LIVE UPDATES
Politike

“Rama të kërkojë falje”, publikohen debatet e forta në mbledhjen e mbyllur të PS-së në Shkodër: Na turpëruat me Val

20 Gusht 2019, 05:17 Nga DOSJA
“Rama të kërkojë falje”, publikohen debatet e forta

TIRANË- Pak ditë më parë Partia Socialiste në Shkodër zhvilloi një takim me dyer të mbyllura, por u mësua se kjo mbledhje kishte pasur tensione. Ish-kryeminsitri Berisha ka publikuar debatin që sipas tij ka ndodhur në këtë mbledhje, ku anëtarët kanë shprehur pakënaqësi me Ramën për kandidimin e Valdrin Pjetrit.

Sipas mesazhit të një qytetari dërguar tek Berisha bëhet me dije se anëtarësia ka thënë se janë ndjerë të turpëruar me kandidimin e Pjetrit dhe u është kërkuar që të votojnë për kryetare Këshilli një grua që nuk është e njohur për ta.

 Socialsitët e Shkodrës, shkojnë më tej dhe kanë kërkuar nga kryeministri Edi Rama që t’u kërkojë falje për kandidimin e Valdrin Pjetrit si kryebashkiak.

Nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni. Por e njohur KM Valdrinin që na e solli pa pyet? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë. Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë mos të shtojmë turpin…”, thotë një prej pjesëmarrëse në mbledhje.

POSTIMI I PLOTË

Breaking Neës! Tjeter votojne narkokeshilltaret monist te Shkodres, tjeter ju emeron narkopartia ne krye! Lexoni mesazhet e socialisteve dixhitale! sb

Përshëndetje doktor! Si mbështetës i flaktë i të majtës dhe kundërshtar i juaji prej 2 dekadash, nuk e mendoja kurrë se do të të shkruaja për t’u ankuar, por ja që fundërinat komunisto-kriminale me detyruan. Jam një nga antëtarët e Këshillit të Bashkisë Shkodër të konstituuar sot. Prej vitesh kam kontribuar për Partinë Socialiste, përfshirë edhe zgjedhjet moniste të këtij viti. Dje pasdite kishim mbledhjen para konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe disktuam dy alternativa, Luan Hetën dhe Arvit Osjen. Në mes të këtyre dy këshilltarëve ndahej mbështetja e mbi 90% të këshilltarëve për postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak.

Papritur, pa pyetur fare për vullnetin tonë, mbrëmë rreth orës 22:00 vjen urdhëri nga Tirana për të votuar një person anonim të quajtur Brisiela Truma Kadija, ndryshe do përjashtoheshim nga partia. Pra, neve punuam gjoja për Partinë Socialiste, dhe na vjen urdhëri për të votuar një person anonim vetëm se është bija e ish-gjykatësit komunist Luan Truma dhe ka suportin e Tom Doshit që prej 4 vitesh punon kundër Partisë Socialiste.

Pra, në partinë tonë komunisto-kriminale, të kërkohet të punosh për të, por nuk pyetesh për asgjë dhe nuk ke as të drejtë mendimi. Neve punojmë për PS-në dhe postet i merr Tom Doshi që punon për veten e tij, dhe kundër PS-së. – Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Brisiela Kadija, bija e një ish-gjykatësi komunist dhe e preferuar e Tom Doshit.

– Nënkryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Suada Selimaj, edhe kjo i rri para mbrapa Tom Doshit, sepse ky i fundit i ka punësuar në OSHEE, atë dhe 5 pjesëtarë të familjes së saj, a thua OSHEE-ja është kompani private e fisit Selimaj. Suada Selimaj bashkë 2 anëtarë të familjes janë në pozicione drejtuese në OSHEE, për të vetmen meritë se i servilosen Tom Doshit..

Të shkruajta me profil fallco, se faqja juaj përgjohet. Të uroj shëndet!

“Pershendetje Dr. Berisha. Doja me denoncu nje fakt. Te keq te rilindjes. Nje nga drejtuesit e rinj te keshillit bashkiak eshte vendosur Suada Bashkim Selimi. Mbesa e Xhemal Selimit. Kriminelit qe beri shume krime, madje me doren e vet. Keta kane ozurpuar Shume vende pune ne Oshee(mbi 4 vende pune ne kete sektor) gjithe te perlyer ne korrupsion Por thelbi ketij denuncimi eshte Se Edvin Kristaq Rama po rikthen keto pinjoll te ketyre familieve koministe qe Shkodra i largoj me vote dhe me plumba nga pushteti( kujtoj vrasjen e kriminelit Xhemal Selimi ne Mars te 1992)

Tani e Edi Rama po provokon Shkodren perseri me vendosjen e ketyre ne poste Drejtuese dhe cfare eshte me keqja duke vendosur njerez pa moral ne krye te Institucioneve Shpresoj qe Shkodra Te mbledhi vetin dhe mos ta dorezoj nderin e vete ne duart e Luan Harushes me shoke Kete informacion mund ta publikoni”

DEBATI I ZBARDHUR

Senida Mesi: Si e deleguar nga kryeministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, z.Balla, iu përcjell urdhrin e kryeministrit që kandidatja për Kryetare Këshilli të jetë grua. Për këtë, ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga t.Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate do të përjashtohet nga Partia. (zhurmë në sallë)

 

Tereze Brigja: Nuk jemi dele që na vini me këta urdhra. Së pari të vini të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni. Por e njohur KM Valdrinin që na e solli pa pyet? Po ashtu pa na pyet e pa e njohtë po na sjell dhe këtë herë. Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqësojmë mos të shtojmë turpin…

Senida Mesi: Të mirëkuptoj! Nuk heq një presje. Por ky është një urdhër politik. Të tillë do të ndodhin shpesh edhe kur jemi në Këshill Bashkiak.

Blediana Nika: Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jemi aty, po..po. se nuk u morët vesh ju në këta 2.5 vite jemi në këtë gjendje që na katapultojnë njerëz pa na pyet. Unë flas e kam të drejtë të flas se kam sjellë ma shumë vota se secili në këtë sallë dhe mos më drejto gishtin mua kur flet!!

Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë e dimë mirë! Prandaj respekto debatin dhe fol me radhë. Kij respekt.

Terezë Brigja: Ne jemi në demokraci dhe nuk pranojmë të komandohemi kështu. Do të doja shumë të ishte Edi Rama këtu, t’i them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është katandisë PS, Shkodër. Na bëri gropën me atë kandidat, që siç e pamë as në zonë të vet në Rrenc nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin…si merr përsipër me na detyru prapë figurë tjetër… Flas se kam kontribut në vite. Kam derdhë djersë. A dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu deri në majë të Dukagjinit, nëpër një shteg rruge ku kanë vdekë mbi 75 vetë? Nuk e dini se nuk ka të ngjashme në qytet kjo sforco. Nuk kam më besë ndër njerëz me u kërku votë….se jena malsorë e këna besë! Keni bërë gabim fatal dhe tani vini prapë na komandoni. Të zhytur në turp!

Bledina Nika: Senidë, si dhe kush bën vota në Velipojë e dimë ne! Nëse ti i jep vetes të drejtë me diskutu këtë dhe vjen e na vendos Veto këtu, harron peshën e grupimit të partisë dhe të votës. Dhe të kërkoj hallall që të këna ba deputete, se ma ato vota je bërë deputete!

Diana Muriqi: Pse na vendosni gisht për të zgjedhur një femër? Ça lidhje ka? Nuk e thotë ligji. Po qe për ashtu kemi Aurora Dibrën.

Dhurata Tyli: Në mbledhjen e të premtes, Kryetari na dha mesazh që të jemi të bashkuar. Nëse ju propozoni Briselën, na je ta vendosim!

Anton Deda: Një sekondë! Jo, ne duam Arvi Osjen.

Lulash Nika: Jeni deputetë të Qarkut, duhet ju të dakordësoheni më parë. Bënu bashkë dhe dilni me një propozim.

Senida Mesi: Po e kemi dakordësuar me deputetët. Vendosëm Brisela Kadia.

Luan Harusha: Ky është një propozim, vendimet i merrni ju!

Luan Heta: Situata është e paprecednetë. Nuk i vemë faj askujt… Ne kemi humb pa kundërshtuar dhe kjo nuk na falet. Ngjan em një mallkim! Jam plotësisht dakort me Terezën, nuk po kandidoni atë vajzën se e doni ju, por se po na e thonë. Është e pafalshme që ju të bëheni transmetues të fjalës së Ballës. Mënyra si na e thoni është e pafalshme. Të na jepni urdhër dhe në emër të KM dhe T.Ballës!!!

Senida Mesi: Ne kemi urdhër politik për këtë emër. Dhe mos më tregoni mua procedurëne Këshillit Bashkiak.

Bledina Nika: Kjo mënyrë komunikimi e jotja moj Senidë, iu jep rezultatnin që merrni në qytet…

Teuta Zaja: Prezenca e madhe e grave në këtë sallë, na imponon më shuëm qetësi dhe vetëpërmbajtje! Le të tregojmë qytetari! Ndoshta Senida u shpreh gabim. Por me sa e njoh unë figurën e Briselës jam dakord që të jetë një grua, por me qëllim që ta pjekim këtë vendim këtu. Pastaj të diskutojmë nëse duhet Nersada, Aurora, Diana.

 (A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e ps shkoder ps kunder rames sali berisha valdrin pjetri edi rama mbledhja e ps shkoder ps kunder rames sali berisha valdrin pjetri


Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë