Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Raporti i DASH, ambasada amerikane: T’i japim fund pandëshkueshmërisë për zyrtarët
13 Prill 2022, 09:28Nga DOSJA
TIRANË– Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas raportit të DASH, ku thuhet se Shqipëria vuan problemet me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë. Me anë të një postimi të bërë në Twitter, ambasada thotë se SHBA është e përkushtuar që të vendosë demokracinë dhe të zbatohen të drejtat e njeriut. Më tej, ambasada shton se ata mbështesin reformën në drejtësi për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar.
REAGIMI I AMBASADËS:
SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme. Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriut. Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni. SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.
Raporti i fundit i DASH thotë se çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin “problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdobte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ditën e sotme në fshatin Vidhisht të Roskovesit po zhvillohen dy ceremoni mortore. Xhevahir Hoxha dhe Merushe Hazizin po prehen sot në banesë...
POGRADEC- Qytetari M.T., 49 vjeç, banues në Stamboll, Turqi është arrestuar në kufirin e Qafë Thanës, Pogradec pasi kishte sjell 4 emigrantë të paligjsh...
TIRANË– Elton Hajnaj, autori i dyshuar i vrasjes së Taulant Beqiraj është dënuar me 21 vite burg. Trupi gjykues i përbërë nga Enkel Peza dhe anëtarë ...
TIRANË– Report Tv ka siguruar foton e mjetit që dyshohet se është përdorur nga atentatorët e Nazim Bandulës. Pamjet janë kapur nga një kamera sigurie...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e djeshme në Tiranë. Një grua e moshuar është sulmuar nga dy qenë të racës “Pit Bull” e për pasojë është...