Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Partia Demorkatike dhe aleatët e saj kanë prezantuar sot platformën e plotë të qeverisë tranzitore, e cila ka 10 detyra kryesore. Sipas opozitës, Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të garantojnë zgjidhjen e problemeve që pamundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Si shkaktari i këtyre problemeve, Edi Rama nuk mund të jetë zgjidhja. Vetëm një qeveri tranzitore, jashtë konfliktit të interesit, me vullnet dhe mbështetje politike, mund të zbatojë detyrat e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Oerd Bylykbashi.
Një nga pikat e qeverisë tranzitore është: Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje. Më tej në një nga pikat e kësaj platforme thuhet duhet ndaluar menjëherë përdorimi i burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje.
“Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve. Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale dhe vënie para ligjit e shkelësve. Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore. Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore”, shtohet në prezantim.
10 DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE
Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.
Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesionevePPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i fallsifikimeve të letërnjoftimeve.
Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për opozitën.
Detajimet për punët e qeverisë tranzitore
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LUFTA KUNDËR SHITBLERJES SË VOTËS
Ashpërsimi i goditjes së krimit të organizuar nga policia. Goditja me tolerancë zero e shitblerjes së votës. Kërkesë ndaj prokurorisë dhe SHISH për të hetuar me prioritet krimin zgjedhor, veçanërisht dosjet 184 dhe 339. Vendosja e institucioneve ligjzbatuese qeveritare (Policia, Drejtoria e Pastrimit të Parave etj) në funksion të goditjes së krimit zgjedhor.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ABUZIMI ME BURIMET SHTETËRORE
Ndalim i menjëhershëm i përdorimit të burimeve materiale dhe financiare me ndikim në zgjedhje. Moratorium i punësimeve deri në datën e zgjedhjeve. Monitorim i rreptë i penalizimeve dhe përfitimeve sociale (ndihma ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, banesat sociale) dhe vënie para ligjit e shkelësve. Ndalim i aktiviteteve promovuese qeveritare në fushatë zgjedhore. Moratorium i akteve qeveritare që krijojnë përfitime në periudhë zgjedhore. (lehtësi fiskale, pronësore, ekonomike).
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE PRESIONI MBI ADMINISTRATËN DHE ZGJEDHËSIT
Ngritja e strukturave për mbikqyrjen, denoncimin, regjistrimin dhe ndjekjen e rasteve të presionit mbi zgjedhësit, sidomos atyre në administratë. Prioritet dhe tolerancë zero në hetimin dhe ndëshkimin e presioneve mbi administratën dhe zgjedhësit. Koordinim institucional me prokurorinë për të hetuar presionin mbi zgjedhësit.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE IDENTIFIKIMI I BESUESHËM I ZGJEDHËSVE
Fuqizim dhe financim i menjëhershëm i infrastrukturës për pajisje me letërnjoftime. Skema subvencionimi të çmimit të letërnjoftimit për personat në nevojë. Monitorim dhe ndëshkim të rasteve penguese për zgjedhësit. Fushatë proaktive ndërgjegjësimi dhe njoftimi. Ngritja e një sistemi për verifikimin e letërnjoftimeve në çdo QV dhe goditja penale e fallsifikimeve.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE LISTAT E ZGJEDHËSVE & SISTEMI I ADRESAVE
Regjistrim derë më derë i shtetasve dhe identifikim i adresës së çdo shtetasi. Integrimi i adresave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Regjistrim i zgjedhësit vetëm në listën e QV që i korrespondon vendbanimit faktik. Përditësim i hartave zgjedhore. Masa për caktimin e adresës së zgjedhësve emigrantë dhe caktimin e QV përkatëse. Hartim i listave të zgjedhësve drejtpërdrejt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE VOTIMI FIKTIV I EMIGRANTËVE
Ngritja e një sistemi kontrolli dhe monitorimi të hyrje-daljeve në kufi dhe në sistemin TIMS. Sigurimi i aksesit të plotë në TIMS për KQZ-në për të hetuar ankesat për votim fiktiv të emigrantëve. Ndjekje penale me tolerancë zero të shkeljeve.
DETYRAT E QEVERISË TRANZITORE ROLI I POLICISË NË ZGJEDHJE
Monitorim institucional i veprimtarisë së policisë në proces zgjedhor. Raportim dhe ndëshkim i shkeljeve. Largim i menjëhershëm i drejtuesve dhe policëve të lidhur me krimin. Prioritet në goditjen e krimeve zgjedhore. Garantim i sigurisë në zgjedhje dhe goditja e bandave. Nxjerrje e akteve ligjore që disiplinojnë rolin e policisë në zgjedhje. Raportim transparent i veprimtarisë së policisë.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë prezantuar sot platformën e saj për qeverinë tranzitore. Ka qenë ish-deputeti Oerb Bylykbashi ai që ka bë...
TIRANË- Sapo zbriti në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Samiti i Berlinit, tema e diskutimit më e fortë e ...
TIRANË- “Burg”, kjo ishte fjala më e përdorur sot nga Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij para deputetëve socialistë. Rama u shpreh se qeveria ka mar...
TIRANË- Pas fjalës që mbajti për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian, ashpërsimin e Kodit Penal, dhe Samitin e Berlinit, Kryeministri Rama ka vij...
Tiranë- Ditën e sotme në orën 18:30 pritet që opozita të zhvillojnë protestën e radhës ku do të bllokohen 12 akset rrugore në vend. Pritet që kjo protestë të zg...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka pranuar sot për herë të parë se negociatat e shumëpritura të Shqipërisë me Bashkimin Europian, mund të shtyhen. Në mbledhjen e ...
TIRANË- Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë në fjalën e tij para Grupit Parlamentar të PS, reagoi për herë të parë dhe për sigurinë ushqimore. Rama u shpre...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar opozitën se në rast se do të tentojë që të bllokojë zgjedhjet e 30 qershorit, atëherë do të përballen me efektin ...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar tha se Samiti i Berlinit nuk ishte për negociatat e Shqipërisë me BE-në. Kryeministri Edi ...
Tiranë- Me një lehtësi të pabërballueshme Edi Rama e ka renditur edhe Ramush Haredinajn mes kazanëve që i shpall të tillë sa herë që gjendet në vështirësi. Ai k...