LIVE UPDATES
Bota

Raportet Rusi-NATO gjatë qeverisjes 21-vjeçare të Putin, si parashikohet fundi!

15 Dhjetor 2021, 09:11 Nga DOSJA
Raportet Rusi-NATO gjatë qeverisjes 21-vjeçare të Putin, si

RUSI/UKRAINË – Grumbullimi i ushtrisë ruse pranë Ukrainës ka rritur frikën në Kiev dhe Perëndim se Moska mund të ketë plane për pushtimin e Ukrainës. Tensionet mbi Ukrainën shënojnë një përkeqësim të ri të raporteve ndërmjet Rusisë dhe Aleancës Veri-Atlantike (NATO), që më herët ishin aq të mira, saqë presidenti rus, Vladimir Putin kishte përmendur edhe mundësinë e bashkimit të vendit të tij në aleancën ushtarake.

Lufta e Ftohtë dhe kolapsimi i komunizmit

Për dekada me radhë gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e Traktatit të Varshavës në Evropën Qendrore dhe Lindore kishin raporte të tensionuara me NATO-n. Tensionet u ulën në vitet 1980 kur lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev vendosi të reformonte Bashkimin Sovjetik dhe shtyu përpara reformat demokratike në shtetet e bllokut lindor. Gorbachev nuk tentoi që të parandalonte rënien e regjimeve komuniste në mesin e aleatëve. Ai po ashtu u pajtua shpejt për bashkimin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore pas rënies së Murit të Berlinit më 1989. Gjatë bisedimeve për bashkimin e Gjermanisë, Gorbachev mori premtime nga Perëndimi se NATO-ja nuk do të zgjerohen nga lindja, por ai kurrë nuk i dokumentoi këto zotime verbale. I zënë me krizat politike dhe ekonomike që pasuan pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, presidenti i atëhershëm rus, Boris Yeltsin i kushtoi pak vëmendje anëtarësimit në NATO të Polonisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke më 1999. Në të njëjtin vit, fushata ajrore e NATO-s ndaj Serbisë së sotme– një aleate e Rusisë –, që i dha fund luftës në Kosovë, shënoi përçarjen e parë të madhe midis Moskës dhe NATO-s që prej rënies së Bashkimit Sovjetik.

Ardhja në pushtet e Putinit

Pasi Putini mori pushtetin më 2000, ai lëvizi shpejt që të përmirësojë raportet me Perëndimin, madje duke bërë deklarata për anëtarësimin e mundshëm të Rusisë në NATO. Lord George Robertson, që ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në periudhën 1999-2004, së fundmi ka rikujtuar se si Putini e kishte pyetur atë nëse Aleanca do ta ftonte Rusinë dhe se si ai ishte ofenduar kur Robertsoni i ishte përgjigjur se Moska do të duhej të aplikonte për anëtarësim, si çdo shtet tjetër kandidat. Putini më vonë kishte thënë se NATO nuk kishte vullnet që Rusia t’i bashkohej, sepse sipas tij, Perëndimi kishte frikë nga fuqia e Moskës dhe nga qëndrimi i pavarur. Por, përderisa eksploronte idenë e anëtarësimit të mundshëm në NATO, Putini kishte lëvizur drejt krijimit të raporteve më të ngushta politike dhe të sigurisë me Uashingtonin dhe aleatët e tij.

Putini kritikon Perëndimin, por thotë se Rusia është e hapur për dialog

Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Putini ishte lideri i parë i huaj që e telefonoi presidentin e atëhershëm amerikan, George W.Bush për t’i ofruar ndihmë. Ai po ashtu mirëpriti dërgimin e forcave ushtarake amerikane në bazat e vendosura në ish-republikat sovjetike në Azinë Qendrore, teksa SHBA-ja nisi luftën në Afganistan. Një tjetër gjest i vullnetit të mirë ishte kur Putini mbylli bazat e epokës sovjetike në Kubë dhe Vietnam. Edhe pse anëtarësimi i Moskës në NATO nuk u materializua kurrë, Rusia dhe Aleanca Veri-Atlantike më 2002 u pajtuan që të krijojnë një këshill për të koordinuar politikat dhe për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizimit dhe çështje të tjera.

Përkeqësimi i sërishëm i raporteve

Raportet Rusi-NATO filluan të përkeqësohen më 2002, pasi Uashingtoni u tërhoq nga një traktat i kohës së Luftës së Ftohtë, përmes së cilit ndalohej mbrojtja kundër raketave balistike. Këtë lëvizje Moska e pa si një kërcënim potencial për frenimin e ambicieve të saja bërthamore. Lufta e SHBA-së në Irak më 2003 po ashtu u kritikua ashpër ndaj Moska, që çoi në përkeqësimin e mëtejmë të raporteve. Moska u zemërua edhe më shumë kur më 2004, Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe ish-republikat sovjetike, Estonia, Lituania dhe Letonia iu bashkuan NATO-s. Udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev (i dyti nga e majta) shtrëngon duart me nënpresidentin, George Bush, ndërsa presidenti Ronald Reagan qëndron pas tyre para bisedimeve në Nju Jork në dhjetor të vitit 1988.

Zgjerimi i NATO-s: Një histori përplasjesh mes Rusisë dhe Perëndimit

Tensionet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë u rritën edhe më tej më 2004 pas protestave në Ukrainë që çuan në anulimin e fitores në zgjedhjet presidenciale të një kandidati të mbështetur nga Kremlini. Moska i pa ato protesta dhe rrëzimin pak kohë më herët të liderit në Gjeorgji, si ndërhyrje të frymëzuar nga Perëndimi, në shtetet shumë pranë Rusisë. Gjatë një fjalimi në konferencën e sigurisë në Mynih të Gjermanisë më 2007, Putini kritikoi ashpër lëvizjet e SHBA-së në mbarë botën, duke thënë se Uashingtoni “ka kapërcyer kufijtë e tij kombëtarë në çdo mënyrë” dhe e quajti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes “një provokim serioz”.

Lufta Rusi-Gjeorgji

Rusia u ankua kur NATO-ja premtoi anëtarësimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë, gjatë një samiti të mbajtur në Bukuresht të Rumanisë në prill të vitit 2008. Moska e pa këtë si një goditje ndaj interesave të saj jetike të sigurisë. Katër muaj më vonë, Rusia e shpartalloi Gjeorgjinë gjatë një lufte pesëditore që shpërtheu kur shteti i Kaukazit Jugor përdorin forcën teksa tentoi të rimarrë kontrollin mbi provincën e Osetisë Jugore, provincë separatiste e mbështetur nga Moska. Rusia menjëherë njohu Osetinë Jugore dhe provincën tjetër separatiste të Gjeorgjisë, Abkhazinë, si shtete të pavarura dhe forcoi terrenin e saj ushtarak në atë pjesë.

Konflikti në Ukrainë: Masa dhe kundërmasa

Më 2014, presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych, një politikan i afërt me Moskën, u rrëzua nga pushteti përmes protestave masive që shpërthyen pasi ai vendosi që të heqë dorë nga një marrëveshje me Bashkimin Evropian në favor të raporteve më të ngushta me Moskën. Rusia u përgjigj duke aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe duke mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës, në zonën që njihet si Donbas. Konflikti ndërmjet separatistëve dhe forcave qeveritare të Ukrainës tashmë ka hyrë në vitin e tetë. Nga ky konflikt janë vrarë mbi 14,000 persona dhe përpjekjet për zgjidhje diplomatike të tij kanë dështuar. Moska mohon çdo përfshirje në konflikt, duke thënë se rusët që u janë bashkuar separatistëve, e kanë bërë këtë në mënyrë vullnetare. SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione ndaj Moskës dhe NATO-ja ka pezulluar çdo bashkëpunim praktik me Rusinë, duke vendosur forcat e saj afër Rusisë. Kremlini ka thënë se vendosja e forcave të NATO-s dhe stërvitjet ushtarake pranë kufijve të tij paraqesin kërcënim për sigurinë. Fotografi e publikuar nga Shtëpia e Bardhë e takimit përmes video-lidhjes ndërmjet presidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Në takim ishte i pranishëm edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. 7 dhjetor 2021.

Bideni e paralajmëron Rusinë nëse e pushton Ukrainën

Në muajin tetor, Rusia pezulloi misionin e saj në NATO dhe urdhëroi mbylljen e zyrës së Aleancës në Moskë, pasi NATO tërhoqi akreditimin e tetë zyrtarëve rusë në selinë në Bruksel, për shkak të pretendimeve se zyrtarët kishin lidhje me inteligjencën ruse. Tensionet janë rritur edhe më tej gjatë muajit të fundit pas grumbullimit të ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrainën. Putini mohon se ka plane për ta sulmuar Ukrainën, por ka kërkuar zotimin e Perëndimit se NATO nuk do ta pranojë Ukrainën në Aleancë dhe nuk do të dërgojë forca atje – kërkesa këto që Rusia i ka përshkruar si “vija të kuqe”. Gjatë një takimi virtual javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden e paralajmëroi Putinin për “pasoja të rënda” nëse Rusia e pushton Ukrainën, por premtoi se do të zhvillojë konsultime për të adresuar shqetësimet ruse.

Çka qëndron pas tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës?

Besueshmëria e NATO-s varet nga garancitë e saj të përbashkëta të mbrojtjes, që njihen si Neni 5, sipas të cilit, një sulm ndaj një shteti anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s. Besueshmëria e saj po ashtu varet edhe nga angazhimi për të ofruar anëtarësim për çdo vend evropian që mund të kontribuojë në sigurinë në Evropë dhe Amerikë të Veriut. Por, si Ukraina ashtu edhe Gjeorgjia kanë konflikte të pazgjidhura brenda territoreve të tyre dhe anëtarësimi i tyre në Aleancë do të obligonte të 30 shtetet anëtare t’i mbronin ushtarakisht këto dy shtete. Rusia dëshiron që Perëndimi të bëjë zotime ligjore se nuk do të dërgojë forca dhe armë në Ukrainë, dhe javën e kaluar Ministria e Jashtme ruse kërkoi që NATO të heqë dorë nga premtimi i dhënë më 2008 për anëtarësimin e Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Putin kërkon bisedime të “menjëhershme” me SHBA-në dhe NATO-n

Putini kundërshtoi këtë qëndrim të NATO-s duke thënë se përderisa Ukraina është e lirë që të vendosë për marrëveshjet e saj të sigurisë, ato nuk duhet ta kërcënojnë Rusinë. “Sigurisht, çdo vend ka të drejtë të zgjedhë për mënyrën më të pranueshme për të garantuar sigurinë e tij, por kjo duhet të bëhet në atë mënyrë që të mos cenojë interesat dhe të minojë sigurinë e shteteve të tjera, në këtë rast të Rusisë”, tha Putin. “Siguria duhet të jetë globale dhe të mbulojë të gjithë njësojë”, shtoi presidenti rus, Putin. (REL)

Marrë nga Associated Press

(E.H/Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota rusi-ukraine vladimir putin rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet