LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti i KE analizon rënien e Ballkanit, në Shqipëri u prekën më shumë të rinjtë, borxhi kërceu në 81.5% të PBB-së

28 Tetor 2020, 08:13 Nga DOSJA
Raporti i KE analizon rënien e Ballkanit, në Shqipëri u

TIRANE– Shpërthimi i COVID-19 dhe masat për të kontrolluar përhapjen e tij kanë ndikuar rëndë në ecurinë ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2020 në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, për tremujorin e tretë.

Mali i Zi regjistroi rënien më të fortë të prodhimit. PBB-ja u zhyt me 20.2% në terma vjetorë e nxitur nga një kolaps i eksporteve (përkatësisht turizmit), si dhe nga rënia e konsumit të familjeve dhe formimi i kapitalit fiks bruto.

Gjithashtu, Maqedonia e Veriut regjistroi një rënie dyshifrore të PBB-së reale me 12.7 % me bazë vjetore, pas pothuajse stanjacionit në janar-mars, për shkak të tkurrjes së konsumit privat, investimeve dhe eksporteve.

Në Shqipëri, recesioni u thellua në një tkurrje ekonomike prej 10.2% pas një rënie vjetore të prodhimit me 2.3% në terma vjetorë në tremujorin e parë, kryesisht e ndikuar nga një rënie e madhe e eksporteve si dhe një tkurrje e investimeve, konsumit privat dhe publik.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, PBB ra me 9.3% krahasuar me një vit më parë për shkak të kontraktimit të konsumit privat, investimeve dhe eksporteve. Në mënyrë të ngjashme, prodhimi ekonomik i Kosovës u tkurr me 9.3% në terma vjetorë si pasojë e reduktimit të eksporteve të shërbimeve dhe investimeve ndërsa konsumi privat dhe publik regjistruan rritje pozitive vjetore.

Në Serbi, humbja vjetore e prodhimit në tremujorin e dytë ishte më e butë krahasuar me kolegët e saj në rajon. PBB reale ra me 6.4% në terma vjetorë nga rritja akoma e fortë prej 5.1% në tremujorin e parë. Shkaktarët kryesorë të kësaj tkurrje ishin konsumi privat dhe formimi i kapitalit fiks bruto, të cilat u zbutën pjesërisht nga zgjerimi i konsumit qeveritar dhe një kontribut paksa pozitiv i tregtisë së jashtme.

Në përgjithësi, në tremujorin e dytë të vitit 2020, PBB-ja reale e rajonit të Ballkanit Perëndimor u tkurr me 9.1% në terma vjetorë.

Për Shqipërinë, raporti analizon se recesioni përkeqësoi tregun e punës në tremujorin e dytë, teksa punësimi u tkurr me 3.9% me bazë vjetore, duke reflektuar humbjen e 34 mijë vendeve pune.

Shkalla e papunësisë (15-64 vjet) u rrit me 0.6 pikë përqindjeje me bazë vjetore në 12.5%, i njëjti nivel si në fillim të vitit 2019. Goditja më e keqe ishte tek të rinjtë, grupmosha 15 deri në 29 vjeç për të cilët shkalla e papunësisë u rrit 1.4 pp në 21.4% . Pavarësisht rritjes së dobët prej 0.4% të pagave publike dhe një rënie të mprehtë të të gjithë indekseve të pagave përveç ndërtimit, pagat mesatare nominale regjistruan 1.7% rritje tremujore në TM2 dhe 2.9% rritje vjetore.

Ashtu si në tremujorin e parë, prodhimi ekonomik u tkurr në të gjithë sektorët në të dytin, përveç aktiviteteve të pasurive të patundshme dhe bujqësisë, kjo e fundit regjistroi në dy tremujorët e parë të vitit 2020 normat më të larta të rritjes së tre viteve të fundit.

Shërbimet, të cilat përbëjnë rreth 50% të PBB-së, e pësuan më së shumti, të udhëhequra nga një rënie e prodhimit prej 27% në kategoritë e tregtisë, transportit dhe shërbimeve të mikpritjes. Prodhimi industrial ra gjithashtu, me 13.1%, i udhëhequr nga rënia e përpunimit (-19.1% me bazë vjetore).

Sipas raportit, për shkak të rënies së të ardhurave dhe rritjes së shpenzimeve, borxhi publik në vend kërceu nga 66.3% në fund të 2019-s, në një nivel të vlerësuar prej 81.5% në tremujorin e dytë. Ky nivel është më i lartë sesa ai i deklaruar nga financat, që në fund të 6 mujorit e vlerësuan borxhin në 80% të PBB-së.

Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi raporti i ke renia e ballkanit raporti i ke renia e ballkanit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet