All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Rama: Për Elez Biberajn kam respekt por është tendencioz!

3 Prill 2021, 16:27 Nga DOSJA
Rama: Për Elez Biberajn kam respekt por është tendencioz!
All - Paragraf - 1

BERAT- Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin ndërkombëtar të ‘Transparency International’ që e cilëson Shqipërinë si vend të kapur nga korrupsioni apo dhe ligjet me porosi.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në ‘Neës24’, Rama tha se nuk do që të anatemoj, por vetëm shpreh keqardhjen e tij, duke i cilësuar ato gjetje si të pavërteta. Ai u ndal edhe tek raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Raportet ndërkombëtare ende e përkufizojnë Shqipërinë si një shtet të kapur nga korrupsioni, me ligje porosi, citoj këtu raportin e ‘Transparency International’: “Shqetësim kryesor mbeten ligjet e bëra me porosi, të cilat lehtësojnë skemat e korrupsionit të nivelit të lartë. Rrjetet klienteliste porosisin ligje për investime të pakërkuara të cilat miratohen me shumicë të thjeshtë në parlament, duke shkelur shumë afate, procedura dhe rregulla të mirëqeverisjes”. Kur do të marrë fund kjo histori? Cili është komenti juaj për këto raporte?

Rama: Ne kemi patur para disa muajsh një rritje të jashtëzakonshme pikërisht nga një raport shumë prestigjioz te kalimit të Shqipërisë në kategorinë e demokracive jo hibride, dhe ka qenë vërtetë shumë, shumë kënaqësi dhe shumë krenari dhe ai raport nuk është se zuri vend në hapësirën e informimit dhe të debatit. Ndërkohë që raporti që ju cituat është një raport skandaloz me të pavërteta shumë flagrante që unë nuk e di se me çfarë lloj kurajoje është vulosur edhe nga “Transparency Internacional” ndërkohë që është bërë në Shqipëri nga disa shqiptarë të cilët janë treguar në rastin më të mirë të pavëmendshëm, në rastin më të keq, të anshëm. Nuk dua t’i anatemoj por dua thjesht të përfitoj nga rasti të shpreh keqardhjen time sepse e kam parë kalimthi por mjaftueshëm dhe jam habitur si mund të shkruhen gjëra aq të pavërteta si për shembull: Aeroporti i Vlorës është bërë pa garë ndërkohë që për Aeroportin e Vlorës gara ka qenë një torturë e vërtetë. Është hapur, është pezulluar për shkak të pandemisë, është rihapur…Ndërkohë që kam lexuar po aty që bëhen disa shtrembërime skandaloze kështu që nuk kam asnjë koment tjetër për të bërë përtej këtyre por di që në Shqipëri nuk bëhen ligje me porosi, nuk ekziston si nocion fare dhe di që ky raport është një fletë-rrufe tipike për partitë politike. Nuk kam asnjë arsye të them që këta njerëz kanë punuar për një parti politike por kam arsye të them që këta njerëz, e përsëris që në rastin më të mirë kanë qenë komplet të pavëmendshëm ndërsa në rastin më të keq kanë qenë totalisht të angazhuar politikisht.

Ndërkohë në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, mosndëshkimi i zyrtarëve, politikanëve mbetet një problem serioz. Pse është ende kaq e vështirë kjo çështje, kur do të shohim të ashtuquajturit “Peshqit e mëdhenj” në rrjete, për të cilët edhe u ngrit reforma në drejtësi?

Rama: Kjo besoj që dihet. Kjo lidhet pikërisht me ecurinë e mëtejshme të reformës në drejtësi dhe lidhet me institucionet e reja të drejtësisë. Unë kam shumë besim që ne jemi në rrugën e duhur. SPAK-u ka filluar të japi shenja domethënëse, kurajo dhe profesionalizmi. Arrestimi asaj “mostrës” së drejtësisë që e kishte bërë një Pazar të madh drejtësinë në atë pellgun ku operonte dhe i gjithë rrjeti i saj. Është shumë domethënës dhe unë kam shumë besim që gjërat janë në rrugën e duhur. Sigurisht që raporti thotë të vërtetën, por nëse deri dje ishte një raport dëshpërues dhe i pashpresë, sot është një e vërtetë therëse por shpresa ka rilindur dhe tani prandaj duhet mandati i tretë që të mos vijnë të tjerët dhe ta rimbysin shpresën.

Drejtori për Euroazinë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj deklaroi se Shqipëria një nga vendet më të korruptuara, ka bërë rrëshqitje prapa në rrugën e demokracisë dhe ka autoritarizëm në rritje. Pse ky imazh për Shqipërinë?

Rama: Nuk është imazhi i Shqipërisë ky, ky është opinion i Elez Biberajt. Për Elez Biberajn kam pasur shumë respekt, por dyshoj shumë se prej disa kohësh Elez Biberaj është bërë palë dhe tendencioz. Është në të drejtën e tij kjo nuk diskutohet. Edhe të jesh palë edhe të jesh tendencioz nuk është mëkat por nuk përfaqëson në këtë rast zërin e të vërtetës përfaqëson vetëm zërin e tij, të vërtetën e tij. Më vjen keq që është e vërteta e Elez Biberajt sepse për mua Elez Biberaj është një hero i fjalës së lirë dhe dua ta kujtoj si të tillë, nuk dua ta ngatërroj Elez Biberajn që unë kam në mëndje me Elez Biberajn që sot unë fatkeqësisht dëgjoj.

Marrë nga BW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama elez biberaj edi rama elez biberaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet