opozitën humbisni. Për ta ndarë Shqipërinë nga një periudhë rrëmuje, mungese rregulli, ku gjithçka varej nga “me kë je apo i kujt je apo sa ke” dhe natyrisht që njerëzit sot kanë halle, shkojnë nëpër zyra, ka probleme, edhe këtu në Shkodër. Ne kemi shumë nevojë të bëjmë shumë më tepër për zyrat e shërbimeve sidomos dhe një nga arsyet pse unë i kam kërkuar Valdrinit të vijë këtu është pikërisht kjo. E kam njohur nga puna e jashtëzakonshme që ka bërë më parë, por sidomos në drejtimin e Hipotekës dhe nga transformimi që i ka bërë punëve në Hipotekë pavarësisht se ka akoma shumë gjëra për të bërë në Hipotekë dhe i thashë ti do shkosh atje prefekt dhe do bësh çmos që në radhë të parë, njerëzit në Shkodër, pavarësisht partive, pavarësisht lidhjeve, pavarësisht lekëve, të trajtohen me dinjitet në zyrat e shtetit. Por ama është e sigurt që sot, një qytetar që jeton në qytet apo në fshat, nëse ka një hall, vihet direkt në kontakt me ne, përmes platformës së bashkëqeverisjes. Janë 41.000 njerëz që i kemi kontaktuar drejtpërdrejtë. Qeveria, ministrat dhe janë mijëra e mijëra halle të vogla, por shumë të mëdha për personat që i janë zgjidhur falë kësaj pune. Kush qeveri e ka bërë këtë? Ku shkonin këta njerëz më përpara? Ku shkonin pensionistët që nuk i llogaritej pensioni si duhej dhe me vite e vite të tëra, merrnin pensionin mangët dhe nuk i përfillte njeri për t’i bërë rillogaritjen e pensionit. Janë qindra raste pensionistësh që e kanë zgjidhur problemin e tyre, thjesht dhe vetëm, duke përdorur platformën, pa njohur njeri dhe pa i njohur njeri. Ku shkoni ata, të cilët nuk arrini dot të çanin tek zyrat e ALUIZNI-t, Hipotekës e të tjera. Sot kanë një rrugë. Kanë një zgjidhje. Patjetër që shumë të tjerë kanë të drejtë të ankohen e të thonë nuk po e zgjidh e nuk po e bëj, por e vërteta është që sot ka një rrugë e ka një zgjidhje sepse vullneti ynë është që ta lidhim sa më shumë qeverisjen  me njeriun e zakonshëm e të bëjmë sa më shumë për njeriun e zakonshëm. Ashtu sikundër, në të gjitha drejtimet, ne nuk i dimë të gjitha dhe asnjëherë nuk kemi mbajtur qëndrimin sikur i dimë të gjitha. Kur kemi kuptuar që ka të drejtë dikush apo kanë të drejtë disa kemi thënë ok, këtu e kemi ne gabim, këtu kanë këta të drejtë. I kemi dëgjuar dhe kemi reaguar dhe janë plot raste që e kemi bërë këtë gjë. Që do të thotë që ka një ndryshim shumë të madh. Ashtu sikundër, le të thonë çfarë të duan, patjetër që ka shumë probleme me papunësinë, patjetër që ka shumë probleme që edhe ata që punësohen në shumë raste i kanë rrogat e ulëta. Por nuk e kemi thënë ne, e ka thënë e zeza mbi të bardhë Banka Botërore, që në vitin 2018 Shqipëria ka krijuar më shumë se gjysmën e vendeve të punës që janë krijuar në gjithë rajonin. Nuk e kemi thënë ne, e ka shkruar e zeza mbi të bardhë Banka Botërore që ne kemi patur rritje ekonomike 4.2%, më të lartën në rajon. Po rritja ekonomike, rritja e numrit të vendeve të punës, janë domethënëse por nuk janë të mjaftueshme për t’u ndjerë njerëzit mirë të gjithë e për të thënë po, tani kemi punë, tani kemi ekonomi, tani jemi rehat. Jo, rehat nuk jemi e rehat nuk ka sepse na duhet të vazhdojmë përpara e të bëjmë sa më shumë me mund, me durim, në reformat që kemi nisur sepse në fund të ditës frytet e këtyre reformave do të merren vit pas viti dhe ajo që është më e rëndësishmja, gjenerata tjetër nuk do vuajë siç ka vuajtur gjenerata e atyre që lindën në ’90 dhe ngelën të gjithë rrugëve për shkak se nuk u bënë në kohë punët që duheshin bërë. Unë kam këtu me vete disa persona që janë përfitues të drejtpërdrejtë nga platforma. As i njoh, ata më njohin mua. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne shkoder raporti i bb shkoder zgjedhjet lokale 2019 edi rama rama ne shkoder raporti i bb shkoder zgjedhjet lokale 2019

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet